Sot vazhdon procesi gjyqësor kundër ish eprorit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujoski për rastin e Prokurorisë Speciale Publike i njohur si “Fortesa 2”. Ai edhe gjashtë persona të tjerë të punësuar në arkivin e prokurorisë publike akuzohen se kanë shkatërruar dokumente zyrtare të policisë së fshehtë. Gjykata në seancën e kaluar ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të siguroj leje nga DKS që të shfrytëzoj faktet që janë të klasifikuara. Ekipi i Katica Janevës ka informuar se ka marrë përgjigje nga policia e fshehtë, por nuk ka treguar se cila ka qenë përgjigja. Ata kanë thënë se do…
Author: Rilinda
Reshjet e borës që e kanë përfshirë Maqedoninë, e kanë vështirësuar qarkullimin në shumë akse rrugore. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në rrugën Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë dhe Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë. Aksi rrugor Makedonski Brod – f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj komunikacioni. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. Reshje bore me intensitet të ndryshuar vërehen në tërë territorin e Maqedonisë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit,…
Paga më e lartë mesatare në rajon sipas të dhënave më të reja, vitin e kaluar është paguar në Slloveni – 1.020,40 euro, ndërsa më e ulët në Maqedoni, vetëm 363,80 euro. Paga mesatare në Kroaci është 749,70 euro, në Mal të Zi 503 euro, në BeH 428 euro, në Serbi 369,70 euro, thuhet në analizën e Anadolisë, transmeton Alsat-M. Sipas analizës, përveç që është më e vogël në rajon paga mesatare në Maqedoni, vitin e kaluar ka qenë më e vogël për 9,20 euro, në krahasim me fundin e vitit 2015, përkatësisht në fillim të vitit të kaluar. “Rritje…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe relativisht i ftohtë me të reshura të përkohshme të borës. Më shumë të reshura priten në pjesët jugore të vendit. Në juglindje të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë gradë Celsius deri në një, ndërsa e ditës prej zero deri në pesë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus dy, ndërsa e ditës do të rritet deri në dy gradë Celsius. Në dy ditët…
Me testimin ekstern të maturantëve do të përfshihen 18.600 nxënës nga vitet e fundit të arsimit të mesëm, njoftoi Qendra Shtetërore për Provime. QSHP paraprakisht informoi se për shkak të vazhdimit të pushimit dimëror, testimi ekstern i arritjeve të nxënësve do të zbatohet prej 30 janarit deri më 3 shkurt të vitit 2017. Një javë para testimit, nxënësit do të marrin informacione për ditët e testimit, ndërsa tre ditët para testimit (27 janar të vitit 2017) do të publikohen edhe lëndët në të cilat do të testohen. Rezultatet përfundimtare do të publikohen më 7 shkurt.
BDI nuk është në një linjë me partnerin e deritanishëm qeveritar VMRO-DPMNE në çështjen e “desorosoizimit” të Maqedonisë. Derisa VMRO paralajmëron se epoka e tillë ka filluar, BDI thotë se me OJQ-të dhe fondacionin “shoqëri e hapur” kanë bashkëpunim të mirë. Duke mos iu referuar drejtpërdrejtë VMRO-së, nga BDI thonë se organet shtetërore duhet të merren me dyshimet e mundshme në aspektin e financimit të OJQ-ve dhe jo me veprimtarinë e tyre. “OJQ-të duhet të kenë mundësitë të punojnë lirshëm. Fondacioni shoqëri e hapur (Soros) gjithashtu. Organet e shtetit duhet dhe do të reagojnë vetëm në atë rast kur ka…
