Author: Rilinda

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka thënë në një intervistë të tij në TV Nova se nuk mund të pranojë kërkesat e shqiptarëve dhe platformën e tyre. Gruevski ka shtuar se nuk mund të ketë as dygjuhësi në Maqedoni – maqedonase dhe shqipe – pasi, sipas tij në Maqedoni vetëm 25 për qind e popullatës janë shqiptarë. “I thash BDI-së se nuk ka asnjë logjikë të ketë dygjuhësi në një vend ku shqiptarët janë 25% ndërsa maqedonasit 65%. Kjo është e dëmshme dhe shqiptarët nuk fitojnë asgjë”, ka thënë ai. “Shqiptarët jetojnë në pjesën perëndimore dhe kanë të drejtë ta…

Lexo më Shumë

Një fëmijë dhjetëvjeçar është sulmuar dhe grabitur mbrëmë në rr. “Divizioni i 50-të” në Shkup. Siç kumtoi MPB-ja, A.P. (44) nga Shkupi në Stacionin policor Qendër ka denoncuar se dje pasdite rreth orës 17 në rr. “Divizioni i 50-të”, një person tani për tani i panjohur e ka sulmuar djalin e tij 10-vjeçar dhe ia ka marrë çantën e tij sportive, ku ka pasur celular dhe çelës nga banesa. Siç informoi MPB-ja, po ndërmerren masa për gjetjen e autorit.

Lexo më Shumë

Edhe gjysmë vjetori parë i këtij viti shkollor i gjeti të pa zyrtarizuar emrat e shkollave “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali” në Çair. Nuk përjashtohet mundësia që edhe viti shkollor të mbyllet pa zgjidhjen e këtij problemi disa vjeçar, shkruan Alsat-M. Ministria e Arsimit ka shtuar numrin e arsyeve përse nuk janë zyrtarizuar emrat. Pavarësisht se çështja e emrave të shkollave në Çair daton që para krizës politike, ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu thotë se kriza politike dhe formimi i Qeverisë se re ka lënë pezull përfundimin e kësaj çështje. Ndërsa dhe këmbëngul se emrat e shkollave duhet zyrtarizuar, por…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të këmbëngul se akoma nuk ka hequr dorë nga pesë e opsionet e saj midis të cilave vazhdon të jetë edhe koalicionimi eventual me VMRO-DPMNE-në. “Kryetari Ahmeti mban kontakt me të gjitha partitë politike, ende mbesin të gjitha 5 opsionet e hapura për shkak se kemi vlerësuar se ka qenë e pamjaftueshme oferta e parë dhe nuk e dimë sa do të jetë e mjaftueshme oferta e dytë prandaj të gjitha opsionet mbeten të hapura përcaktimi do të jetë në bazë të asaj se a do të kënaqen kërkesat e BDI-së për realizimin e platformës…

Lexo më Shumë

“Problemet lidhur me administratën e Gruevskit, presionet që bëhen mbi votuesit në zgjedhje, burgosja e kundërshtarëve, kritika kundër OJQ-vë, situata në të cilën BDI nuk dëshiron të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në dhe kërkesat e shqiptarëve për zyrtarizim të gjuhës shqipe në Maqedoni së bashku me veton e Greqisë për emrin – japin një pasqyrë të qartë se gjendje është pa shumë shpresa”, deklaroi profesori dhe njohësi i mirë i Ballkanit, John Lampe. Ai gjithashtu theksoi se afrimi në mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, përbën një hap tepër të guximshëm për çka Lampe foli në aspektin pozitiv, kurse Bosnjën, Kosovën dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LR PDSH-së, doktori Arben Taravari në një status të tij në facebook ka pyet LSDM-në se në zgjedhjet lokale të këtij viti që duhet mbahen në prill, se a do të nxjerr kandidat shqiptarë për kryetar komunash në Ohër Manastir, Krushevë, Shkup. “Për ta dëshmuar orientimin qytetar, LSDM-ja në këto zgjedhje duhet të kandidon Shqiptar për kryetar komunash në Ohër, Manastir, Krushevë, Shkup. Nëse ja del të bind antarsinë e vet që duhet përkrahur dhe votuar masovikisht kandidat të tillë, atëhere padyshim që jemi rrugës së drejtë.”, ka shkruar Taravari./ina

