Komisioni Evropian shkurtoi dy milionë euro nga fondet evropiane të destinuara për financimin e projekteve në nivel lokal në Maqedoni, mëson Alsat – M. Bëhet fjalë për para që duhet të përdoren për studime, për përpunimin e projekteve të stacioneve të filtrimit dhe projekte të tjera investimi në komunat Kavadar, Gostivar dhe Dibër. Sipas burimeve të Alsat M, Brukseli i ka shkurtuar paratë për shkak të shkeljes së afateve për evaluim. Sipas informacioneve, afati i fundit për përgatitjen e studimeve ishte 25 prill 2016. Alsat – M kërkoi qëndrim nga Ministria e Ekologjisë, për arsyen e shkurtimit të fondeve dhe…
Author: Rilinda
Komuna e Tetovës edhe sot ka qenë në shënjestër të inspektoratit. Për dallim nga ai i para dy javëve, sot në komunën e Tetovës me paralajmërim ka qëndruar inspektorati për urbanizëm, për të kontrolluar lëndët që kanë të bëjnë me urbanizmin. Inspektorët kanë shmangur tentativat e mediave për të mësuar qëllimin e inspektimeve të shtuara në komunën e Tetovës, madje duke thënë se nuk ka kryer kontrolle, njofton alsat. Nga ana tjetër, drejtuesit e Komunës së Tetovës kanë komentuar me ironi kontrollet e shtuara duke thënë se përshëndesin faktin që pikërisht në këtë periudhë kohore, kemi tendencë të shtimit të…
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq hedh poshtë mundësinë e kërkim faljes për Maqedoninë, pas polemikave me Shkupin zyrtar rreth njohjes së emrit kushtetues të Maqedonisë. Daçiq ka thënë madje se serbët “janë budalla” pse e njohën “Republikën e Maqedonisë” dhe ngatërruan raportet me Greqinë, kurse Shkupi zyrtar i shkon për shtati tërë kohën Kosovës, për të cilën Serbia ka pretendime territoriale! “Sic e dini, ne [v.j. Serbia] e kemi njohur atë, sipas emërtimit, Republika e Maqedonisë. Ndërsa a ishte Maqedonia, korrekte në raport me ne, kjo është çështje e raporteve tona bilaterale. Edhe unë qartë e kam thënë, isha…
Sot mbushen dy vjet që kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, filloi me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve shtetëror, të njohura në opinioni si “bombat”. Bomba e parë “shpërtheu” më 9 shkurt të vitit 2015. Dy dytë më vonë për rastin u prononcua kreu i BDI-së ndërsa pas pesë ditëve me qëndrim doli edhe kryeministri i atëhershëm dhe lideri i tanishëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Gjatë tre muajve në vazhdim opozita publikoi gjithsej 38 “bomba” dhe secila prej tyre e shndërruar në kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Publike. Kundër Nikolla Gruevskit, ish shefit të Policisë Sekrete,…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka realizuar një takim me ambasadorin francez, Kristijan Timonie. Pas këtij takimi kjo parti ka publikuar komunikatë me detajet e bisedimeve, ku ka thënë se negociatat për koalicion me BDI-në dështuan jo vetëm për shkak të kërkesave etnike, por edhe për shkak të analizave të tyre për zgjedhjet lokale. Në takim, mes tjerash nga VMRO-DPMNE u theksua se BDI në negociatat për koalicionim udhëhiqet nga analizat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e kaluara lokale ishte sfidë serioze që BDI të fitojë në disa komuna për ta strategjike dhe mirë na kujtohet roli i…
Në Shkup sot u mbajt mbledhje e ministrave të energjetikës të vendeve nga Ballkani Perëndimor të përfshira në “Procesin e Berlinit” në të cilin nikoqir është zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ndërsa ka marrë pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han. Temë kryesore e mbledhjes, e cila mbahet pas samitit në Paris, ndërsa para atij në Trieste, ka qenë progresi në reformat energjetike në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe arritjet e pritura deri në Samitin e ardhshëm. Ashtu siç kumtoi kabineti i zëvendëskryeministrit, Peshevski në hapjen e mbledhjes ka theksuar se Qeveria e…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndet vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për rastin “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë”, lidhur me ngjarjet e 24 Dhjetorit të viti 2012 kur gazetarët dhunshëm qenë dëbuar nga galeria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. “Vendimi i Gjykatës Evropiane konstaton shkeljen e dy të drejtave të garantuara me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut edhe atë: Të drejtën e lirisë së fjalës i nenit 10 dhe e drejta për gjykim të drejtë i nenit 6 të Konventës. Ky vendim është i pari i Gjykatës Evropiane ku konstatohet…
Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut deklaroi se Prokuroria Publike në mënyrë jo-efikase dhe jo-transparente e zhvillon hetimin për rastin e Tamara Dimovkës, njofton Portalb. Nga KH-ja më 19 shkurt të vitit 2015 deri te Prokuroria Publike kanë dorëzuar paraqitje kundër personat përgjegjës për punë të pandërgjegjshme në detyrë zyrtare, ndërkaq ende nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje. Nëna e Tamarës, Zhaklina DImovska dhe KH-ja kanë dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria e Lartë e shtetit në Shkup, deri te Prokurori Publik i Maqedonisë dhe Këshilli i Prokurorëve Publik që të kryhet mbikëqyrja e Prokurorisë Publike për t’u konstatuar…
Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, sot në Shkup, në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, do të takohet me liderët e partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës Bilall Kasami dhe me Zeadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve. Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Shefi i Delegacionit të BE-së në…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me rreshje të kohë pas kohshme të shiut gjatë mbrëmjes. Në viset malore reshje të borës, ndërsa do të ketë edhe bubullima. Do të fryejë erë e lehtë në drejtim të juglindjes. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej o deri 2 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 9 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 10 gradë celcius.
Në emisionin ‘Komiteti’ – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, shkrimtari Kim Mehmeti ka folur për krerët e shteteve shqiptare. Ai ka komentuar paraqitjen politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe ka treguar nëse ai ka pasur sukses në drejtimin e Qeverisë shqiptare. Mehmeti ka folur për profesionin e kryeministrit Rama, para se ai të drejtonte Qeverinë. Ai ka treguar pse, sipas tij, Rama asnjëherë nuk do të mund të ishte një udhëheqës i mirë . Opinionin e shkrimtarit mund ta ndiqni më poshtë: https://www.youtube.com/watch?time_continue=2400&v=Ecm42-W1xJg
Në emisionin ‘Komiteti’ – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, shkrimtari Kim Mehmeti ka folur për krerët e shteteve shqiptare. Ai ka komentuar Hashim Thaçin në pozitën e Presidentit të Kosovës, i cili, sipas Mehmetit, ngatërron vlerat perëndimore. Mehmeti ka folur për marrëdhëniet e Presidentit Thaçi me liderët e Perëndimit dhe personalitet të rëndësishme botërore si Papa Françesku. Më poshtë mund ta dëgjoni opinionin e plotë të shkrimtarit: https://www.youtube.com/watch?time_continue=3540&v=Ecm42-W1xJg