Edhe pas 2 muajve e gjysmë, dy gjykatëse në rastin “Puç” ende nuk kanë marrë çertifikatë të sigurisë, konfirmojnë për “Meta”. Nga pajisja me çertifikatë varet edhe data për seancën e ardhshme, ku në mesin e të akuzuarve gjendet edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish drejtori i DSK-së që ende nuk ka filluar. Certifikata të sigurisë jep Drejtoria për siguri dhe informacione të klasifikuara, pas kontrolleve të sigurisë ndaj personave që kërkojnë certifikatë. Ekzistojnë katër shkallë të klasifikimit të informacioneve, respektivisht sekreteve shtetërore, rreptësishtë e besueshme, e besueshme dhe interne. Sipas Nenit 45, nga Ligji për klasifikimin e…
Njohësi i rrethanave politike në Maqedoni, profesori Arsim Sinani, ka thënë se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të ndërtojnë platformë të qëndrueshme, e cila i mbron të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sinani ka thënë se platforma e cila është ndërtuar këto ditë nga tri partitë shqiptare është e vonuar. Ai ka thënë se kjo platformë është “vello për ta ruajtur nusërinë me elitën politike maqedonase”. Sinani ka theksuar se shqiptarët në këtë shtet duhet të jenë të unifikuar rreth temave që janë urgjente dhe që kërkojnë zgjidhje, si çështja…
Profesoresha universitare Biljana Vankovska, një ndër personalitetet akademike që shoqëria në Maqedoni, qoftë ajo maqedonase apo ajo shqiptare e kanë trajtuar si më e moderuar, demokrate dhe me pikëpamje qytetare, në kolumnën e saj të fundit ka analizuar Platformën e partive politike shqiptare, duke e karakterzuar të njejtën si një gabim utopik të shqiptarëve, shkruan Fakte. Sipas Vankovskës, habitës është fakti se këtë Platformë e kanë përshëndetur të gjithë shqiptarët, madje edhe ata që ajo i ka konsideruar si më përparimtarë dhe demokratë me pikëpamjet e tyre. Por, sipas analizës së Biljana Vankovskës, ka një lajm të mirë dhe një…
Shprehitë dhe mosdija, përkatësisht informimi i pamjaftueshëm, janë shkaqet kyçe për të cilat në Maqedoni ende është shumë i vogël numri i kontesteve që zgjidhen me arbitrazh. Ashtu siç tha sot në konferencën për shtyp kryetari i Gjykatës së përhershme të arbitrazhit – Arbitrazhi pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Goran Rafajlovski, nga gjithsej 10 konteste vitin e kaluar, janë zgjidhur tetë, ndërsa dy janë në procedurë. Gjykata e zgjedhur e përhershme, theksoi Rafajlovski, ka kapacitet në vit të zgjidhë rreth 10 për qind të numrit të tërësishëm të rasteve në gjyqësi ose 60-70 nëse janë gjithsej 700. Sipas tij, arbitrazhi…
Ibrahim Ozkaya, imam në xhaminë e fshatit Taşlıca të komunës Korkut në provincën Muş të Turqisë, së bashku me xhematin hedhin ushqim në natyrë për kafshët e egra të cilat kanë vështirësi të gjejnë ushqim për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës, raporton Anadolu Agency (AA). Ozkaya përmes altoparlantëve të xhamisë bën thirrje deri te fshatarët në gjuhën turke dhe kurde për të dërguar ushqime në natyrë për kafshët e egra të cilat ballafaqohen me vështirësi në kushtet e rënda të dimrit. Ozkaya, xhemati dhe banorët e fshatit i dërgojnë ushqimet dhe bukët e mbledhura në zonat…
“Nën barrën e dhunës institucionale, korrupsionit masiv, padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrave dhe urrejtjes ndaj njerëzve me integritet, populli po shkrihet sikur top bore në diellin e pranverës”, shkruan në kolumnën e tij të fundit eksperti ekonomik Petar Goshev. Pritej që gjërat të ndryshojnë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të nis procesi normalizimit. Por, sipas Goshev, nuk mund të fillojë normalizime derisa hajdutët janë ende faktor në lojën vdekje a jetë për kombin. “Në Europën lindore numri i banorëve është zvogëluar (nga 310 në 292 milion) ndërkaq, në rajonet tjera ka rritje absolute (8,9 milion) në Europën jugore. Sipas statistikave, Maqedonia…