Author: Rilinda

Platforma shqiptare dhe deklaratat e fundit partiake, sidomos të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së janë bërë me qëllim që të blihet kohë. Që të ndërrohet kjo garniturë qeverisëse do të kalojë kohë. Kështu përfunduan panelistët në debatin e organizuar të OJQ Civil me temë: “Maqedonia pa kokë”. Analisti politik Ramadan Ramadani cilësoi se Maqedonia është në rrugë për çlirimin e shtetit nga partia. Në raport me Platformën politike të shqiptarëve, Ramadani kujtoi Platforma vjen si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme të BDI-së. “Platforma dëshmon se BDI ka dështuar në zbatimin e atyre pikave derisa ishte në qeverisje dhe se është dashur të…

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se partitë shqiptare nuk do të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, për shkak të udhëheqësisë së kësaj partie e cila është kundër kërkesave të shqiptarëve. Ata nuk presin që kjo parti të reformohet, prandaj vlerësojnë se mandati për formimin e qeverisë do ti jepet LSDMsë. Në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt”, Gjyner Ismail shprehu bindjen se LSDM-ja do të formojë qeveri dhe do ta pranojë platformën e përbashkët të partive politike shqiptare. “Thjesht kjo qeveri sa më shpejtë duhet të ndërrohet me qeveri politike dhe ajo është e mundshme. Është dëshmuar. E cila do të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për të shtatin vit me radhë e shpalli Konkursin për bursa të studentëve të cilët do të regjistrojnë ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, sipas ranglistës së Qendrës për universitete nga klasa botërore pranë Universitetit Xhio Tong të Shangait. Konkursi për ndarjen e bursave për vitin akadmeik 2017/2018 është shpallur në faqen e specializuar të internetit www.stipendii.mon.gov.mk, ndërsa afati deri kur kandidatët do të mund të aplikojnë është 1 shtatoori i këtij viti. “Bëhet fjalë për masë të cilën vendi ynë…

Lexo më Shumë

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe me përfaqësues të LR-PDSH-së për të diskutuar këto pika që u nxorrën nga mbledhja e fundit në BDI. Faton Fazliu, Shef i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa në pyetjen a ju ka lënë BDI në lloç me pikat që i miratuan mbrëmë, përgjigjet: ”Partitë shqiptare për pikat e deklaratës së përbashkët janë zotuar para shqiptarëve të Maqedonisë, dhe nëse BDI-ja heq dorë nga ato pika nuk lënë askënd në lloç përpos vetvetes.” Në pyetjen ”Si do e arrini zbatimin e deklaratës që e nënshkruat duke pasur parasysh që BDI…

Lexo më Shumë

Për dy persona nga Manastiri dhe Prilepi është paraqitur se janë zhdukur gjatë ditës së djeshme, kumtoi MPB. Në stacionin policor Prilep, dje Q.J. nga fshati Zhitoshë (55) ka paraqitur se më 10 janar të këtij viti nga shtëpia, në drejtim të panjohur është larguar vëllau i tij Q.Z. (57). I zhdukuri më 11 janar rreth orës 8:30 është nisur drejt Spitalit të qytetit në Prilep, me qëllim që të marrë terapi sepse ka qenë person me pengesa mentale dhe sëmundje të konstatuar të epilepsisë, pas çka nuk është kthyer. Po ndërmerren mas apër gjetjen e personit. Në SPB-Manastir dje…

Lexo më Shumë

Të reshura të përkohshme të shiut dhe borës priten prej sot vonë pasdite në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të Maqedonisë. Gjatë natës në disa vende në fushëgropa është e mundur edhe paraqitja e shiut të ngrirë. Të reshura të shiut do të ketë edhe nëser paradite në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa në male do të bie borë, me çka mbulesa e borës do të rritet për 10 deri 20 centimetra, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në fushëgrupën e Shkupit priten të reshurat të jenë kryesisht të shiut, ndërsa do të ketë kushte që në disa vende të ketë paraqitje…

Lexo më Shumë

Mbledhja e djeshme e kryesisë qendrore të BDI-së lidhur me definimin e pikave për fillim të negociatave për formim të qeverisë së re, sipas burimeve partiake të Libertasit, ka kaluar me polemika të nxehta mes dy taborreve – pro dhe kundër koalicionit sërishëm me Gruevskin. Lideri i partisë Ali Ahmeti, sipas këture burimeve, më tepër ka qenë pro koalicionimit të ri me VMRO-DPMNE, për dallim prej shumicës së kryesisë e cila ka qenë kundër. Shumica ka kërkuar që vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike të jetë pjesë e negociatave përkundër qëndrimit të Gruevskit së VMRO-DPMNE-së që PSP të mos…

Lexo më Shumë

Defekti në rrjetin ngrohës për shkak të të cilit pa ngrohje qendrore gjatë ditës së djeshme mbetën disa nga banorët e Qendrës dhe Karposhit është mën januar dhe dërgesa e energjisë ngrohëse po zhvillohet pa pengesa, informon sot “Ballkan energji grup”. Kompania thekson se defekti është mënjanujar tërësisht dhe se sot në mëngjes të gjithë konsumatorët e kyçur në sistemin për ngrohej qendrore, janë furnizuar me energji ngrohëse. “Ekipet e Distribucionit me ngrohje Ballkan enerxhi grup punuan gjatë tërë natës, pas çka tërësisht u sanua defekti në rrjet. Në përbërje të prëforcuar, ekipet e Distribucionit me ngrohje Ballkan enerxhi grup…

Lexo më Shumë

Platforma për zgjidhjen e tërësishme të pyetjes së shqiptarëve në Maqedoni, hap shumë dilema dhe do të krijojë jostabilitet të brendshëm e cila do të ketë pasoja afatgjata të mardhënjeve ndëretnike, procesit demokratik, dhe zhvillimit ekonomik, thonë nga lidhja demokratike. “Në vend të forcimit dhe përparimit të të drejtave qytetare të njeriut, përsëri po mbyllemi në getot etnike, e cila na tërhoqi viti 2001 në një konflikt luftarak me pasoja të rënda. Tani kur Maqedonia ka shansin të vendos qeverisje të së drejtës, sistem të pavarur gjykues, të hap luftë kundër krimit më të madh dhe të krijojë perspektiva për…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu vazhdon me punën e tij të palodhshme në ministrinë të cilën e drejton. Nuhiu në hapësirat e MPB-së së bashku me punonjësit e policisë – pjestarë të bashkësive etnike në vend dhe me billbordet në gjuhën e gjithë secilit prej tyre, me dëshirë për të kultivuar në vazhdimësi konceptin se Ministria e punëve të brendshme është shtëpia e përbashkët e të gjithëve! Ajo duhet të bëhet përditë e më shumë e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike! ka shkruar Nuhiu në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Me kapelë me shenjën e VMRO-DPMNE-së, me mauzer si të Vanço Mihajllovit dhe me karikator si Strasho Pinxhuri, është paraqitur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në ballinën e numrit të fundit të javores “Fokus”. “Lufta e fundit e Komandantit. Ali Komita do ta luftojë Soros Pashën”, është titulli dhe nëntitulli i tekstit, në të cilin kritikohet afërsia e kryetarit t BDI-së me VMRO-DPMNE-në edhe pse për këtë afërsi pagoi çmim të madh para elektoratit shqiptar.

Lexo më Shumë