Shumë familje të Hasanbegu natën e Vitit të Ri e kanë pritur pa kulme mbi kokë, mos pasja e kushteve elementare për jetë ka bërë që kjo festë në këtë pjesë të Shkupit të jetë e zbehët, madje të mos ndjehet fare. Viti që lëmë pas për banorët e Hasanbegut të prekur nga vërshimet ka qenë një vit i vështirë dhe dëshirojnë që të mos përsëritet asnjëherë. Ndërkohë për 2017 dëshira e tyre më e madhe është që të arrijnë shtëpitë e tyre ti kthejnë në gjendje të banueshme.
“Jemi duke qëndruar tek motra, siç po e shihini shtëpia u shkatërrua nga vërshimet, i kemi kushtet e vështira, atje jemi si mysarë. Të gjithë janë duke festuar ndërsa ne jemi të detyruar që të punojmë pasi që ashtu e do nevoja”, tha Abdulla Hasani, banor i Hasanbegut. Situatë e ngjashme dhe e vështirë mbretëron edhe tek familja Halimi.
“Siç e shihini edhe vetë, shumë të holla duhen, unë vetëm me një pension jam ndërsa djalin e kamë të papunë. Nuk kemi festuar, ka pasur 23 viktima nga vërshimet, ishim të rrezikuar edhe ne për çfarë të festojmë, si të festojmë nuk mundemi është turp të festojmë ne”, u shpreh Nazlie Halimi, banore e Hasanbegut.
Rreth 100 persona shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga vërshimet, ndërrimin e motmoteve e kanë kaluar në konviktin “ Tome Stefanovski- Seniç”
/Senat Zylbehari
Data 22.08.2026
Aktuale
- Po kthehej prej pune kur u përplas për vdekje nga makina/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi
- Gjithçka ndodhi në vetëm 6 minuta! Vrasja e turistit portugez, kamerat e sigurisë filmuan ngjarjen! Çfarë ndodhi te “Principotes”, në Ksamil
- Iute ankohet se publikimi i skandaleve nga media mund t’i largojë klientët
- Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”
- Nuk përmbahet Egli Tako, shfaqet ‘hot’ e veshur krejt zi
- Dikur kërkonte largimin e qeverisë së Berishës, sot refuzon dorëheqjen – Metamorfoza e Ramës nga opozita në pushtet (VIDEO)
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani


