BDI nuk përjashton mundësinë e mbetjes në opozitë përteri sa nuk gjendet gjuhë e përbashkët me bllokun maqedonas për zbatimin e kërkesave të partisë dhe atyre që dalin nga platforma e përbashkët e partive shqiptare. Këtë e deklaroi për Alsat, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili tha se mbeten të hapura edhe opsione të tjera si ai i formimit të Qeverisë së zgjedhuar kurse përjashtoi mundësinë e një Qeverie ekspertësh. Hapur po i analizojmë të gjitha opsionet nga ajo e Qeverisë së zgjeruar pa prejudikuar njërin apo tjetrin bllok dhe natyrisht pa përjashtuar mundësinë për të qenë një opozitë…
Author: Rilinda
Qeveria në largim na gënjeu. Gënjeshtër është se ka rrymë, gënjeshtër është që nuk ka furnizim nga jashtë të rrymës. Gënjeshtër është që është siguruar rrymë vetëm për katër orë gjatë mbrëmjes së djeshme. Gënjeshtër është që kushton 40 euro në megavat në orë, siç paralajmëruan përfaqësuesit e qeverisë në largim nga kompania shtetërore ELEM. Ja dokumente zyrtare të marra nga të punësuarit përgjegjës në kompanitë energjetike. Maqedonia është lënë pa shumat e nevojshme të energjisë vendore. Ekziston mundësia që familje me fëmijë në këtë mot me -20 gradë të ngelen pa rrymë. Dje në Krishtlindje, qeveria në largim për…
Kryetari i shoqatës “Poraka” në Dibër, Bekim Ame sot ka vizituar Qendrën Ditore në po këtë qytet. Ame dhe aktivistët e shoqatës i dhuruan Qendrës kompjuterë, printer, dhe artikuj shkollor për aftësimin e personave për të cilët përkujdeset Qendra Ditore. “Mbështetja do të jetë e pranishme çdo herë jo vetëm me donacione por edhe me aktivitete siç janë: tryezat e rrumbullakëta kongrese si dhe ligjërata dhe ekskursione” tha mes tjerash Ame. Shoqata “Poraka” në Dibër dhe Qendra Ditore ka disa vite që kanë lidhur bashkëpunim mes dy subjekteve.
Lëvizja Popullore e Maqedonisë ka shprehur shqetësim të thellë dhe të njëjtën kohë e dënon fuqishëm inkuadrimin e Shqipërsië dhe Kosovës në sjelljen e platformës së përbashkët, e cila sipas LPM-së bën thirrje për ridefinim të Maqedonisë. “Kjo sidomos fiton joseriozitet nëse dihet se sipas rregullave ndërkombëtare, një sulm i këtillë i Shqipërisë dhe Kosovës mbi integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë, është si një shpallje për luftë dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. LPM ju bën thirrje Zaevit dhe Gruevskit si më përgjegjësit për momentin, të bëhen të mençur dhe menjëherë të përpilojnë një dokument kombëtare për çështjet vitale…
Në ish-objektin e repartit për infektim të spitalit në Prilep, dje është gjetur një trup i pajetë, njoftoi MPB-ja maqedonase. Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, ndërkaq hetim në vend të ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i policisë së Prilepit. Ku konstatohet se bëhet fjalë për personin P.M (26) nga Prilepi. Me urdhër të prokurorit trupit do t’i bëhet obduksion.
Plaftorma e firmosur ne Tirane, mes 4 partive politike shqiptare te Maqedonise, eshte fiasko e radhes e faktorit politik shqiptar. Nese vertet kreret politikë shqiptarë kane rene dakort dhe do te angazhohen per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, ne vecanti ne aspektin juridiko kushtetues, konform, sic thuhet ne Platforme: “Kushtetutes dhe Marreveshjes se Ohrit”, atehere, jam i sigurt se statusi juridiko-kushtetues i shqiptareve edhe sikur te arrihet e gjithe ajo qe figuron ne Platforme, nuk do te jete as ne nivelin e Kushtettutes se vitit 1974 te Republikes se Maqedonise, atehere kur Maqedonia te pakten ne preambulen e saje definohej si…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc mbrëmë gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia është arrestuar personi Q.Z. nga Presheva, i cili është i akuzuar për veprën penale “lëndim trupor”. Policia kumtoi se i arrestuari është zbuluar gjatë kontrollit të pasaportës ku është vërtetuar se për të njëjtin ka fletarrest nën dyshinin se ka kryer vepër penalë “lëndim trupor”. I arrestuari është dërguar në stacionin policor të Kumanovës për procedurë të mëtutjeshme.
Më së voni deri më 15 janar skadon afati për parashtrim të paraqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona juridik dhe fizik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik, përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016, nga kryerja e veprimtarisë tatimore ekonomike kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 1.000.000 denarë, kumtoi DAP-i. Në afatin e njejtë, shtohet në kumtesë, Paraqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari “DDV-01”) mund të parashtrojnë edhe obliguesit tatimor të cilët dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet…
“E a.q platform shqiptare për pjesëmarrje në Qeveri, për TMRO paraqet shantazh ndaj popullit maqedonas dhe shtetin e Maqedonisë me porosi të qartë provokative, ose federatë ose luftë. Koordinatat e dhëna nga Tirana e hapin edhe të drejtën e reciprocitetit në mes këtyre dy shteteve”, qëndron në kumtesën e partisë. Kryetari i TMRO-së Vanço Shehtanski vlerëson se lëshimi në këto kalkulime e cilësdo parti maqedonase është tradhëti.
Pavarësisht premtimeve ndër vite, Sh.F “Jeronim De Rada”, shkolla fillore në Çerkez të Kumanovës vazhdon të mbetet e harruar nga autoritet qeverisëse. Drejtori i shkollës, Haki Jahiu kishte thënë se salla e sportit është premtuar që nga viti 2007 si dhe kishte theksuar nevojën e shkollës për ndërtimin e sallës sportive. “Sa i përket shkollës sonë, është e futur në programin e MASH-it, për ndërtimin e sallës sportive, në projektin e Qeverisë për ndërtimin 145 sallave, nga viti 2007, mirëpo deri më sot asgjë nuk është ndërmarrë. Nevoja për një sallë është e madhe, duke se marrim pjesë në gara…
Bora dhe temperaturat polare janë bërë problem shtesë për banorët e Hasanbegut, të cilët akoma nuk kanë rregulluar shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar. Ata thonë se po jetojnë në dhoma të ftohta, ndërkohë që rreth 100 familje akoma qëndrojnë në konviktin “Tome Serafimovski Seniç” në Autokomandë. “Ka vështirësi disa familje ende janë duke pastruar, disa janë duke jetuar ende në konvikte. Ndokush ka filluar të përmirësojë diçka, por koha nuk na mbanë. Besojmë të bëhet mirë të përmirësohet pak koha, të dalim në pranverë dhe të kemi shëndet”, u shpreh një banor, raporton Alsat M. Një…
Zh.P (58) nga fshati Sopot vdiq nga zjarri i cili ka shpërthyer në një hapësirë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij. MPB informon se zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 9 e 30 minuta. Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e banorëve lokal është gjetur i vdekur pronari. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekip nga Stacioni policor – Shën Nikollë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, si pasojë e karbonizimit pa shenja të dhunës. Trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.