Author: Rilinda

Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp që t’i ndërrojë ambasadorët të cilët i ka emëruar administrata paraprake nuk ka të bëjë me asnjë diplomat amerikan të shërbimit në Ballkanin Perëndimor, sepse asnjëri prej tyre nuk është politikisht i emëruar, shkruan portali “European Western Balkans”. Me fjalë të tjera, ambasadorët e SHBA-së nga rajoni nuk do të kthehen në vend me dekret, por do të qëndrojnë deri në skadimin e mandatit, edhe pse pothuajse të gjithëve mandati iu përfundon nga fundi i këtij ose fillim të vitit të ardhshëm. Njëherit, Tramp që në muajin dhjetor, menjëherë pas zgjedhjes për president, u…

Lexo më Shumë

Së shpejti Aleanca për Shqiptarët nga një koalicion i tre partive politike pritet të shndërrohet në një grupacion të vetëm politik. LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit pritet të formalizojnë vendimet e tyre partiake për shkrirjen e tyre në një parti politike, e cila do të ketë lider Ziadin Selën, ndërsa baza e programit do jetë krijimi i Maqedonisë si shtet binacional. Siç mëson ALSAT, procedurat do të përshpejtohen këtyre ditëve, ndërsa qëllimi është që të ketë efikasitet në veprimin politik, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në të cilat kjo parti fitoi 3 deputetë, 2 nga LR PDSH,…

Lexo më Shumë

Në aksionin e policisë e cila është kryer mbrëmë në rajonin e Gostivarit, janë zbuluar pesë shtetase të huaja. Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, në objektin “Mexico Cyti” në Gostivar, pas mesnate janë zbuluar shtatë femra, të moshës 23 deri 38 vjeçare. Ata në lokale janë angazhuar për t’i zbavitur mysafirët si këngëtare dhe vallëtare, përcjell Telegrafi. Pas marrjes në pyetje është vërtetuar se dy kanë qenë shtetase të Maqedonisë, tre nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Pronari i lokalit R.B (43) dhe shtetase e Maqedonisë janë lëshuar, ndërsa shtetaset e huaja janë…

Lexo më Shumë

Ish deputetja e LSDM-së, Sollza Gërçeva, në një emision në TV21 deklaroi se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është bërë “patate e nxehtë” që sipas saj, politikanët do të duhet të pëballen prej tani. Sipas saj, çështja etnike ka qenë e panevojshme në fushatën zgjedhore dhe vetëm ka nxitur partitë politike kundër njëra-tjetrës, njofton Telegrafi Maqedoni. “Tani nuk mund askush të dalë në anë të kësaj platforme, ajo tani është një patate e nxehtë dhe në këtë situatë është shumë e rrezikshme. Tani duhet të dorëzohen inatet dhe të diskutohet për kërkesat e saj, në mënyrë që sa më…

Lexo më Shumë

Fshati Mateç i Komunës së Likovës, si edhe shumë fshatra dhe vendbanime tjera shqiotare, është në gjendje të mjerueshme, shkruan Fakte. Derisa në vendbanimet maqedonase qeveria lëshon në përdorim çerdhe moderne dhe parqe me hortikulturën më të re, aty ku banojnë shqiotarët haset mungesa e kushteve elementare për të jetuar, si uji i pijshëm, rrugë të kalueshme, kanalizim etj. Pas punimeve për vendosjen e disa gypave të kanalizimit në rrugën kryesore të Mateçit, qysh vitin e kaluar, ky aks po paraqet makth si për fshatarët e Mateçit ashtu edhe për të gjithë banorët e Karadakut, pasi kjo rrugë lidhë të…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Institucionit Revizor Shtetëror të Serbisë janë takuar me udhëheqësit e komunës së Preshevës, të cilët do të kontrollojnë për shpenzimet e parasë publike. Gjatë diskutimeve që zhvilluan në sallën e kuvendit komunal janë akorduar që revizori të fillojë kontrollimet për periudhën e vitit 2015/2016. Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës është shprehur se revizori do të kontrollojë shpenzimet e bëra në administratën dhe ndërmarrjet publike komunale. Këto janë hapat e parë të kryetarit Arifi për të sqaruar se a janë barë keqpërdorime gjatë qeverisjes së Ragmi Mustafës gjithashtu mbetet të shihet se a do të përfshihen dhe…

