Kryeministri i Serbisë, njëherësh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (PPS), Aleksandar Vuçiç do të jetë kandidati i partisë së tij për postin e presidentit të shtetit, vendosi mbrëmë kryesia e partisë. Pas kësaj, Vuçiç tha se pavarësisht rezultatit në zgjedhjet presidenciale ai më nuk do të jetë kryeministër i vendit. “Kjo është ndoshta paraqitja ime e fundit e madhe në cilësi të kryeministrit, prandaj dëshiroj të flas për rezultatet e qeverisë. Pavarësisht nëse bëhem ose jo president i vendit, unë më nuk do të jem kryeministër i qeverisë”, tha Vuçiç në intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, ku tha se…
Author: Rilinda
Organizatat joqeveritare në bashkëpunim me institucionet shtetërore synojnë punësimin e të rinjve, të kategorive më të ndjeshme sociale, përmes trajnimeve dhe aftësimit të shkathtësive të caktuara, transmeton REL. Zoran Ilievski koordinator i projektit “Dera e hapur për të rinjtë nga rinjtë”nga organizata joqeveritare “Sega”, thotë se shumica e të rinjve kanë humbur besimin se çfarëdo trajnimi do t’u ndihmojë atyre që më lehtë të sigurojnë një vend pune. “Qëllimi kryesor është hartimi i një baze ku do të përfshihen të dhënat e të rinjve që kërkojnë punë, veçanërisht ata nga kategoritë më të ndjeshme, të cilët nuk kanë pasur mundësi…
Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e Lubisha Ivanovski – Xingo, ka ngritur iniciativë për formimin e një platforme të përbashkët maqedonase dhe i ka ftuar të gjithë partitë që t’i bashkëngjiten. Platforma, sipas tyre ka për qëllim që “t’i ruaj interesat nacionale maqedonase”. Prej atje nuk precizojnë se çfarë saktësisht do të kishte përmbajtur një dokument i tillë, megjithatë thonë se pikat të cilat do të vendosen “kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm dhe të sigurisë, ndërkaq të njëjtat duhet patjetër të pranohen”. Të parët që kanë dhënë mbështetje për një iniciativë janë partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE. Gruevski,…
Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimi Mexhitlia (Manastir) është i hapur për çfarëdo lloj të automjeteve, ndërsa Dojrani është i hapur vetëm për automjete të udhëtarëve, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë –…
LSDM në “Planin për jetë” u obligua për zbatim të masave afatgjate të cilat do ta ulin ndotjen enorme. Në mesin e masave më prioritare do të jetë gazifikimi i Shkupit dhe qyteteve të tjera, subvencionimi i burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe ngrohjes për qytetarët, subvencione për vendosje të filtrave tek ndotësit e mëdhenj dhe rritje të sipërfaqeve të gjelbra në qytete, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Qeveria e re e kryesuar nga LSDM, siç shtojnë, seriozisht do të merret me zgjidhjen e problemit me ndotjen ekstreme, e cila është rrezik për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Të dhënat e…
“Tek disa shqiptarë më shumë ndikuan emocionet dhe filluan të votojnë për LSDM-në duke u besuar gënjeshtrave dhe manipulimeve të saj. Si rezultat i kësaj, ata fituan një pjesë të votave shqiptare. Ndoshta 10 deri 15 mijë vota. Ndërkaq votat tjera të shqiptarëve ishin si pasojë e asaj që është punuar në terren nga fshati në fshati, nga hoxha në hoxhë”, tha Gruevski. Sipas Gruevskit, nga numri i përgjithshëm i votave shqiptare që LSDM-ja i fitoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 10 deri 15 mijë vota ranë pre e manipulimeve dhe e gënjeshtrave të LSDM-së.
