deja për ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen “Vizbeg” të Shkupit, përveç se ka shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit arsimor të qindra nxënësve të kësaj lagje, ka zbehur mundësitë për zgjerimi eventual të shkollës “26 korriku” në lagjen e Shutkës, shkruan gazeta Koha. Kjo shkollë, e cila graviton në komunën që ka të njëjtin emër me lagjen në të cilën ndodhet shkolla, është tani e shumë vite zgjidhje për pjesën dërmuese të nxënësve që jetojnë në Vizbeg. Një pjesë e nxënësve, prindërit e të cilëve janë në mundësi ti dërgojnë fëmijët nëpër shkolla të komunave tjera, shkollohen kryesisht në shkollat fillore “Ismail Qemali”, “Kongresi i Manastirit” apo “Liria”, në Komunën e Çairit. Mirëpo, pjesa dërmuese e prindërve nuk e kanë mundësinë e sigurimit të transportit dhe për këtë arsye nxënësit që mësojnë në SHF “26 Korriku” janë të detyruar të ecin çdo ditë nga dy – tre kilometra në njërin drejtim.
Data 22.08.2026
Aktuale
- “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria
- TikTok do të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur padinë në SHBA për privatësinë e fëmijëve
- Ministria e Brendshme Britanike mund të pengohet të dëbojë viktimat e trafikimit drejt Shqipërisë
- Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…


