Author: Rilinda

“Ndonjëherë madje edhe nuk dëgjuam se çfarë gënjeshtra dhe intriga na bëjnë mes elektoratit shqiptar jo vetëm mediat e financuara nga Soros, por shpesh herë edhe disa politikanë shqiptarë të cilët paaftësinë e tij dhe mosplotësimin e premtimeve përpara elektoratit shqiptar gjithmonë e gjuajnë në konton e VMRO-DPMNE-së, duke shpjeguar se VMRO-DPMNE si partneri më i madh në Qeveri e ka penguar atë dhe atë”, përgjigjet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në pyetjen “a mendoni se edhe ju keni faj që gjatë kohë keni lejuar që të përhapet mendimi se jeni nacionalist”, në pjesën e katërt të intervistën për “Republika“,…

Lexo më Shumë

“Për bisedimet do të presim që të mbarojnë të gjitha procedurat. Qytetarët deklaruan për ndryshime. Për atë disa herë e kam përsëritur se vullneti i shumicës së qytetarëve patjetër duhet të transformohet në vendoset në institucionet. Personalisht shoh se ekziston vetëdije për këtë dhe shpresoj se së shpejti është koha që Maqedonia të fitojë Qeveri të përgjegjshme të qytetarëve të Maqedonisë”, kështu përgjigjet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në pyetjen “a prisni që të merrni mandat për formimin e qeverisë dhe a i keni filluar bisedimet”, për gazetën serbe “Kurir”. ”Erdhi koha kur institucionet duhet të bëjnë punën e tyre,…

Lexo më Shumë

Hapësirat e reja spitalore kanë nisur të ndërtohen para më shumë se dy dekadave, por prej vitit 1989-90 kjo nismë asnjëherë nuk arriti të përfundohet. Projekti u miratua nga Qeveria e RM-së dhe u ndanë mjete në vlerë prej 3.7 milion euro duke viti 2014 si afati i fundit për përfundimin e punimeve. Deri në këtë vit, objekti nuk u ndërtua. Projekti u premtua dhe nga BDI, kësaj radhe duke përcaktuar vitin 2015 për përfundimin e punimeve, mirëpo as kjo nuk u bë realitet. Edhe pse afati i përcaktuar në Platformë ka skaduar, së fundi si afat për finalizim të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me shtresa dëbore nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve të “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa një pjesë e akseve janë pjesërisht ose tërësisht të mbyllura. Ndalesa nga ora 04:45 ka në autostradën Veles-Shkup nga stacioni pagesor “Otovica” deri në Kullë ku ka të bllokuar më shumë automjete. Komunikacioni është në ndërprerje në aksin rajonal Tetovë – Jashincë tek fshati Jazhincë për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të sëborës. Nga ora 6 në ndërprerje është komunikacioni në rrugën magjistrale A-3 Shtip-Koçan më saktësisht…

Lexo më Shumë

Në shenjë revolte, për arrestimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shqiptarët e Maqedonisë kanë paralajmëruar protesta para Ambasadës së Francës në Maqedoni. Protesta do të mbahet, sot, ora 14 para Ambasadës së Francës në Shkup. Organizimi po bëhet nga qytetar, të cilët po organizohen nëpërmes rrjeteve sociale.

Lexo më Shumë

Deri më 21 janar pritet që Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë konferencë ndërkombëtare për atë se deri ku ka arritur realizimi i dokumentit. Kështu të paktën do të duhej të ishte, nëse lexohet dokumentacioni nga tenderi për analizë të marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 90 mijë euro, që Sekretariati ia ndau një kompanie nga Tetova. Më hollësisht, për mjetet e shpenzuara nga buxheti, shoqata për prodhimtari, transport, tregti dhe shërbime TDS – KIOSKI, eksport import, ka afat deri më 21 janar që t’i bëjë këto shërbime: Dokumentacioni i tenderit Analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Ski qendrat si ajo e Kodrës së Diellit, Mavrovës, Pelisterit apo Krushevës, në bazë të këtyre dispozitave të reja medoemos duhen krijojnë shërbime të sigurimit, të formojnë sistem të kontaktit mes skiatorëve dhe qendrës, vendosja e rregullave për shfrytëzimin e ashensorëve për skijim e kështu me radhë. Në shtigjet e skijimit që nuk janë të siguruara, për rreziqet eventuale përgjigjen personalisht skiatorët. Ky rregull është paraparë me ndryshimet e reja të Ligjit për skijim, ku mes tjerash thuhet se qendrat e skijimit në shtigjet e pa siguruara mund t’ju ofrojnë skiatorëve informacione të zakonta, siç janë koha, intensiteti i të…

Lexo më Shumë

Buzmin mbrëmë e ka festuar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi i cili ka qëndruar me banorët e Gjevgjelisë. “Sot unë iu bashkova me qytetarët e Gjevgjelisë. Së bashku për të kaluar natën, jashtë, përveç zjarreve në prag të Krishtlindjeve, e cila është një traditë shumë e vjetër në këtë rajon. Ne vazhdojmë së bashku! Për shumë mot! “. Këtë e ka shkruar në profilin e tij lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi dhe i cili poashtu ka shpërndarë edhe fotografitë.

Lexo më Shumë

deja për ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen “Vizbeg” të Shkupit, përveç se ka shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit arsimor të qindra nxënësve të kësaj lagje, ka zbehur mundësitë për zgjerimi eventual të shkollës “26 korriku” në lagjen e Shutkës, shkruan gazeta Koha. Kjo shkollë, e cila graviton në komunën që ka të njëjtin emër me lagjen në të cilën ndodhet shkolla, është tani e shumë vite zgjidhje për pjesën dërmuese të nxënësve që jetojnë në Vizbeg. Një pjesë e nxënësve, prindërit e të cilëve janë në mundësi ti dërgojnë fëmijët nëpër shkolla të komunave tjera, shkollohen kryesisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë kanë krijuar kuvendin e përbashkët e komunave shqiptare në Luginë. Por sipas tij, shtetet shqiptare duhet të jenë më këmbëngulëse për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raport me Serbinë. “Neve e kemi shpallë se në kuadër të komunave e kemi kuvendin e përbashkët dhe kemi shpallur bashkimin e komunave shqiptare atje si reciprocitet. Duhet të jetë edhe Shqipëria edhe Kosova më këmbëngulëse në raport me Serbinë. Duhet treguar edhe dhëmbët Beogradit, nuk është Serbia demokratike”, tha Musliu…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshura të dëborës. Të reshurat së pari do të fillojnë në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa pastaj do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera. Në jug të reshurat së pari do të jenë të shiut, ndërsa pasdite të dëborës. Të reshura më të rrëmbyeshme priten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Deri në fund të ditës gjithkund do të formohet shtresë e dëborës, në pjesët malore edhe deri në 50 centimetra. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në dy gradë Celsius,…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës njofton se komunikacioni në qytet zhvillohet lirë por në kushte dimërore. “Janë pastruar dhe janë të kalueshme bulevardet, unazat në qytet, si dhe rrugët me prioritet dytësor. Gjithashtu janë të kalueshme edhe rrugët për në fshatrat Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, si dhe hyrjet e fshatrave Rasadisht, Gajre dhe Lisec. Probleme janë paraqitur në drejtimin Sellcë-Vicë, ku për shkak të defektit të mekanizimit është angazhuar mekanizim shtesë i cili është nisur për te ky drejtim rrugor dhe brenda një ore pritet lirimi i të njëjtit. “njofton Komuna. Komuna bën apel deri te qytetarët të mos qarkullojnë pa nevojë me automjetet e…

Lexo më Shumë