Diskriminimi s’ka brirë: Për në vendbanimet shqiptare autobusë në çdo dy orë, për tek maqedonasit në çdo 15 minuta!

Për të parë se shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar nuk të duhet ndonjë investigim shumë i madh. Mjafton të hedhësh një sy orareve për Transport Publik dhe do të shohësh një realitet të jetës së përditshme, i cili është i hidhur, por të cilin shqiptarët po e përballojnë me zor të madh.
Një qytetarit nga Studenicani i ka ndodh që të pres autobusin plot dy orë, ndërsa autobusët për në vendbanimet maqedonase kalonin cdo 15 minuta.

“Nëpër vendbanimet maqedonase, ndërmarrja për Transport publik ka në dispozicion autobusë në çdo 15 minuta, kurse tek vendbanimet shqiptare lëre që ka rrallë, por edhe dinë që në disa vende të cilët kanë shumë nevoj për një gjë të tillë t’ua ndalojnë krejtësisht. Në këtë dimër të ftohtë ne shqiptarët e shkretë e presin autobusin nga dy orë në ditë, por ndodh që edhe mos të vij, pasi ashtu ka vendosur NTP dhe pastaj del dikush e premton gjëra të mëdha dhe shiten patriot”, shprehet i zhgënjyer banori nga Studenicani.