Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta organizojë drekën tradicionale të punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë. Në takim do të marrin pjesë ambasadori i Republikës së Polonisë, Jacek Multanovski, ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Ramesh, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Martin Bezak dhe ambasadori i Hungarisë, Lasllo Ishtvan Duks.
Author: Rilinda
Sot vazhdon seanca gjykuese për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë. Do të dëgjohen dëshmitarët e palës mbrojtëse. Si që lajmëroi avokati Naser Raufi, më së paku 50 dëshmitarë do të jenë të ftuar në Seancat gjyqësore në vijim dhe në mesin e tyre do të ketë politikanë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Ndryshe, të enjten që shkoi, tre dëshmitarët Shaban Jashari, Murat Lutfiu dhe Viktor Denkovski nuk janë paraqitur në SPB-Kumanovë për t’u paraqitur në gjykatë dhe se të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e vendbanimit për t’u përgjigjur urdhrit për shoqërim policor deri në gjykatë.…
Ekspertët të Eurostatit do të realizojnë vlerësim partner të sistemit statistikor kombëtar të Maqedonisë. Nga sot e deri më datën 17 të këtij muaji do të vlerësohet Enti Shtetëror për Statistikë si koordinator i sistemit statistikor kombëtar dhe bartësit e autorizuar të përfshirë në zbatimin e hulumtimeve statistikore në shtet. Në përqëndrim të vlerësimit partner do të jenë analiza dhe vlerësimi i thellë i harmonizimit të sistemit statistikor të Maqedonisë me të gjithë 15 parimet e përmbajtura në Kodeksin për punë të statistikës evropiane. Qëllimi është që objektivisht të vlerësohet progresi në harmonizimin me Kodeksin, të konfirmohen fushat ku nevojitet…
Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se me fillimin e publikimit të bisedave të përgjuara dy vjet më parë, përkatësisht në shkurt të 2015-ës, opinioni mësoi shumë të vërteta, rreth kapjes së institucioneve të shtetit nga politika, shkruan REL. Analisti politik maqedonas, Mitko Gaxhovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se pas publikimit të bisedave të përgjuara nga ana liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, opinionit iu ofruan dëshmi për keqmenaxhimin e institucioneve nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit, për çka deri atëherë shumë pak flitej hapur për këtë gjë. Gaxhovski thotë se të ashtuquajturat 33…
Vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi ende është i mbyllur për qarkullim, ndërsa dy vendkalimet e tjera kufitare Mexhitlija në Manastir dhe Dojran janë të hapura, informon sot në mëngjes Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët nëpër shtet nuk ka ndalesa dhe qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strazhë.
Peticioni me 7882 nënshkrime, me të cilin kundërshtohet ndërtimi i “Rrotës panoramike” në lumin Vardar, u dorëzua në Qytetin e Shkupit. Siç dihet, ndërtimi i këtij objekti që është pjesë e projektit “Shkupi 2014” ka filluar qëmoti, por ka qytetarë që e kundërshtojnë me arsyetimin se ky projekt është i pakuptimtë në aspektin financiar dhe i rrezikshëm për qytetin. Peticioni është elektronik, ndërsa në të mund të nënshkruhen qytetarë nga e gjithë Maqedonia, transmeton Tv 21. Aneta Georgievska-Shajn e cila për momentin jeton dhe punon në Uashington, thotë se numri i nënshkrimeve vazhdon të rritet sepse peticioni akoma nuk është…
Për shkak të anëtarësimit në shtyllën e dytë pensionale, rreth 300 pensionistë do të kenë pension më të ulët. Problemi është se, kur janë anëtarësuar vullnetarisht, askush nuk u ka thënë se për shkak të stazhit të punës, gjegjësisht moshës, ata nuk do të kenë kohë të akumulojnë mjete të mjaftueshme. Ish drejtoresha e Agjencisë për Supervizion të sigurimit kapital financiar pensional Zorica Apostolloska për TV21 tha se ky problem mund të zgjidhet vetëm me një ligj të ri i cili do t’u mundësonte këtyre pensionistëve t’u kthehen paratë, nga shtylla e dytë në shtyllën e parë pensionale. Sipas saj,…
Rikthimi i Menduh Thaçit në kreun e PDSH-së deri në zgjedhjet lokale dhe vendimi për të mos thirrur Kongresin e partisë, për një pjesë të analistëve është hap i gabuar. Analisti Alajdin Demiri vlerëson se ky vendim do çojë në groposjen e PDSH-së në zgjedhjet vendore. Është tragjikomike, është një situatë DejaVu në PDSH. Nuk është hera e parë që paraqitet kjo situatë e tillë ku anëtarësia duhet ta lus kryetarin që të ngel në pozitë. Natyrisht kjo është një mënyrë e menaxhimit të politikës për arsye se deri tani sa herë i ka pasur ngushtë punët partia është paraqitur…
Reagime të shumta krijoi deklarata e liderit të VMDO-DPMNE-së Nikolla ruevski i cili në një intervistë për Tv Nova tha se në zgjedhje ka pasur ndikim ndaj hoxhallarëve që të shtyjnë banorët shqiptarë të votojnë LSDM-në, transmeton Tv 24. Përfaqësues të këshillave fetare gjithashtu edhe hoxhallarë të kontaktuar nga Tv 24 kanë porositur Gruevskin që të mos shpërndajë gënjeshtra dhe të pavërteta. Memeti Rajf i cili është nga këshilli fetar i Xhamisë në Haraçinë thotë se në këtë zonë të gjitha banorët kanë votuar sipas dëshirës personale, kurse deklaratën e Gruevskit e refuzon në tërësi dhe e cilëson si të…
Nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të Shkollës së mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë ankohen se autoritet lokale tregojnë mos interesim për sigurinë e tyre. Nuk marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës rrugore para shkollës, ndërsa çdo herë kur ka të reshura të shiut, uji i grumbulluar para godinës së shkollës u pamundëson hyrjen e tyre në të, transmeton Alsat M. Gjithashtu ata kërkojnë që në rrugë të vendosen pengesa dhe të përmirësohet gjendja me ndriçimin publik. Drejtori i shkollës thotë se edhe pse çdo vit bëhen kërkesa, të njëjtat nuk përfillen.
Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për vitin 2017 dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, deklaroi se “bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Austrisë, veçanërisht ai politik dhe ekonomik, tregon se Austria mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën e reformave dhe në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian (BE). Kurz falënderoi Maqedoninë për të cilën tha se me punën e saj në kufirin jugor ka ruajtur kufijtë e Austrisë, por edhe të vendeve…
Në Maqedoninë veriperëndimore gjendja me deponitë është alarmante. Në territorin e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës dhe disa komunave më të vogla, ka gjithsej 97 deponi, ndërsa 87 prej tyre janë të paligjshme. Madje edhe ato që janë të ligjshme janë nën të gjitha standardet. Ato duhet të kenë bazë deltine dhe ka kritere sesa duhet të jenë larg vendbanimeve. Duhet të ketë infrastrukturë të kompletuar. Kemi mbeturina të përziera, mbeturina komunale, plastikë, letër dhe xham. Gjatë vitit grumbullohen diku rreth 46 tonë ose 231 kilogram mbeturina për kokë banori – tha Marjana Llozanoska, drejtore e Qendrës për zhvillim të…

