Kur i kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga përfundimi i mandatit për formimin e Qeverisë së re, VMRO-DPMNE-ja shpreson që pikërisht parimi i fituesit me fituesin, të jetë shtysë që ta dërgojë këtë parti edhe në një mandat tjetër bashkëqeverisje me BDI-në. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se konsultimet mes dy partive vazhdojnë kurse gjatë ditëve të ardhshme priten takime të tjera mes Gruevskit dhe Ahmetit, transmeton Alsat-M. “Për momentin ka një parim të përbashkët i cili ka mbështetjen e të dy palëve dhe kjo është që koalicioni të formohet në pajtim me vullnetin zgjedhor të votuesve dhe partitë që kanë fituar…
Author: Rilinda
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese informon se planifikon ndërtimin e një qyteti studentor në Shkup dhe kampus studentor në Tetovë, Manastir dhe Shtip. Qyteti studentor në Shkup, siç thekson LSDM, do të ketë salla sportive, salla leximi, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi. “Shtëpitë e reja dhe kampuset studentore do ta lehtësojnë jetën e studentëve. Do të ndikojnë në motivimin në mësim dhe krijim të së ardhmes së tyre”, thekson LSDM. LSDM planifikon të vendosë edhe kartelë pagesore studentore për zbritje, e cila do tëp përdoret për shërbimet në kampuse, në transportin ndërurban, gjatë vizitës në…
Merr fund pas 18 vjetësh odiseja e stacionit të autobusëve të Kosovës dhe Maqedonisë në Tiranë. Që nga dita e shtunë autobusët e linjave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Kosovës dhe Maqedonisë, do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërkohë që tashmë për të udhëtuar me autobusë për në Kosovë dhe Maqedoni mund të pajisesh me biletë në terminal. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë nga një mjedis me papastërti, në një hapësirë që do të shërbejë si…
Gjithsej 23 aksidente kanë ndodhur në fundjavën e kaluar në rajonin e Shkupit. Më 20 janar, kanë ndodhur 10 aksidente. Në katër prej tyre janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve një këmbësor ka marrë lëndime më të rënda, ndërsa gjashtë aksidente kanë qenë me dëm material. Tetë aksidente kanë ndodhur më 21 janar, prej tyre në katër lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa tek të tjerat është konstatuar dëm material. Më 22 janar është bërë ekspertizë në pesë aksidente, në tre prej tyre gjashtë persona janë lënduar lehtë, ndërsa dy janë me dëme materiale. Gjatë tre…
Nxënësit e fshatit Siniçan nesër mund të ballafaqohen me mungesë të rrymës dhe nxemjes pasiqë ditën e premte EVN e ka ndërprerë rrymën shkollës fillore “Sabedin Bajrami”, bënë të ditur kuvendari I RDK-së Sabit Hiseni raporton portal “tetova1”. Hiseni në profilin e tij në facebook shkruan: Prej disa javësh nuk grumbullohen mbeturinat në Siniçant, kryetari I komunës ”puça Hazbi” nuk reagon. Por e keqja më e madhe është se prej ditës së premte i është ndërprer rryma shkollës fillore “Sabedin Bajrami” dhe ”puça Hazbi” vazhdon gjumin dimëror. Nesër fillon viti shkollot kurse fëmijët tanë a do shkojnë në shkollë? A…
Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin dimëror (23 – 27 janar) sot do ta shqyrtojë raportin për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të cilat u vëzhguan nga delegacioni i saj, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Krahas raportit për zgjedhjet e mbajtura, në rendin e ditës të APKE-së debati më i rëndësishëm i është kushtuar sulmeve ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediumeve në Evropë, sfidave dhe përgjegjësive të mediumeve dhe gazetarisë online, si dhe nevojës për t’i vënë fund diskriminimit kibernetik dhe fjalimit urrejtës në internet. Në mesin e kërkesave për debate urgjente në sesionin plenar u gjendën…
Ndërmarrja e Transportit Publike (NTP) kanë vendur që ta ndalojnë shitjen e kartelave elektronike, shkruajtën disa media. Nga 1 shkurti do të ketë bileta vetëm për dy udhëtime me qëllim që qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe më tej dhe të mos presin për të paguar në autobus ose të blejnë kartelë të re. Sipas tyre, ky ndryshim po bëhet pasi që një pjesë e madhe e udhëtarëve i kanë gjuajtur kartelat elektronike pas shfrytëzimit të tyre. Udhëtarët, sipas paralajmërimeve, do të mundet që të shfrytëzojnë kombinime të ndryshme të biletave për kartelat e jopersonalizuara elektronike, do të munden që kartelën ta…
Qytetarët e Shkupit, të cilët për destinacion i kanë lagjet e Çairit, Fushë Tophanës e Shutkës, ankohen se oraret e autobusëve 9, 19 dhe 20, të cilët transmetohen në treguesit elektronike që janë të vendosur në më shumë stacione të autobusëve, aspak nuk korrespondojnë me realitetin në praktikë, shkruan gazeta KOHA. Nevoja e qytetarëve për këto linja të autobusëve, të cilët për momentin funksione vetëm me ato private, ka ndikuar që shumë udhëtar të ankohen se gjatë javëve të fundit, në kushtet kur temperaturat shënuan ulje drastike, ata të presin një autobusë më tepër se gjysmë orë. Duke iu referuar…
Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot kthehen në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror përfundoi dje me dy ditë mësim shtesë (18 dhe 20 janar), sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të shmanget rreziku nga përhapja e gripit. Nga e hëna e ardhshme më 30 janar, do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjasë deri më 3 shkurt 2017.
Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski prej sot është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të marrë pjesë në forumin “Terrorizmi global dhe sajber kërcënimet”, nikoqir i të cilit do të jetë senatori Xhim Ajnhof. Në suaza të vizitës së punës ministri Jolevski do të realizojë takime bilaterale me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së, kongresmenë, senatorë, mes të cilëve edhe Ted Kruz, si dhe me përfaqësues të tink-tenk bashkësive me ndikim në Uashington.
Komunikacioni në vend zhvillohetnë kushte dimri, kurse korsitë janë kryesisht të lagështa, ndërkaq në vende-vende me prani dëbore, pas ndërhyrjes së ekipeve të ndërmarrjes publike ”Rrugët e Maqedonisë”. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Vëmendje të posaçme duhet të kenë automjetet që lëvizin nëpër gryka dhe ngushtica mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh
Moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën -10 gradë Celsius. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Paradite në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin deri -12 gradë, ndërsa më të lartat deri 5 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe temperaturë prej -6 deri 1 gradë Celsius.

