Author: Rilinda

LSDM-ja në një kumtesë me shkrim paralajmëron se familjet me një prindër dhe prindërit beqarë do të marrin mbrojtje dhe kujdes nga shteti. “Në gjashtë muaj e parë të formimit të Qeverisë së re, ligjërisht do ta sigurojmë të drejtën e orarit fleksibil të punës për prindërit beqarë. Prindërit e vetëm tani janë të detyruar të marrin pushim mjekësor ose ditë nga pushimi nëse kanë detyrime rreth fëmijëve të tyre, sepse nuk ka kush t’u ndihmojë. Me orar fleksibil të punës ata më lehtë do t’i planifikojnë detyrimet e tyre të përditshme”, thonë nga LSDM-ja. Nga partia premtojnë se familjet…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës kanë dëshmuar familjarët e Irfan Lutfiut, një nga të akuzuarit për ngjarjen e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave, të cilët kanë hedhur poshtë akuzën për përfshirjen e tij në veprime luftarake, madje njëri nga dëshmitarët, Marçillo Stefanovski tha se Lutfiu më 8 maj në orët e mbrëmjes ka qenë në vendin e tij të punës si berber ku i ka ofruar shërbimet djalit të tij. Në seancën e sotme janë paraqitur edhe dëshmitarin për të akuzuarin tjetër Besnik Ajdini të cilët pohuar se i njëjti gjatë gjithë kohës…

Lexo më Shumë

Me rastin e shkrimeve të publikuara, si dhe për shkak të informimit objektiv dhe shmangies së spekulimeve, Prokuroria Themelore Publike – Shkup në kumtesën e sotme thekson se në lidhje me parregullsitë zgjedhore ka hapur procedurë që në vitin 2016. “PTHP Shkup në punë vepron në mënyrë joselektuese dhe jo të lidhur me veprimet e marra të organeve të tjera, e zhvillon procedurën pa publikuar të dhëna për vijimin e saj për të mos e shkelur sekretin që e siguron me ligj”, qëndron në kumtesë. Duke vepruar sipas kallëzimit penal të parashtruar nga institucioni kompetent, Prokuroria e Shkupit vitin e…

Lexo më Shumë

“BDI është në pritje të postës se çfarë do të na përgjigjet LSDM. Sigurisht që presim të pranohen kushtet tona pas negociatave intensive që kanë zhvilluar Grupet e punës. Pranimi i Platformës shqiptare do përmbyllë Marrëveshjen e Ohrit dhe do të nisë një fazë e re e ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët. Në të kundërtën, BDI ka opsione tjera në tavolinë, të kalojë në opozitë apo të shkojmë në zgjedhje të reja”, thotë Xhevat Ademi nga BDI Fatos RUSHITI Shkup, 13 shkurt – Dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Maqedonia ende s’ka Qeveri të re. Vazhdimisht ka kalkulime…

Lexo më Shumë

Në Bashkimin Demokratik për Integrim po zhvillohet debat brendapartiak se a janë për koalicion me LSDM-në, për zgjedhje të reja apo për koalicion me VMRO-DPMNE, në shtabin e socialdemokratëve shpresojnë se do ta marrin mandatin me nënshkrimet e deputetëve të BDI-së, pastaj do ta definojnë programin qeveritar, kurse VMRO-DPMNE nuk ka opcion tjetër përveç zgjedhjeve të reja. Në partinë e Nikolla Gruevskit tashmë bisedohet edhe për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – 14 ose 21 maj, shkruan portal MKD sipas burimeve të saja brenda VMRO-së. Lideri i VMRO-DPMNE, këto ditë disa herë e ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM) në Maqedoni, Idriz Sinani, thotë se vazhdimisht është duke u provokuar nga persona të panjohur në shtëpinë e tij. Katër herë me radhë dy persona me maska dhe e uniforma të zeza janë futur në oborrin e shtëpisë së tij, në momentet kur Sinani nuk ka qenë në shtëpi. “Njëri ka bë roje, kurse tjetri është futur në oborr, ku ka bë fotografime dhe incizime . Dy rastet e para kanë ndodhur në muajin prill të vitit të kaluar, kur unë kërkoja që të mos mbahen zgjedhje pa u krijuar…

Lexo më Shumë

Një analizë e rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese BIRN rrëfen rolin e presidentit Ivanov dhe lidhjet e tij me VMRO-në. Kur publiku pret që ai të reagojë, Ivanovi zhduket nga sytë. Kur bëhet fjalë për VMRO-në, ai është i gatshëm të shpërdorojë edhe autoritetin e tij, sikurse bëri edhe me faljen e politikanëve të lartë. Sipas analizës, lidhja e Ivanovit me VMRO-në u forcua në vitin 2004, kur ai iu përshtat linjave kritike me këtë parti, në kohën e ligjit për ndarjet territoriale, i cili i dha më shumë autonomi komunave me shumicë shqiptare, si dhe gjatë procesit gjyqësor ndaj…

Lexo më Shumë

Një propozim i dalë nga lideri i VMRO DPMNE-së, ish kryeministri Nikolla Gruevski për financimin nga ana e shtetit të organizatave joqeveritare ka nxitur reagime të shumta, deri në vlerësimin se menjë ide e tillë synohet heshtja e sektorit civil, shkruan REL. Deklarata e Gruevskit për një media maqedonase vjen në kohën e rritjes së përplasjeve mes partisë së tij dhe organizatave joqeveritare, të cilat sipas kreut të VMRO-së po punojnë kundër partisë së tij. Propozimi i tillë i VMRO-së, sipas komunikologut Sefer Tahiri është shprehje e nervozizmit të kësaj partie pas dështimit për formimin e qeverisë dhe në këtë…

Lexo më Shumë

Në një takim të zhvilluar në Komunën e Tetovës, Ambasadori i Republikës Franceze në Maqedoni, Christian THIMONIER njoftoi dhe njëkohësisht e uroi Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi për titullin Oficer i Urdhërit Kombëtar të Nderit (Officier dans l’ordre national du merite), të cilin i’a ndan qeveria Franceze përmes ambasadës së saj në Shkup. Në takimin e zhvilluar në Komunën e Tetovës u bisedua edhe për situatën e përgjithshme politike në vend, opsionet e mundshme për përmbyllje të krizës si dhe stabilizimi politik i vendit.

Lexo më Shumë

Festivali i filmit të Shkupit, në partneritet me Shoqatën për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me diversitet “Zogu i kaltër” nga Shkupi, këtë vit fillon me projektin inkluziv “Krijojmë së bashku”. Projekti implementohet me mbështetje nga Bashkimi Evropian, si pjesë e programit “Mbështetje të fëmijëve nga dhuna dhe përparimi i inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” dhe është bashkëfinancuar dhe zbatuar nga ana e UNICEF-it. I përfshin nxënësit nga shkollat fillore inkluzive nga Shkupi, Tetova dhe Strumica, të cilët do të flasin për problemet dhe nevojat e tyre, përmes punëtorive për fotografi, video-klip…

Lexo më Shumë