Maqedonia e ka intensifikuar eksportin në Rusi. Është i madh interesi për produktet tona në këtë treg të madh, tregojnë të dhënat më të reja për shkëmbimin. Siç është thënë sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike Maqedoni-Rusi, eksporti në vitin 2016 ka arritur 48,9 milionë euro që është rritje për 39,5 për qind në krahasim me vitin 2015, ndërsa është zvogëluar edhe deficit tregtar nga 153 në 142,9 milionë euro. Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ka qenë 191 milionë euro ose 15 për qind më shumë se vitin 2015, kur ka qenë 189 milionë euro. Pritjet…
Author: Rilinda
Drejtoria për të ardhura publike pret që deri më 15 mars, kur është afati përfundimtar, që mbi 400 mijë qytetarë të parashtrojnë Paraqitje vjetore publike. Siç informojnë përfshirë edhe 13 shkurtin e vitit 2017, 51.616 qytetarë e kanë plotësuar detyrimin e tyre tatimor dhe apelojnë që qytetarët të mos i presin ditët e fundit me qëllim që të evitohen rrëmujat në sportelet tatimore. Paraqitje vjetore tatimore parashtrojnë qytetarët, të cilët në vitin 2016 përveç rrogës ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria bujqësore/e pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura të tjera shtesë. Nga paraqitjet e parashtruara më shumë ka në…
Mbrëmë u realizua një takim midis tre nënkryetarëve të BDI-së si dhe liderit të LR PDSH-së, Ziadin Sela që është pjesë e Aleancës për shqiptarët. Tre nënkryetarët e BDI-së, Ziadin Selës ia prezantuan dokumentin e dërguar nga LSDM-ja si dhe mori qëndrimin e Aleancës për shqiptarët ku participojnë tre parti për rrjedhën e mëtutjeshme. Në takimin e tre nënkryetarëve të BDI-së me përfaqësuesit e Aleancës për shqiptarët munguan lideri i Unitetit, Gzim Ostreni si dhe lideri i RDK-së, Vesel Memedi i cili para disa ditëve kreun integrist e quajti kryeplak. Vesel Memedi i RDK-së para disa ditëve në emisionin Click…
Holanda pret nga partitë politike në Maqedoni që sa më shpejtë të formojnë Qeveri reformuese dhe e cila do të përkushtohet në sundimin e së drejtës dhe përkrahje të punës së Prokurorisë Speciale Publike. Kështu u shpreh sot në Shkup Vauter Plomp, ambasadori i Holandës në Maqedoni. “Holanda përkrah për një kohë të gjatë Maqedoninë në procesin e zbatimit të reformave në procesin e integrimeve evropiane. Në këtë pikëpamje, unë do të përsëris deklaratën e Johanes Han, ku thotë se Qeveria e Maqedonisë nuk ka kohë për të humbur. Krahas kësaj, potencoj se procesi i formimit të Qeverisë është në…
Drejtoria për punë hidrometeorologjike deklaroi se deri të premten koha do të jetë kryesisht me diel dhe e ngrohtë, ndërsa gjatë fundjavës veçanërisht të dielën ka mundësi të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet malore edhe borë. Fundjavën e ardhshme, do të jetë më ftohtë me temperatura vetëm disa gradë mbi zero si dhe do të ketë reshje të shiut dhe borës. Deri të premten do të mbizotërojë kryesisht kohë me diel dhe relativisht e nxehtë. Në më shumë vende temperatura maksimale do të kalojë mbi 10 gradë, ndërsa në jug do të arrijë edhe deri në 14 gradë.…
“Stop operacioni Soros” (SOS), që u prezantua më 17 janar të këtij viti, anëtarët e të cilës janë historiani Nikola Sërbov, i cili shpesh është mysafir në disa media si “analist politik” dhe gazetarët Cvetin Çilimanov dhe Nenad Mirçevski, të cilët janë të njohur nëpër media. Nga një televizioni nacional, për shembull, këta të tre ishin të kualifikuar si “këshilli nismëtar për formimin e shoqatës civile, “Stop operacioni Soros”. Në disa media u paraqitën si “lëvizje qytetare” ndërsa diku si “këshillë nismëtar për formimin e lëvizjes qytetare”, madje edhe si “organizatë joqeveritare”. Sipas ekspertit juridik të cilin e kontaktoi “Meta”,…
