Në Shkup niveli i ajrit të ndotur është i përmasave më të mëdha, më posht e keni listën se në cilin qytet është ajri më i ndotur. Sipas matjeve të fundit të Ministrisë për ambientin jetësor: Rektorat – 137 PM10 Qendër – 177 PM10 Lisiçe – 209 PM10 Karposh – 149 PM10 Milladinovc – 157 PM10 Tetovë – 147 PM10 Kavadar – 170 PM10 Kumanovë – 195 PM10 Ajri më i pastër është në Lazaro Pole me 2 PM10 dhe Gazi Babë 78 PM10. Këtu mund ta shihni nivelin e ndotjes së ajrit për çdo qytet
Author: Rilinda
Nëntëqind e tetëmbëdhjetë konteste të shfrytëzuesve të shërbimeve telekomunikuese ka zgjidhur Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) në periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar. Ankesat e përgjithshme janë për shumën e faturave dhe cilësinë e shërbimeve. Të dhënat e sektorit për mbrojtjen e të drejtave të shfrytëzuesve e AKE-së tregojnë se më shumë konteste, 20,2 për qind kanë të bëjnë për bisedat në telefoninë celulare, pas çka vijojnë 18,1 për qind për internet celular, 6,4 për qind për DVB-T, 5,5 për qind për biseda në roaming, 5,3 për qind për televizione kabllovike, 4,6 për qind IPTV. Për…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmes një kumtese zotohen se do të ndërtojnë një Qendër të re klinike universitare në Shkup. Nga aty premtojnë se do ta kryejnë këtë obligim. “Mbaroi koha e gënjeshtrave. Në mesin e gënjeshtrave ishte se deri më 2 janar të vitit 2017 Shkupi do të bëhet me Qendër të re klinike. Sot është 2 jannar 2017. Në Shkup Qendër klinike të re nuk ka. Maqedonia meriton shëndetësi kualitative. Po vjen jeta. Nga viti 2017 fillojmë jetën që do ta krijojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e partisë”
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka vizituar nënën e cila lindi fëmiun e parë për vitin 2017 në Tetovë, kryetarja Arifi në emër të komunës së Tetovës i ndau 40 mijë denarë një çmim tradicional nga komuna. “Këtë vit të ri fëmiu i parë i cili lindi në Spitalin Klinik të Tetovës ishte vogëlushi Marko. Komuna e Tetovës edhe këtë vit për nënën e fëmiut të parë që lind pas ndrimit të motmoteve, ndau mjete financiare në vlerë prej 40.000 denarëve. Djaloshit të vogël i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur pa brenga, dhe njëherit falemnderoj…
Televizioni 21 ka vizituar kampin e refugjatëve në momentin e ndërrimit të moteve. Nura Ajshe për këtë vit ka një dëshirë: të bashkohet me familjen e saj në Alepo të Sirisë. Ajo tash e 10 muaj është banore e kampit të improvizuar në Tabanoc. ‘’Jo nuk e festoj vitin e ri, por kam një dëshirë të kthehem në vendlindje. Unë vij nga Alepoja e Sirisë. Në kamp i kemi të gjitha kushtet dhe jemi shumë të kënaqur’’, tha ajo. Koordinatori i kampit në Tabanoc, Goran Stojanovski theksoi se me rastin e ndërrimit të moteve, kanë organizuar një ngjarje kulturore dhe…
“Edhe një akt terroristë në Stamboll, që e bënë më të dukshme egërsinë e shekullt që e jetojmë, shekull i përshtatshëm për ‘bishat’ me fytyra njeriu, që vdekjen e tjerëve e duan më shumë se sa jetën e tyre! Dhe jo se të tillë nuk ka pasur edhe në të shkuarën, por mbase kurrë nuk ka ndodhur si sot, kur fare nuk shihet kufiri që e ndanë ‘pyllin’ ku jetojnë ‘bishat’ që e mbjellin vdekjen, nga ‘kopshtet’ ku shëtisin mbrojtësit e mirësisë së kësaj bote! Andaj mos pyetni nga dhe pse kjo përgjakje ndërnjerëzore, ngaqë ajo mbiu edhe nga fara…
