Është i papërshtatshëm komenti i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, të dhënë për mediat greke, Pajtohem me të se historia nuk është burg. Por, historia, gjegjësisht historia e rrejshme, është burg i cili qeveritë e fundit greke i ka bërë për vete dhe për popullin grek, deklaroi Robin O Nill, ndërmjetësuesi i parë në kontestin Greqi-Maqedoni në intervistën e Vitit të Ri për programin “Zëri i popullit”. “Koxias thotë se nuk bëhet fjalë për irredentizëm nga pala greke dhe unë i besoj, por ai duhet të dijë mirë në mënyrë të barabartë, se nuk ekziston irredentizëm as nga ana…
Author: Rilinda
Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë se pajtohet me pozitën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë që mos dëmtohet miqësia në mes të Serbisë dhe Maqedonisë. Ai tha se është thellësisht i bindur për nevojën e marrëdhënieve miqësore me Maqedoninë, por se nuk të mund shtiret sikur nuk e sheh se Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, ndërkohë që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton TetovaSot. “A duhet t’ua kujtoj kolegëve në Shkup, si…
Gazeta maqedonase “Dnevnik” duke u bazuar në burimet e saj njofton se nuk do të ketë takim mes liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, për vulosjen e platformës së përbashkët për të cilën ranë dakord në takimin në Tiranë. “Dnevnik” gjithashtu njofton se në vend të platformës së përbashkët të partive shqiptare, për të filluar bisedimet për formimin e Qeverisë me partitë maqedonase, ata do të nënshkruajnë një dokument zyrtar për të filluar bisedimet për platformë të përbashkët. Sipas “Dnevnik” edhe përkundër paralajmërimeve nga ana e BDI-së se do të ketë edhe një takim në të cilin do të marrin…
Mandati i deputetit me vete mbart të drejta dhe obligime. Një nga obligimet e 120 deputetëve të rinj, por edhe deputetëve të cilëve u përfundoi mandati deri më 30 janar, është të parashtrojnë listë anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Ligjit për Kuvendin deputeti është i detyruar brenda një afati prej 30 ditësh nga verifikimi i mandatit të plotësojë listë anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në…
Mbrëmjen e së martës, qindra emigrantë pakistanezë, afganë, irakianë dhe nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme janë përleshur në Athinë. Përleshja filloi në rrugën “Aharnon” dhe zgjati gati një orë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se dhuna ishte ekstreme dhe të gjithë qëllonin kundër të gjithëve me gurë, shkopinj dhe sende të forta. Policia mbërriti menjëherë në zonë, por mundi të bëjë vetëm disa ndalime, ndërsa shërbimi i urgjencës deklaroi se një numër emigrantësh të përfshirë në incidente u dërguan në spital me plagë të lehta. Në zonë u dislokuan forca policie për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Diplomati dhe profesori universitar Gjorgji Spasov përmes një postimi në facebook ka shkruar se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka luajtur mendsh. “Gruevski ka luajt. Më në fund. Kjo lloj paranoje seriozisht është e rrezikshme për shtetin. Ai ende jeton me bindjen se gjithçka që po ndodhë është për shkak asaj se njerëzit nuk e dijnë se ai sa është i mire dhe se sa konkurrentët e tij janë të këqij. Shihet qartë se sëmundja e tij është e pashërueshme dhe alergjike”, ka shkruar profesori Spasov.
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me paraqitjen e borës. Temperatura do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë. Temperatura e mëngjesit do të ulet prej -5 deri në 0 gradë C, kurse gjatë ditës prej 3 deri në 10 gradë C. Në Shkup, moti i ngjashëm me temperaturë deri katër gradë Celsius
Në “mega intervistën” për versionin elektronik të javores “Republika” lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndanë një hapësirë të madhe për llogaritë me “ Xhorxh Soros dhe milionat që ka derdhur në Maqedoni” dhe me “gazetarët e korruptuar, përfaqësues të medieve, profesorë, intelektualë, analistë, aktivistë”, të udhëhequr nga protestues profesional, transmeton Meta.mk. “ Po të mos ishte Soros dhe i tërë rrjeti i OJQ-ve, medieve, politikanëve brenda dhe jashtë që i paguan, ndikimi tek shtetet më të fuqishme në botë edhe atë ndikim vendimtar kur bëhet fjalë për shtete më të vogla siç është i joni, nuk do të ishte aq…
Ndaj pjesëmarrësve në protestat e organizuara nga Revolucioni i Larmë janë dorëzuar rreth 5 mijë padi penale, thotë avokati Xvonko Davidoviq. Sipas tij, dënimet për personat që kanë marrë padi penale nga ana e MPB-së janë nga 500 euro. Avokati mbrojtës i aktivistëve të “Revolucionit Laraman” thotë se MPB në protestat pas zgjedhjeve të organizuara para KSHZ nuk ngriti asnjë kallëzim penal, edhe pse sipas tij, pati ndezje të zjarrit, dëme dhe sjellje e pahijshme e protestuesve. Protestat e “Revolucionit Laraman” filluan nga prilli i vitit të kaluar, ku protestuesit hedhnin ngjyrë ndaj institucioneve qeveritare. Motoja e protestave të tyre…
Për sa i përket vendosjes së kuadrit të BDI-së në krye të MPB-së analisti Azbi Nuredini në emisionin “InBox Debativ” të LajmTv thotë se është tragjedi e vërtet të shpresosh se do ndodhë ndonjë gjë në të mirë të shqiptarëve vetëm se Agim Nuhiu është bërë ministër i policisë, dhe thotë se ky ishte po ky Agim Nuhiu i cili përderisa ishte zëvendës po në këtë dikaster nuk mundi të zbuloi 18 muaj se kush i maltreton të burgosurit e Kumanovës. “Është tragjedi të mendohet se ke një ministër të policisë i cili deri dje ka qenë zëvendësministër dhe për…
Në preiudhën 2006-2008 qeveria e Maqedonisë ka ndarë mbi 1 milion euro për mbrojtjen e Johan Tarçullovskit, kurse kryetari aktuar i LR PDSH-së, Zijadin Sela në atë kohë ka mbajtur post drejtori në Entin pqr Shëndetësi publike, i emëruar nga qeveria për të cilën thuhej se është formuar pa respektuar vullnetin e shqiptarëve. Sela sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje nga shqiptarët e lubotenit që ka qenë pjesë e qeverisë e cila ka financuar mbrojtjen e Lube Boshkovskit dhe Tarçullovskit. në vazhdim ju sjellim hulumtimin e realizuar nga rrjeti prestigjioz për gazetari investiguese, BIRN. https://lajmpress.com/mendoni-mire-para-se-ta-pranoni-ahmetin-ne-konak-per-mbrojtjen-e-tarcullovskit-qeveria-ka-shpenzuar-9-milione-euro/
Analistët politik thonë se formimi i Qeverisë së ardhshme do të kalojë nëpër një proces jo dhe aq të lehtë të negociatave mes partive. Ata janë të ndarë për koalicionet që do të qeverisin vendit, por janë të njëzërit se një koalicion VMRO-DPMNE dhe BDI nuk do të nxirrte vendin nga kriza. Sipas Agim Jonuzit, zgjidhja më e mirë dhe më e kapshme është një “Qeveri e Shpëtimit” me një koalicion të gjerë të partive ose Qeveri ekspertësh. “Nuk ekziston qeveri politike e cila në këtë moment mund të jetë funksionale dhe pa pasoja. Shumë më e sigurt dhe më…