Drejtuesit e sektorit civil thonë se VMRO DPMNE-ja po keqpërdor institucionet shtetërore në “luftën” kundër Sorosit. OJQ-të vlerësojnë se Gruevski po përpiqet që nëpërmjet “desorosoizimit” të krijojë një realitet të rrejshëm para qytetarëve dhe anëtarëve të partisë së tij, njofton Alsat M. Uranija Pirovska e Komitetit të Helsinkit thotë se sulmi ndaj OJQ-ve bëhet për shkak se të njëjtat angazhohen për drejtësinë penale, e cila mund t’i dërgojë në burg funksionarët e partisë. Sipas kryeredaktorit të Vërtetmatësit, Vladimir Petreski organizatat joqeveritare vazhdimisht i nënshtrohen revizioneve, kurse burimi i fondeve dhe qëllimi i shfrytëzimit të tyre është publik.
Author: Rilinda
Si sot, më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në amshim, por për të mos vdekur kurrë, në Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë njerëzimit liridashës! Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh Shqiptarë. Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi. Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti…
Revista Forbes e ka publikuar listën me personat më të pasur për vitin 2016, ku listohet edhe Maqedonia. SHBA është vendi me më shumë milionerë në botë, pastaj Kina, përderisa në Evropë vendin e parë e ndajnë Gjermania dhe Britania e Madhe janë me nga 120 milionerë, kurse e treta është Rusia me 88 milionerë, kurse në vijim e keni gjendjen e milionerëve në Ballkan. Njeriu më i pasur në Serbi është Filip Cepter, pasuria e të cilit arrinë 5 pesë miliardë dollarë, pastaj Miodrag Kostiq, pronar i MK Group me 540 milionë dollarë pasuri. Në Slloveni më të pasur…
Në online platformën “change” është ngre peticion për shfuqizimin e pikëpagesave në Maqedoni e cila deri më tash ka 900 nënshkrues, ndërkaq kërkesa do të dorëzohet të Agjencia për rrugë shtetërore. “Shuqizimi i pikëpagesave dhe sjellja e “Vinjetës” do ta lehtësonte lëvizjen në rrugët e Maqedonisë. Gjithashtu, në mënyrë drastike do të ulej rrëmuja para pikëpagesave, sidomos në kohën kur në vend tranzitojnë turistë. Rrugët lokale do të lehtësohen nga automjetet me ngarkesë, të cilët frekuentojnë këto rrugë duke u ikur pikëpagesave. Ndërkaq, të punësuarit do të duhej të shpërndahen si kontrollorë dhe shitës të “vinjetave”, është kjo ideja e…
“Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten ndjeshëm dhe Bashkimi Europian duhet të ndihmojë në qetësimin e situatës”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse nuk mendon se do të arrihet deri në përleshje të armatosur, por e ka një mesazh për shqiptarët. “Shpresoj ta kuptojnë të gjithë se një konflikt i ri i armatosur në Ballkan nuk duhet të ndodhë. Historia në shumë raste na ka treguar se në fakt nuk na mëson asgjë. Megjithatë, unë këtë herë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë nevojën për t’ju shmangur përplasjeve. Forcat etnike shqiptare nuk kanë përse të…
Faktet dhe argumentet janë në anën tonë. Kështu shprehet kryetari i komunës së Gazi Babës, i dyshuar për rrënimin e objektit “Kosmos”, rast ky i ngritur nga Prokuroria Speciale nën emrin e koduar Ti-En-Ti. Trajkovski thotë se disa herë i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale t’i shfaqin provat, por nga kjo prokurori vazhdojnë të heshtin, sepse, siç thotë ai, prokuroret e kanë të qartë se procedura për rrënimin e “Kosmosit” është bazuar në ligj. “Do të ishte mirë t’i ballafaqojmë provat dhe argumentet. E gjitha procedura, edhe sa i takon përzgjedhjes së firmës por edhe vetë procedura e rrënimit është…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti edhe një herë sot ka konfirmuar se nuk do të heq dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit. Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij. Ahmeti foli edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe…
Ka filluar sot seanca e dytë e procesit gjyqësor për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të quajtur si ”Fortesa 2”, ku të akuzuar janë disa persona të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. Me kërkesë të avokatit Nikolla Dodovski, gjykatësja urdhëroi largimin e mediave deri sa lexohej letra e MPB-së dërguar PSP-së, edhe pse prokurorja Lençe Ristoska tha se dokumenti nuk është sekret dhe se ska nevojë të largohen mediat. Përndryshe, PSP-ja i akuzon personat e dyshuar se i kanë prishur dokumentacionet që kanë të bëjnë me sistemin e përgjimeve. PSP-ja duhet të publikojë edhe përgjigjen që e…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Pishtar Lutfiu mori pjesë në Kongresin e Vienës organizuar nga COM-SULT me temë “Call for the future”, që u mbajt me datë 16-17 Janar 2017 në Vienë të Austrisë. Ministri Lutfiu ishte i ftuar në panel për të diskutuar të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temë: The Western Balkan: “Time for the next generation”. Në prezantimin e Ministrit Lutfiu në këtë konferencë ishin të pranishëm personalitete të larta të shteteve të Europës dhe Ballkanit, ku pjesë e panelit ishin Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, prof. Florian Bieber, nga universiteti…
Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me ndotjen e ambientit dhe mbeturinat në komunën e Bogovinës. “Këto ditë dimri, kur na ka mbuluar bora, më së shumti janë gëzuar aurotitet e Komunës së Bogovinës, sepse ajo e ka mbuluar edhe turpin e tyre. Siç dihet, tashmë një kohë të gjatë qytetarët e Komunës së Bogovinës janë përmbytur nga mbeturinat, duke u ballafaquar me keqmenaxhim të skajshëm të mbeturinave, që janë kushti elementar për mirëmbajtjen e higjienës. Shtëpitë e qytetarëve në këtë komunë tashmë po shndërrohen në deponi, ngase mbeturinat nuk mblidhen nga askush prej më shumë se 3 javësh. Meqë nuk…
Të dielën, rreth orës 21:55 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është lajmëruar se në rrugën “K.R.Drnc”, nga ana e disa personave të panjohur, fizikisht është sulmuar F.S. (41) nga Tetova, njofton Portalb. Sulmuesit e kanë goditur F.S. me grushta dhe shqelma, ndërkaq kanë përdorur edhe mjet të fortë, gjatë së cilës i janë shkaktuar lëndime të dukshme në kokë. F.S. ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes, SPB-Tetovë, ka kryer ekspertizë dhe po merren masa për gjetjen e sulmuesve dhe pastrimin e plotë të rastit.
“Ashtu si të gjitha premtimet boshe të partisë shqiptare në pushtet, edhe projekti për ndërtimin e qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë, e cila duhet ta përfshijë bibliotekën dhe teatrin, vazhdon të mbetet shumë larg realizimit”, thonë nga Lëvizja BESA. Funksionarë të lartë të kësaj partie, thonë nga Lëvizja BESA, që nga viti 2013 në vazhdimësi i kanë gënjyer qytetarët e Tetovës se po angazhohen për ndërtimin e këtij objekti, mirëpo edhe ky premtim po shënohet në faqen e mashtrimeve dhe premtimeve boshe të tyre, duke e dëshmuar edhe një herë impotencën dhe mosinteresimin e tyre për këto projekte, të…