https://www.youtube.com/watch?v=KzWP8uN62bQ Rafis Haliti i BDI-së në emisionin Click Plus në tv21, theksoi se me VMRO-DPMNE kanë pëfunduar bisedimet, ndërsa tani po zhvillojmë bisedimet me LSDM.në. “Tani, negociatat po zhvillohen me LSDM-në. E them me plotë bindje se i kemi përfunduar negociatat me VMRO-në. Është diçka tjetër çka ka bërë Ivanovi me interperetimin e kushtetutës, njëher i jepet mandat njërit e pastaj tjetrit, por këto janë lojra që janë luajtur në RM prej kohës së Gligorovit e këndej”, theksoi Aliti. https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=VHS3YaDJRtE
Rafis Aliti i BDI-së në emisionin e sontëm në Click Plus në TV21, theksoi se për BDI-në ka qenë shumë e rëndësishme t’i vazhdohet mandati Prokurorisë speciale. “Nuk kemi gjetur mirëkuptim tek partia VMRO-DPMNE për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe kjo ka qenë arsyeja që i kemi thonë “JO” partisë së Nikolla Gruevskit”, thekson Aliti. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/954289018034636/ Ndërkaq, Alajdin Demiri në #Click Plus thekson se nuk është momenti të merremi me zhdukjen e Ali Ahmetit: https://www.youtube.com/watch?v=gHbgQ4U0NY4
“Dokumenti i LSDM-se në tryezen/tavolinën e BDI-së!?” Sonte në emisionin debativ Click Plus diskutohet lidhur me dokumentin e LSDM të dërguar BDI-së. Të ftuar në këtë debat sonte janë Rafis Aliti nga BDI përballë analistëve Alajdin Demiri, Ismet Ramadani dhe profesorit Qashif Bakiu. Ismet Ramadani mendon se nuk kemi informacione sa duhet në përmbajtjen e të gjithë materialit që është dërguar, por ato çështje duhet të diskutohen dhe s’mund ti paragjykojmë se si do ece ai kualicion eventual, me rëndësi është që këto parti politike të aktivizojnë të gjithë kapacitetin e tyre për ta realizuar Platformën në mënyrën e duhur,…
Sonte në emisionin debativ Click Plus do të diskutohet lidhur me dokumentin e LSDM të dërguar BDI-së. Të ftuar në këtë debat sonte do të jenë Rafis Aliti nga BDI përballë analistëve Alajdin Demiri, Ismet Ramadani dhe profesorit Qashif Bakiu. “Dokumenti i LSDM-se në tryezen/tavolinën e BDI-së!?” Debatojmë me: Rafis Aliti Alajdin Demiri Ismet Ramadani Qashif Bakiu #ClickPlus, sonte, e martë, 21:30! Na ndiqni. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/954232454706959/
Asnjë hoxhë nuk ka guxuar të agjitojë për asnjë parti politike në fushatën zgjedhore, dhe ky urdhër është respektuar plotësisht. Kështu u shpreh kryetari i Bashkësië Fetare Islame. Ai reagoi ndaj deklaratës së Gruevskit duke thënë se sindromi i fajtorit kujdestar u ringjall përsëri në Maqedoni në proporcion me vazhdimin e krizës politike. Megjithatë, ai potencon se ky është qëndrimi i tij personal, e jo reagim zyrtar i BFI-së. “Më duhet të them medomeos se akuza që erdhi nga ish kryeministri se hoxhallarët e paskan votuar kundërshtarin e tijë, tingëlluan së paku si jo serioze. Sepse, po them me përgjegjësi,…
Treni i ri sot për festën ‘Shën Trifun’, e cila vlerësohet si mbrojtëse e vreshtarëve, do të vozitë falas nga Shkupi për Demir Kapi. Të gjithë të interesuarit do të mund të jenë pjesë e manifestimit tradicional kushtuar rrushit dhe prodhimit të saj, e cila e organizon komuna e Demir Kapisë. Siç informoi sot Shërbime për marrëdhënie me publikun prapë drejtorisë lokale, treni në Demir Kapi do të arrijë në ora 10:00, kurse do të kthehet për në Shkup në ora 15:00. Poashtu, në ditën e manifestimit, sheshi do të ketë ushqim dhe pije falas dhe tavolinë suedeze si dhe…

