Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Mjegull me dukshmëri deri më 50 metra ka në Pletvar, ndërsa borë me intensitet të dobët po bie në Kriva Pallankë, Dibër, Resnjë, Gjavatë, Presekë, Zheleznec, Shtip, Saramzalino, Pavleshenci, Dellçevë, Veles, Negotinë, Kulla dhe Petrovec, ndërsa reshje të dobëta të shiut ka në udovë dhe Gjevgjeli. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim…
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës. Në juglindje do të ketë reshje të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, ndërsa e ditës prej minus një deri në katër gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus tre, ndërsa e ditës do të rritet deri zero gradë Celsius. Në dy ditët e ardhshme reshjet do të jenë më të mëdha, veçanërisht prej nesër pasdite deri të enjten…
Demokratizimi i maqedonisë është çështje që partitë maqedone e dijnë ta zbatojnë por ata nuk duan, meqë në sistem të lirë demokratik europian ushtrojnë të drejatat të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Meqe ata nuk duan ne duhet të gjejmë mënyrën që tua imponojmë këto standarte. Faktori maqedonas e as faktori ndërkombëtar më pas nuk do të na kuptojë në mënyrë serioze. Shumë abuzohet me ndërkombëtart dhe emrin e tyre, është çështje tjetër që ata nuk prononcohen meqë nuk konsiderojnë se duhet të deklarohen në pika kyçe, përcjell Almakos. Si i doli tash gjumi shtetit shqiptar të ndihmojë këtu.…
Miku i madh i shqiptarëve ish-Ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë viteve të luftës së Kosovës, William Walker ka qëndruar për vizitë në Tetovë. Ai në orët e pasditës ka takuar Nënkryetaren e Bashkimit Demokratik për Integrim znj.Teuta Arifi, liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe sekretarin e Partisë Demokratike Shqiptare z.Azem Sadiku. Në deklaratën për mediat ish-Ambasadori Walker, tha se qëllimi i vizitës është që të shoh të gjitha partitë shqiptarë të unifikuara në një qëndrim. Në sygjerimet që dha deri tek partitë politike shqiptare ishte edhe futja në agjendë, për sa i takon ndryshimit të sistemit elektoral zgjedhorë. Me…
Analisti Ylber Sela ka thënë në debatin në Click plus të TV21 se LSDM duhet të prononcohet për platformën shqiptare, sepse siç shton, “ai subjekt ka marrë edhe vota shqiptare”. “VMRO-DPMNE dhe LSDM duhet të reflektojnë. Derisa VMRO po vazhdon me nacionalizmin e vet, LSDM nuk duhet të hesht, duhet të prononcohet”, ka thënë Sela, Heshtja e LSDM-së për Ylber Selën është jo korrekte, sepse LSDM-në shqiptarët e ndihmuan që të ketë këtë rezultat. “Ka një pjesë e shqiptarëve që ndihmuan LSDM-në, pa shqiptarët nuk do to arrinte ketë numër. Shqiptarët reflektuan një moment shumë kyç dhe shumë vendimtare. dhe…
Muhamed Halili sa i përket heshtjes së LSDM-së për Platformën shqiptare mendon se ajo luan me dredhi ndaj shqiptarëve. “LSDM-ja luan me dredhi ndaj shqiptarëve, dhe ajo ju ka borxh shqiptarëve që të pronocohet” u shpreh Halili. “LSDM-ja nuk don të harxhohet, përdersa e ka radhën VMRO-ja, po qese ka sukses për formimin e qeverisë mirë, poqese nuk ka sukses, atëeherë LSDM-ja është në pritë ku do ti zbulojë edhe kartat e veta”. Ish ambasadori Muhamed Halili thotë se LSDM është në situatë të përcaktimit të asaj që të fitojnë dhe të mos gabojnë. “LSDM tash ruhet që në opinonin…
