Komisioni Evropian shkurtoi dy milionë euro nga fondet evropiane të destinuara për financimin e projekteve në nivel lokal në Maqedoni, mëson Alsat – M. Bëhet fjalë për para që duhet të përdoren për studime, për përpunimin e projekteve të stacioneve të filtrimit dhe projekte të tjera investimi në komunat Kavadar, Gostivar dhe Dibër. Sipas burimeve të Alsat M, Brukseli i ka shkurtuar paratë për shkak të shkeljes së afateve për evaluim. Sipas informacioneve, afati i fundit për përgatitjen e studimeve ishte 25 prill 2016. Alsat – M kërkoi qëndrim nga Ministria e Ekologjisë, për arsyen e shkurtimit të fondeve dhe nëse ministria ka njohuri për zhvillimin e projekteve në zyrat e saj në komunat e përmendura. Deri në fillim të lajmeve nuk morëm asnjë përgjigje. Vetëm Ministri i ekologjisë Bashkim Ameti në një bisedë të shkurtër telefonike për Alsat-M, tha se kishte njohuri mbi gjendjen, por nuk ka konfirmim zyrtar për shkurtimin e parave.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Dita e 86-të e protestave/ Shqiptarët sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës
- Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person
- Gati 32% të shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë


