Nga ora 8:00 vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar për shkaqe parandaluese, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnje, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotivë, Veles dhe Kullë. Aksi rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj të komunikacionit. Ekipet kujdestare të…
Author: Rilinda
Analisti Sefer Tahiri konsideron se OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë së gazetarisë, e jo Soros-i, duke i korruptuar mediat, me para shtetërore. Ai thotë se kjo gjë kuptohet nga fakti se në të gjitha televizionet gjenden titujt e njëjtë, që nënkupton se gjithçka prodhohet nga një qendër, që sipas tij është Qendra për komunikim e OBRM-PDUKM-së. Edhe fondacioni Soros thotë se OBRM-ja është në një situatë pa dalje, prandaj edhe janë cak i sulmeve të kësaj partie politike. Ata thonë se në këtë periudhë të qeverisjes së OBRM-së, fondacioni ka ofruar mbështetje për arsim, shëndetësi…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, njoftoi LAMM. Borë me intensitet të lehtë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnjë, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotinë, Veles dhe Kullë. Aksi rrugor Makedonski Brod -fshati Zdunjë i cili ka gravitet të 11 fshatrave nuk është i kalueshëm për asnjë lloj qarkullimi. Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë tërë kohës janë në terren dhe i mbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme. Intensiteti i komunikacionit në…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 0 deri në 7 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -12, ndërsa e ditës do të rritet deri në 4 gradë Celsius. Nga e hëna nën ndikim të valës së re të lagësht do të fillojë periudha e motit kryesisht…
Maqedonia falë potencialit dhe traditës bujqësore që ka, në vend se të ketë tepricë të ushqimit dhe prodhimeve bujqësore, ajo ka mungesë dhe shumicën e këtyre prodhimeve e importon nga jashtë, shkruan gazeta KOHA. Prodhimi vendor i drithërave, mishit, vajit të lule diellit, qumështit dhe sheqerit as përafërsisht nuk i kënaq nevojat e popullatës. Gjithashtu, nevojat vjetore të Maqedonisë prej rreth 22 mijë tonë mish viçi dhe po aq të mishit të pulës në një pjesë të madhe mbulohen nga importi. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, në 11 muajt e parë të vitit të kaluar kemi pasur eksport…
Shkruan: GORAN MIHAJLLOVSKI 1 Kështu pra. Të jeni të qetë. Nuk do të ketë federalizmi. Nuk do të ketë kantonizim. Do të ketë vetëm dashuri besnike mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Duke pasur parasysh se Gruevski në 11 dhjetor doli pak më erbap nga partneri shumëvjeçar. E me përrallat e tmerrshme të federalizmit dhe kantonizimit bleu pak më tepër kohë, në mënyrë që të harronin votuesit e tij arsyen për të cilën u themelua Prokuroria Speciale Publike. Demek, nga e keqja paska për të pasur edhe më keq. Kurse votuesit e Ali Ahmetit e dënuan liderin e BDI-së, sepse…
Kafshët shtëpiake do të jenë të mirëseardhura në klinikën e fëmijëve në Shkup. Metoda e re “Pet Frendli Plejs” për herë të parë do të zbatohet te ne, dhe e njejta ka për qëllim, që përmes shoqerimit të fëmijëve me kafshët shtëpiake të kurohen më shpejtë në spital. Drejtuesit e kësaj klinike për TVM-2 thonë se kjo metodë do të jep rezultate të mira të mjekimit të fëmijëve dhe e njëjta do të plotësoj atë që mjekësia nuk mund të bëj në praktikë, thotë Sofijanova. “Këtë teori te ne e dëshmoi një pacient nga Kumanova i cili mjekohej disa jave…
Ish Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski vlerëson se VMRO DPMNE-ja duhet ta dorëzojë pushtetin shumicës së partive të cilët janë për zbatimin e reformave urgjente dhe zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale. Në një intervistë për Alsat, Maleski nuk përjashton mundësinë për tensione të nxitura nga VMRO DPMNE-ja për shkak se janë të përfshirë fate personale të politikanëve. Maleski komentoi edhe platformën e partive shqiptare. Intervista e plotë me Denko Maleskin Z. Maleski, në situatën që është tani Maqedonia, a mund të formohet Qeveri stabile? Cila do të ishte zgjidhja më e mirë në këtë rast? Në secilën…
Fëmijët e Sebastian Selimit janë kthyer në kasollen e tyre të vjetër nën Kalanë e Shkupit, edhe përkundër temperaturave të ulta. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe pse i kishte strehuar ata në qendrën strehimore “25 maji” në Butel, prapë janë kthyer tek babai i tyre. Ata thonë se nuk kishte kushte në këtë qendër. “Fëmijët e mi dhe gruaja ishin në strehimore, ku ju dhanë ushqime, jorgan dhe batanije, por nuk ishin të mjaftueshme, pasi që 25 persona flinin me një vend. Unë isha edhe vetë për të parë nga afër, tërë kohën s’ka pasur ngrohje dhe pak…
Kompania për furnizim me energji ngrohëse “Ballkan enerxhi” kumtoi se dërgesa e energjisë ngrohëse përmes sistemit qendror të ujit të ngrohtë zhvillohet normal, pa defekte serioze dhe se furnizimi i konsumatorëve është sipas diagrameve ditore të nevojshme të dërgesës. Apelojnë deri te konsumatorët të kenë kujdes në instalimet e tyre të brendshme dhe t’i mbajnë në gjendje e cila do ta ndalojë ngrirjen e instalimit dhe trupat ngrohës. “Rekomandojmë të mos shkyçen pjesët e instalimit ngrohës dhe radiatorët në hapësirat ku janë ekspozuar në temperatura negative”, citoi sot në kumtesë BEG. Në periudhën e fundit në temperatura të ulëta ekstreme…
Platforma e partive shqiptare është dokument jo-efektiv, i formuar në shtete të tjera e cila në vend se të ndihmojë, ajo po e vështirëson më shumë gjendjen, tha Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, shkruan A1on. Ndër të tjerash, Veljanoski thotë se Maqedonia ka Kushtetutë dhe ligj në bazë të së cilës duhet të orientohen të gjitha partitë politike gjatë procesit të formimit të qeverisë së re. “Dokumenti i cili për fat të keq është përpiluar jashtë vendit, asnjëherë nuk ka dhënë rezultate pozitive dhe prandaj forcën për të çuar përpara Maqedoninë do ta gjeni jashtë atij dokumenti. Jam i bindur se…
Borxh i jashtëm i Maqedonisë vazhdon të rritet, ndërsa institucionet nuk japin sqarime për destinimin e parave që merren si nga bankat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të vitit 2016, borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, shifër kjo rekorde sa i përket huamarrjes që nga pavarësia e Maqedonisë, shkruan REL. Politika e marrjes së borxhit ka nisur edhe këtë vit me rreth 32 milionë euro nga ekonomitë vendore, disa ditë para se të përfundojë afati…