I ftuari i rradhës në emisionin debativ që transmetohet live në Tv21 #Click Plus Ish ambasadori z.Muhamed Halili shpjegon heshtjen e LSDM-së rreth platformës shqiptare. Konsideroj se ka shpjegim, çdo parti politike para se të veproj diçka i ruan lojat e fshehta të saja, ndaj vlerësoj se LSDM nuk do të haraxhohet përderisa mandatin e ka VMRO-ja. Por, në një njëfar mënyre është deklaruar lart posht jo zyrtarisht që LSDM duhet t’i pranojë kushtet siç tha në një kolumnë Frçkovski. Eshtë një spin që LSDM si parti e ka lëshuar, tjera është Zaev kur para disa ditësh dekalroj që mos…
Dy javë pas reshjeve të borës, Komuna e Haraçinës nuk ka arrit të pastrojë rrugët. Banorët me vetiniciativë kanë filluar me pastrimin e rrugëve. Ata thonë se shumë herë kanë kërkuar ndërhyrjen e Komunës, por kanë hasur ë vesh të shurdhur, andaj edhe janë drejtuar për ndihmë në LSDM-në e Zaevit, parti e cila toi shumicën e votave në këtë Komunë. “Ne kërkuam nga Oliver Spasovski dhe Zaevi, dhe ato i prunë këto eskavatorë që dje dhe dy javë do i lejnë këtu që të pastrojnë, tjetërkush askush nuk interesohet për neve. Çfarë komune, këtu nuk funksionon as komuna asgjë,…
Krisma armësh, një person me plagë të rënda dhe ndjekje me vetura, janë shënuar të hënën në mbrëmje në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas policisë, mbrëmë (16.01.2017) rreth orës 18 e 10 minuta në rrugën numër 7 në këtë fshat, 29 vjeçari Sh.A . ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave M.N. (44) dhe M.SH. (51) nga i njëjti fshat. Me këtë rast. M.N. ka marrë plagë të rënda në stomak, dorë dhe në këmbë. Fillimisht ai është dërguar në Poliklinikën në Draçevë ku i është dhënë ndihma e parë, e më pas me veturë të ndihmës së…
Është paralajmëruar themelimi i një organizate e cila do të merret me aktivitetet e Fondacionit Shoqëria e Hapur të George Soros në Maqedoni. Sipas Nikolla Sërbinov, anëtarë i këshillit nismëtar, qëllimi i organizatës ”Stop Operacioni Soros” do të jetë çlirimi i sektorit qytetar nga monopolizmi i Fondacionit në fjalë. Nenad Mirçevski shtoi se qëllimi kryesor i këshillit nismëtar do tëjetë çsorosoidizimi i Maqedonisë, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për fuqinë që ka ky fondacion, por shprehu besimin se qytetarët maqedonas do t’i bashkangjiten nismës së tyre.
Për analistin politik Azbi Nuredini regjistrimi i popullsisë është çështja që zgjidh të gjitha problemet e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas tij, kjo marveshje është një pamflet intrigant e kreut të BDI-së. Nuredini bën thirrje klasës politike që mos të tallet me fatin e shqiptarëve Para disa ditësh partitë politike shqiptare në Maqedoni nënshkruan një platformë të përbashkët, platformë në të cilën i kanë vendosur kërkesat apo kushtet kryesore për formimin e një qeverie. Platforma është e krijuar nga pesë pika kryesore, por në atë platformë nuk është parë e arsyeshme të inkuadrohet si pikë e veçantë regjistrimi i popullsisë në…
Qyteti i Shkupit dhe disa komuna të tjera kishin anuluar festimet e Vitit të Ri që paratë e planifikuara ti dedikojnë për rastet sociale. Por kanë kaluar më shumë se dy javë dhe nuk bëhet e ditur se a kanë mbërritur këto para deri tek familjet që i takojnë kategorive të rënda sociale. Partia “E Majta” theksoi se nëse vazhdohet që të mos publikohen të dhënat se ku janë destinuar këto para, atëherë ka gjasa që kjo të jetë një tjetër mashtrim për qytetarët. “Ne kërkojmë që publikisht dhe në mënyrë transparente, komunat të tregojnë se ku konkretisht i kanë…