Drejtësia dhe shteti i së drejtës. Edhe këtë vit, këto terme ishin fjalët më shpesh të përdorura në paraqitjet e politikanëve vendorë dhe organizmave ndërkombëtarë, drejt të cilave po synon Maqedonia. Por, a mbetën këtë këto terme, vetëm fjalë para syve të qytetarëve të rëndomtë? Për avancimin apo ngecjen e shtetit të së drejtës në vitin 2016-të, pyetëm edhe ish gjykatësen në Strasburg, Margarita Nikollovska. Ajo thotë se sërish janë përsëritur kritikat në raportin e BE-së për Maqedoninë.“Kur asim për gjyqësorin, të gjithë tashmë e kanë të qartë… mjaftonin vetëm komentet për standardet e dyshta në përcaktimin e masave të…
Presidenti Gjorge Ivanov, duket ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin e formimit të qeverisë së re, tha se duhet të respektohen afatet të cilat i sheh Kushtetuta. “Unë si president jam i lidhur me Kushtetutën, pas konstituimit të Kuvendit, në afat prej 10 ditësh duhet ta jam mandatin për, pastaj mandatari ka 20 ditë që të formojë Qeverinë e cila duhet të fitojë shumicën në Parlament”, tha Ivanov sot pas vizitës së pjesëtarëve të ARM-së në depon ushtarake “Erebino”. Presidenti, pjesëtarëve të ARM-së të cilët kanë qenë të angazhuar në festat e fundvitit, ua uroi Vitin e…
Viti 2017 në aspektin politik në Maqedoni, do të jetë po aq i tensionuar sa edhe viti që lëmë pas. Analisti Nikolla Dujovski vlerëson se zgjedhjet e 11 dhjetorit, ishin një hap drejt demokratizim të vendit pas krizës së thellë dhe aktualisht sikur kemi një situatë më të qetë duke përfshirë këtu edhe durimin që tregojnë ndërkombëtarët për zhvillimet në vend, por sipas tij, ka shumë gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Edhe Sefer Tahiri për Alsat-M, vlerëson se pas një sërë protestash dhe negociatash zgjedhjet ishin përfundimi logjik i përpjekjes për të çrrënjosur autoritarizmin nga sistemi.…
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, ka shprehur ngushëllime deri tek kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim, pas ngjarjes së aktit terrorist në një diskotekë në Stamboll, ku 39 persona humbën jetën. “Lajmi për aktin terrorist, i cili ndodhi në Stamboll më ka shqetësuar thellë. Duke e dënuar këtë akt, ju lutemi pranoni ngushëllimet dhe përcillni tek familjarët. Qytetarët e Maqedonisë janë me popullin e Turqisë”, thekson Dimitriev. Ai gjthashtu tha se, Maqedonia dhe Turqia së bashku me bashkësinë ndëkombëtare janë së bashku kundër luftës së terrorizmit, i cili paraqet kërcënim global për njerëzimin dhe që…
Pa marrë parasysh nëse do të arrijë të krijojë shumicë prej 61 deputetëve, ose jo, Nikolla Gruevski do të jetë mandatar për formimin e Qeverisë, merr vesh gazeta Lajm nga burime partiake. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i VMRODPMNE-së, Ivo Kotevski. “VMRO fitoi në këto zgjedhje dhe e ka legjitimitetin dhe përkrahjen e plotë të popullit për të themeluar qeverinë. VMRO-DPMNE ka obligim që të bëjë gjithçka që ta plotësojë vullnetin e shumicës së popullit. Mandatar i VMRO-DPMNE-së për të formuar qeverinë ende është Nikolla Gruevski. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Ai ishte bartës i të gjitha aktiviteteve…
Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2017 do të rritet për 2,3 për qind dhe konsumi i energjisë elektrike do të varet nga funksionimi i kapaciteteve industriale që përbëjnë 20 për qind të konsumit të përgjithshëm. Këtë vit trafiku do të jetë konsumatori më i madh i energjisë, ndërsa në konsumin total pjesëmarrje më të madhe prej 50 për qind do të kenë derivatet e naftës, energjia elektrike do të marrë pjesë me 27 ndërsa thëngjilli me 6 për qind parasheh Propozim bilanci i energjisë për vitin 2017. Bilanci energjetik është një dokument që përmban konsumin e përgjithshëm të…