Author: Rilinda

OJQ “Zani” nga Kumanova thërret qytetarët e Kumanovës dhe jo vetëm, që më datë 15 shkurt ora 10:00 të mblidhen para Gjykatës Themelore në Kumanovë, kur edhe do të fillojë seanca për rastin e Almir Aliut. Nga kjo organizatë potencojnë se tubimi para gjykatës nuk do të jetë protestë por detyrë e të gjithë qytetarëve me qëllim që drejtësia për 4 vjeçarin Almir Aliu të ndahet sipas ligjit dhe agresori të merr dënimin e merituar, njofton Alsat-M. Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç natën e 25 qershorit 2016. Në seancën e…

Lexo më Shumë

Analisti politik, Xhelal Neziri shkruan se BDI-ja kohët e fundit po sillet pa kontroll, pasi që e ka marr lajmin se prindërit nuk po e lejojnë të martohet me të dashurën e tij, por se po e fejojnë me dikë tjetër. “Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, BDI bën një PR (marketing politik) që nuk do t’i sjellë rritje rejtingu, por përkundrazi – do ta fundosë edhe më shumë. Tendenca për të luajtur destruktivin politik mund të shërbejë vetëm për të kënaqur egon e dy-tre personave të prekur nga përgjimet, por assesi të perceptohet si e mirë e përgjithshme. Nëse kësaj…

Lexo më Shumë

Materialet e shkruara që Ali Ahmeti i kërkon nga Zoran Zaevi janë gati dhe së shpejti do të dorëzohen në BDI, thonë për Alsat-M burime në LSDM. Tani për tani, nuk specifikohet përmbajtja e tyre. Socialdemokratët besojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për partinë e Ahmetit – pasi presin që t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marr mandatin për të formuar qeverinë. Paralelisht, grupet punuese të të dyja partive diskutojnë për detajet. Burime nga BDI për Alsat – M thonë se pavarësisht mesazheve kërcënuese të Gruevskit ndaj Ahmetit, ata kanë zhvilluar sërish takim ditët…

Lexo më Shumë

Partitë politike ende nuk kanë arritur të vendosin lidhur me koalicionin e ardhshëm qeveritar, në veçanti partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga BDI-ja varet nëse Qeveria do të drejtohet nga Lidhja Social-Demokrate, me të cilën po negocion, apo nga VMRO-ja me të cilën sërish e ka lënë të hapur mundësinë pavarësisht dështimit të bisedimeve, shkruan REL. Si mundësi për dalje nga situata shihet edhe formimi i një koalicioni me bazë të gjerë siç rekomandoi komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, pas takimeve që pati të premten në Shkup me liderët e partive politike. Por, një variant të tillë…

Lexo më Shumë

Maqedonia do të fitojë autostrada bashkëkohore të sigurta evropiane. Këtë do ta mundësojë qeveria e re përgjegjëse e qytetarëve të Maqedonisë, theksohet në reagimin me shkrim të LSDM-së ndaj konferencës së sotme për media të Bojan Stojanovskit nga VMRO-DPMNE. “Qytetarët e dinë se në Planin për jetë, LSDM-ja u zotua për investime prej 600 milionë euro në dy vitet e para për ndërtimin e rrugëve dhe kjo është një nga shkaqet pse shumica më e madhe e qytetarëve zgjodhën ndryshime. Dëgjuan qytetarët nga projekti ‘E vërteta për Maqedoninë’ si personalisht Gruevski me Janakieskin kanë dakorduar provizion kriminel prej 25 milionë…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesues me OSBE-në për vitin 2017, Sebastian Kurz nesër do të qëndron për vizitë pune në Maqedoni ku do të takohet me homologun e tij, Nikola Poposkin. Sipas agjendës, e publikuar nga MPJ, Poposki dhe Kurz nesër në ora 13:30 do të vizitojnë kuotën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevgjeli, që është një prej pikave të rutës ballkanike të emigrantëve. Në ora 17:50 planifikohet takim mes dy ministrave të jashtëm ndërsa 20 minuta më vonë gjegjësisht më 18:10 është caktuar konferencë shtypi. Austria më 1 janar të këtij viti mori kryesimin njëvjeçar…