Presim përgjigjen e BDI-së që të arrijë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Në pyetjen gazetareske, si i komenton spekulimet e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të gjuhës shqipe, Shilegov tha: “Të gjitha spekulimet në mediume për temat e ndjeshme do t’i komentojmë nga pozicioni i mandatit për formimin e qeverisë”. Garancitë janë dërguar vetëm te BDI-ja, jo edhe te partitë tjera politike, tha Shilegov dhe shtoi se partia e kupton stërzgjatjen e krijimit të qeverisë, sepse, siç tha, te çdo subjekt serioz politik ka nevojë për kohë që të sjellin vendim të…
Gjithsej 318 amandamante janë dorëzuar të propozimrezolutës për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PEsë (AFET) raportuesi Ivo Vajgëll, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç tanimë është praktikë e rregullt viteve të kaluara, eurodeputetët grekobullgarë janë prijës të kanonadës së amandamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë dhe ata kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll. Nga kërkesa për fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, që në propozimrezolutë shumë herë është…
Ish deputetja dhe ish-kryetare e degës së Shkupit të LSDM-së, Sofija Kunovska, vazhdon me qëndrimet kritike ndaj partisë së vet. Nëpërmjet faqes personale në “facebook” ajo ka pyetur se sa persona brenda LSDM-së janë të informuar për paketën me propozime të dërguar deri te BDI-ja. “Demokracia është fuqia për t`i bindur të tjerët sе idea jote është e drejtë. Bashkëpartiakët e mi meritojnë respekt.” shkruan Kunovska, e cila që kur ngeli jashtë listave për deputet vazhdimisht shigjeton udhëheqjen partiake.
Pronari i televizionit të mbyllur A1 dhe i shumë kompanive të mirënjohura tregtare në Maqedoni, Velija Ramkovski që po vuan dënimin me burg në Idrizovë këtyre ditëve ka mbushur 70 vjet. Ai u arrestua nga fundi i vitit 2010 bashkë me 22 menaxherë të kompanive të tij, por edhe familjarë, me akuzën për fshehje të tatimeve, pastrim parash dhe mashtrime tjera, që dëmi ishte vlerësuar 5 milionë euro. Por, Ramkovski tha se ky ishte një sulm dhe kurth i Qeverisë së Nikolla Gruevskit për të mbyllur fjalën e lirë dhe një hakmarrje ndaj kësaj familje. Ramkovski u dënua me 13…
Në shtetet e rajonit ekonomia informale lëviz prej 22 deri 32 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e shteteve të zhvilluara të BE-së është rreth 15 për qind, shkruan gazeta KOHA. Ndër shtetet me shkallën më të ulët të ekonomisë informale janë SHBA-të dhe Zvicra me rreth 7 për qind të PBB-së, tregojnë analizat e Fondi për zhvillimin e shkencës ekonomike FREN. Në Maqedoni, sipas analizave të ndryshme, ekonomia informale lëviz prej 20 deri 30 për qind si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që si shifër dallon për shkak të mënyrave të ndryshme të matjes që,…
Sot në Gjykatën Themelore në Kumanovë do të fillojë mbajtja e seancës së parë gjyqësore për rastin e vdekjes së Almir Aliut nga Kumanova, kurse seancës gjyqësore do t’i paraprijë një protestë, e organizuar nga OJQ “ Zani “ nga Kumanova. Almir Aliu i cili vdiq si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale midis tij dhe familjarëve të vogëlushit të ndjerë. Në seancë e caktuar për sot, para gjyqit do të paraqiten edhe tre personat e akuzuar për dhunë, mes të cilëve edhe babai i Almirit, Sedat Aliu. Nga ‘Zani’ thonë se do të…

