OJQ “Zani” nga Kumanova thërret qytetarët e Kumanovës dhe jo vetëm, që më datë 15 shkurt ora 10:00 të mblidhen para Gjykatës Themelore në Kumanovë, kur edhe do të fillojë seanca për rastin e Almir Aliut. Nga kjo organizatë potencojnë se tubimi para gjykatës nuk do të jetë protestë por detyrë e të gjithë qytetarëve me qëllim që drejtësia për 4 vjeçarin Almir Aliu të ndahet sipas ligjit dhe agresori të merr dënimin e merituar, njofton Alsat-M.
Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç natën e 25 qershorit 2016. Në seancën e 15 shkurtit, përveç të akuzuarit për vrasje Boban Iliç, para trupit gjykues do të dalin edhe 3 të akuzuarit për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliun.
Data 24.08.2026
Aktuale
- VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…
- Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll
- QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
- Jotova për bullgarët në Maqedoni: Nuk do të heqim dorë nga ju, do t’i mbrojmë të drejtat tuaja
- Sot fillon gjykimi për Artan Grubin
- Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës/ Konçesionari kërkon masë sigurie për zgjidhjen e kontratës
- Dita e 86-të e protestave/ Shqiptarët sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës
- Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person