Lexo më Shumë

Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp që t’i ndërrojë ambasadorët të cilët i ka emëruar administrata paraprake nuk ka të bëjë me asnjë diplomat amerikan të shërbimit në Ballkanin Perëndimor, sepse asnjëri prej tyre nuk është politikisht i emëruar, shkruan portali “European Western Balkans”. Me fjalë të tjera, ambasadorët e SHBA-së nga rajoni nuk do të kthehen në vend me dekret, por do të qëndrojnë deri në skadimin e mandatit, edhe pse pothuajse të gjithëve mandati iu përfundon nga fundi i këtij ose fillim të vitit të ardhshëm. Njëherit, Tramp që në muajin dhjetor, menjëherë pas zgjedhjes për president, u…

Lexo më Shumë

Së shpejti Aleanca për Shqiptarët nga një koalicion i tre partive politike pritet të shndërrohet në një grupacion të vetëm politik. LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit pritet të formalizojnë vendimet e tyre partiake për shkrirjen e tyre në një parti politike, e cila do të ketë lider Ziadin Selën, ndërsa baza e programit do jetë krijimi i Maqedonisë si shtet binacional. Siç mëson ALSAT, procedurat do të përshpejtohen këtyre ditëve, ndërsa qëllimi është që të ketë efikasitet në veprimin politik, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në të cilat kjo parti fitoi 3 deputetë, 2 nga LR PDSH,…

Lexo më Shumë

Në aksionin e policisë e cila është kryer mbrëmë në rajonin e Gostivarit, janë zbuluar pesë shtetase të huaja. Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, në objektin “Mexico Cyti” në Gostivar, pas mesnate janë zbuluar shtatë femra, të moshës 23 deri 38 vjeçare. Ata në lokale janë angazhuar për t’i zbavitur mysafirët si këngëtare dhe vallëtare, përcjell Telegrafi. Pas marrjes në pyetje është vërtetuar se dy kanë qenë shtetase të Maqedonisë, tre nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Pronari i lokalit R.B (43) dhe shtetase e Maqedonisë janë lëshuar, ndërsa shtetaset e huaja janë…

Lexo më Shumë

Ish deputetja e LSDM-së, Sollza Gërçeva, në një emision në TV21 deklaroi se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është bërë “patate e nxehtë” që sipas saj, politikanët do të duhet të pëballen prej tani. Sipas saj, çështja etnike ka qenë e panevojshme në fushatën zgjedhore dhe vetëm ka nxitur partitë politike kundër njëra-tjetrës, njofton Telegrafi Maqedoni. “Tani nuk mund askush të dalë në anë të kësaj platforme, ajo tani është një patate e nxehtë dhe në këtë situatë është shumë e rrezikshme. Tani duhet të dorëzohen inatet dhe të diskutohet për kërkesat e saj, në mënyrë që sa më…

Lexo më Shumë

Fshati Mateç i Komunës së Likovës, si edhe shumë fshatra dhe vendbanime tjera shqiotare, është në gjendje të mjerueshme, shkruan Fakte. Derisa në vendbanimet maqedonase qeveria lëshon në përdorim çerdhe moderne dhe parqe me hortikulturën më të re, aty ku banojnë shqiotarët haset mungesa e kushteve elementare për të jetuar, si uji i pijshëm, rrugë të kalueshme, kanalizim etj. Pas punimeve për vendosjen e disa gypave të kanalizimit në rrugën kryesore të Mateçit, qysh vitin e kaluar, ky aks po paraqet makth si për fshatarët e Mateçit ashtu edhe për të gjithë banorët e Karadakut, pasi kjo rrugë lidhë të…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Institucionit Revizor Shtetëror të Serbisë janë takuar me udhëheqësit e komunës së Preshevës, të cilët do të kontrollojnë për shpenzimet e parasë publike. Gjatë diskutimeve që zhvilluan në sallën e kuvendit komunal janë akorduar që revizori të fillojë kontrollimet për periudhën e vitit 2015/2016. Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës është shprehur se revizori do të kontrollojë shpenzimet e bëra në administratën dhe ndërmarrjet publike komunale. Këto janë hapat e parë të kryetarit Arifi për të sqaruar se a janë barë keqpërdorime gjatë qeverisjes së Ragmi Mustafës gjithashtu mbetet të shihet se a do të përfshihen dhe…

Lexo më Shumë