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot njoftoi se nevojitet proces i desoroizimit të mediave të Maqedonisë, duke i sqaruar pohimet se “LSDM/Soros dëshirojnë t’i frikësojnë dhe shkatërrojnë mediat ndaj të cilave nuk kanë kontroll”. “LSDM/Soros veprojnë me ultimatum ndaj mediave: ose do të jeni me ne ose do të bëjmë çmos që t’u largojmë nga harta. LSDM-ja dhe Sorosi në mënyrë aktive luftojnë kundër çdo mendimi të ndryshim se i tyre. Për këtë, krimineli i aboluar Zoran Zaev për armiq të tij politikë i quajti disa televizione kombëtare dhe gazeta”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Sindikata sorosoide e gazetarëve, qëndron në kumtesë, pranoi se…

Lexo më Shumë

ryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi për herë të parë ka folur publikisht për platformë e parive politike shqiptare të nënshkruar në Tiranë. Ai thotë se për PDSH-në kjo platformë nuk është dhe nuk do të jetë asnjëher e pranuar. “Lartë platformës shqiptare ka dy premisa që tregon se ajo nuk është shqiptare, ‘Ustavot na R.Makedonija’ dhe Marrëveshja e Ohrit e gjithë kjo është bë që të eliminohet shtylla bazë e platformës së PDSH-së që është vendimmarrja me konsenzus të plotë dhe parlamenti dy dhomësh. Më pastaj çështjet tjera janë tërësisht të lehta, kjo platformë që e quajn…

Lexo më Shumë

Ri-premtimi i projekteve të ngjashme vite me radhë nga ana e autoriteteve qeverisëse të Maqedonisë nuk ka të ndalur. Projekti për ndërtimin e autostradës së re Kërçovë – Ohër edhe pse filloi në vitin 2014, nuk arrin të marrë të mbarën, ende mbetet në fazën fillestare, shkruan Vërtetmatësi. Më poshtë mund të lexoni kronologjinë e premtimeve për këtë projekt dhe çfarë është bërë deri më tani. Punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër kanë nisur më 22.02.2014 “Sot jemi dëshmitarë të realizimit të një projekti madhor respektivisht të fillimit të ndërtimit të autostradës e cila do të lidh Kërçovën, Strugën dhe…

Lexo më Shumë

Stevçe Jakimovski i cili ishte njëherë anëtar i opozitares LSDM, tani kryetar i partisë GROM-it dhe kryetar i Komunës së Karposhit, thotë se nëse partia e udhëhequr nga Zoran Zaev krijon Qeverinë e re së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim, do të ketë probleme serioze në Maqedoni. “Nëse LSDM-ja e formon Qeverinë, kjo do të thotë se nuk do të respektohet vullneti i qytetarëve. Mendoj se do të kemi probleme seioze. Në Maqedoni nuk do të zgjidhet kriza, por përkundrazi do të thellohet edhe më tej, sidomos nëse kemi parasysh se lideri i LSDM-së është i dyshuar për disa…

Lexo më Shumë

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni ende është i mbyllur për komunikacion. Vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për qarkullim. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 20 deri 30 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit. Sipas informacionit nga NP JASEN, aksi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes Jasenit nga 2 shkurti i vitit 2017 është me kalueshmëri të kufizuar. Në terminet e konfirmuara për qarkullim të njëanshëm, është lejuar lëvizja e vetëm automjeteve të lehta. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep –…

Lexo më Shumë

Vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit, për largimin nga qarkullimi i autobusëve publikë me numër 9 dhe 19, pritet të korrigjohet në seancën e radhës që do të mbahet më 16 shkurt, shkruan gazeta KOHA. Kaosi në transportin publik, i krijuar me largimin e këtyre dy linjave, ndoshta më të frekuentuara në qytetin e Shkupit, ka ndikuar që s’i rrallë herë deri më sot ,këshilltarët shqiptar në këtë institucionet t’i harmonizojnë qëndrimet e veta dhe të reagojnë njëzëri ndaj diskriminimit dhe padrejtësisë që u është bërë një pjesë të bukur të banorëve të kryeqytet, të cilët kryesisht jetojnë në…

Lexo më Shumë