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike po shtrin terrenin, po merr dimensione të frikshme dhe po sfidon durimin e njerëzve që po përballen me ekzistencën transmeton Faktiditor.ch. Rrugët po mbushen secilën ditë me njerëz që kërkojnë të gjejnë shpëtimin duke lutur të tjerët t’u ndihmojnë .Papunësia e skajshme, varfëria që ka prekur sidomos familjet shqiptare kanë bërë që në arradhën e këtyre njërezve , në zona të frekuentuara të qyteteve të gjesh madje edhe gra shqiptare të shtyrë në moshë që kërkojnë lëmoshë gjithandej. Rasti më i fundit është një familje nga Hasanbegu, më saktë një nënë e fëmojëve që kërkont’i shpëtojë nga mjerimi…

Lexo më Shumë

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, mbrëmë në një emision në 24Vesti deklaroi se BDI-ja do të diskutojë në selinë e saj se a do t’ia jap nënshkrimet Zaevit që ta fitojë mandatin. Ai deklaroi se së pari pritet propozimi i Qeverisë, ligji për përdorminin e gjuhës shqipe dhe ndarja e funksioneve. “Materialet që BDI i kërkon nga LSDM-ja kanë të bëjnë me shumë punë. E para është pjesë e harmonizimit të qëndrimeve politike rreth shumë situatave në vend, raportit të Pribes, PSP, Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe shumë çështjeve tjera që Qeveria duhet t’i shqyrtojë në…

Lexo më Shumë

Pasi dje kërkuan kohë që “në mënyrë shtesë të kontrollojnë” çfarë probleme i krijon Republikës së Maqedonisë greva e fermerëve grekë, nga Komisioni Evropian sot në mëngjes njoftuan se “ka diçka” në kufirin Maqedoni-Greqi, i cili gjatë këtyre ditëve është e mbyllur për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Zëdhënësja e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, për dallim nga kolegia e saj, Lucija Kude, e cila dje tha se “KE-ja ka informacione nga autoritete greke dhe bullgare për probleme në kufijtë e tyre”, sot me qëndrim se “Brukseli e ndjek situatën” dhe me problemin në kufirin jugor të Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor Islam bëri hapjen e muzeut të Muhamedit a.s. në Çifte Hamam në Shkup, muze ky i cili paraqitet për të parën herë në Maqedoni. Hapja e muzeut filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafizi i mirënjohur Xhemail Nuhiju. “Është kënaqësi që Forumi Rinor Islam për herë të parë në Republikën e Maqedonisë po sjell një muze të tillë. Mundohemi që para opinionit tonë të shpalosim më afër jetën dhe veprën e më të dashurit tonë Muhamedit a.s., njeriut i cili me të vërtetë dha shumë për njerëzimin. Kjo formë në bashkëpunim me profesorin e nderuar Esmir…

Lexo më Shumë

Ndryshe nga apelet e një dite më parë për përshpejtim të procesit të formimit të Qeverisë së re, duket që kjo do të marrë më shumë kohë. Këtë e bëri të ditur komisari evropian për zgjerim Johanes Han i cili pas takimeve të një dite më parë me krerët e partive politike deklaroi se cilësia e marrëveshjes për qeverinë e re është më e rëndësishme se sa shpejtësia e krijimit të ekzektutivit. Me sa duket, kjo do të marrë pak kohë. Partitë duhet të negociojnë dhe duhet të marrin vendim në interes të vendit, të qytetarëve, të perspektivës evropiane dhe…

Lexo më Shumë

Të shtunën në Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, ku do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së. Kuvendi qendror i PDSH-së do të caktojë edhe datën e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Burime partiake për Tv Koha thonë se në mbledhjet e deritanishme të degëve ku janë analizuar rezultatet zgjedhore, është refuzuar njëzëri pranimi i dorëheqjes së…

Lexo më Shumë