Author: Rilinda

Të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, të cilët kanë borxhe në faturat e ujit, do të mund t’i paguajnë të njëjtat pa asnjë kamatë. Borxhet e prapambetura do të mund të paguhen në këste, që do të variojnë në varësi të shumës së përgjithshme të borxhit. Oferta zgjat për vetëm 90 ditë. “Mundësia për të paguar borxhet pa kamatë është me kohëzgjatje të caktuar, me një afat prej 90 ditësh, dhe varet nga sasia e borxhit dhe shpenzimet. Personat fizikë mund të paguajnë borxhin në 4, 6, 8, 10 apo 12 këste, varësisht nga shuma…

Lexo më Shumë

Heshtje në Gjykatën kushtetuese për vendimit të Gjykatës evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, që gazetarët janë përjashtuar nga Parlamenti në mënyrë jo të ligjshme më 24 dhjetor 2012. Më 16 prill 2014 Gjykata kushtetuese duke u thirrur në rregullat, solli vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të cilat zbatohen në lirinë e shprehjes së lirë publike, e bërë nga gjashtë gazetarët të cilët më 24 dhjetor 2012 ishin pjesë e galerisë së mbushur me gazetarë dhe kameramanë të cilët sigurimi i përjashtoi dhe nuk i lejoi që ta ndjekin seancën…

Lexo më Shumë

Ministri i ambientit jetësor, Bashkim Ameti pohon se Maqedonia nuk do t’i humb 2 milionë euro e fondeve IPA për ambientin jetësor. Ameti, i cili vazhdimisht fshihet nga kamera e Alsat-M dhe i cili përgjigjet vetëm me shkrim, pohon se këto mjete nga fondet evropiane që nuk i fituam për shkak të tejkalimit të afateve për evaluimin e analizave për stacione e filtrimit në Dibër, Gostivar dhe Kavadar, do të ridestinohen për projekt të njëjtë, por në Kërçovë, transmeton Alsat M.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare, do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, të shtunën në mesditë në Tetovë. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qëndrore të PDSH-së. Pas diskutimit të raportiti dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njejti, do të merret edhe vendimi dhe do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Lexo më Shumë

Gazetari provokues Sashe Ivanovski i pyetur për se cili është qëndrimi i tij për dygjuhësinë shkruan: “Patjetër duhet të pranoj se edhe në radhët opozitare ka fanatikë nacionalistë që tremben nga shqiptarët dhe i urrejnë ata. Qëndrimi im për këtë çështje është shumë i qartë: Nuk ma ndinë …. se kush dhe ku si flet!!! Dua që të gjithë ta duan vendin dhe ta ndjejnë si atdhe të tyre. Nëse duan të flasin gjuhën e tyre amtare, le ta flasin, Në aspekt teknik është vështirë që të zbatohet kjo për të gjithë, por ata le ta flasin gjuhën e tyre…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ndyshueshëm dhe me mjegull të dobët. Në pjesën perëndimore dhe juglindore gjatë mëngjesit do të ketë të reshura vogla të shiut. Pritet që masa e mjegullave gjatë ditës të ulet, ndërkaq temperaturat e mëngjesit të bien. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më 10 gradë celsius. Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri më 9 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Kuvendin e Maqedonisë, tha se pret materiale të dokumentuara nga LSDM që të thirr takim me Kryesinë Qendrore dhe të vendosin për hapat e mëtutjeshëm. Në lidhje me Platformën Shqiptare ai theksoi se mediat e kanë transmetuar gabimisht dhe se ajo ka qenë vetëm deklaratë e partive politike shqiptare në të cilën nuk ka pasur plan për Shqipëri të Madhe ose për ndryshime etnike. “Me VMRO-në ashtu siç bisedohet edhe me LSDM-në, BDI ka bërë bisedime, me VMRO-në ka qenë 10 vjet në Qeverisje…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me eurokomesarin, Johanes Han, tha se eurokomesari ka kërkuar sa më shpejtë të formohet Qeveria. “Fjala është fjalë. Edhe nëse thuhet me gojë, por edhe nëse shkruhet. Do ia japim materialet BDI-së, do të bëjmë gjithçka që të mbarojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për formimin e Qeverisë. Por, dua të rikujtoj se kur ka negociuar me VMRO-DPMNE-në, ai Gruevskit asgjë nuk i ka kërkuar me shkrim. Ne nuk ikim nga platforma, disa herë kemi potencuar se kemi aspekt pozitiv për platformën, pasi është sfidë për diçka që për një pjesë të qytetarëve…

Lexo më Shumë

Mbetja e BDI-së në opozitë ndihmon VMRO-DPMNE-në që të realizojë skenarin për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Njohësit e çështjeve politike i kanë quajtur të pa sinqerta paralajmërimet e Ahmetit se mund të mos bëhet pjesë e qeverisë së re për të ti hapur rrugë zbardhjes së të vërtetës për të. Ata vlerësojnë se shqiptarët ndëshkuan Ahmetin në zgjedhje pikërisht për shkak të koalicionimit me Gruevskin. Shkuarja e BDI-së në opozitë me këto numra ia mundëson VMRO-së realizimin e skenarëve për përsëritje të zgjedhjeve për të marrë një numër më të madh të deputetëve dhe për të…

Lexo më Shumë

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha të enjten në Shkup se ‘politikanëve të Maqedonisë nuk iu ka sjellë një sugjerim konkret për formimin e Qeverisë’. Ai tha se megjithatë “është e domosdoshme që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e vendit dhe drejtuesit e partive politike parlamentare të tregohen të përgjegjshëm”. “Jam këtu që t’i dëgjoj politikanët. Më herët nuk kam pasur takime për këtë çështje. Nuk do t’i jap këshilla asnjërës parti se si të veprojë në të ardhmen. Por që të gjithë duhet ta dinë se janë përgjegjës për vendimet që do t’i marrin”,…

Lexo më Shumë

Prokuroria speciale ka ftuar në pyetje të paktën 200 persona nga Ohri. Burime brenda PSP-së bëjnë të ditur se të ftuarit janë të punësuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër të cilët më parë kanë qenë në funksione udhëheqëse, në pikat rajonale të ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore të cilat funksionojnë në Ohër. Në Prokurorinë Speciale janë ftuar në pyetje edhe disa funksionarë tjerë të VMRO-DPMNE-së të cilët asnjëherë nuk kanë qenë në funksione ekzekutive.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Kumanovës ka caktuar përfundimisht për më 15 shkurt seancën për rastin e Almir Aliut i cili humbi jetë vitin e kaluar si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç. Sipas avokatit të familjes Aliu, rasti duhet të merr epilog që në seancën e parë gjyqësore. Sipas meje kemi një pamje kristale të veprës penale që ka kryer i akuzuari dhe çfarëdo strategjie që i akuzuari do të përdorë, konsideroj se gjyqi do ta ketë parasysh mënyrën se si e ka kryer i akuzuari veprën penale – deklalroi Asmir Alispajiç, Avokat. Gjykatëse e lëndës është…

Lexo më Shumë