Author: Rilinda

Te shqiptarët, Turqia ka më shumë mbështetje madje se edhe Shqipëria. Rreth 17 për qind të anketuarve shqiptarë janë shprehur se shteti më miqësor për Maqedoninë është Turqia, për SHBA-të janë shprehur 10.7 për qind, e treta Shqipëria me 10.2, Gjermania me 7.6, BE dhe Rusia me 4 për qind Turqia mbetet vendi më mik për Maqedoninë. Rezultatet e anketës të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Agjencia PROSPEKT dhe TV TELMA tregojnë se 14.1 për qind e të anketuarve Turqinë e radhisin në vendin e parë si shteti më miqësisht i orientuar ndaj Maqedonisë, ndërsa pason Rusia…

Lexo më Shumë

Lubisav Ivanov – Xingo, kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit është ideatori për Platformën Maqedonase, e cila së shpejti do të dal në publik. Xingo aktualisht është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE, që ka një deputet dhe një ministër në qeverisjen aktuale dhe të deritanishme. Kjo është theksuar në rrjetet sociale dhe nga ish-politikanë që Xingon e kanë quajtur bashkëpunëtor të Millosheviqit. Partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që…

Lexo më Shumë

Organizata e punëdhënësve nuk heq dorë nga propozimi për pension të parakohshëm edhe pse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe zyrtarisht hodhi poshtë një ide të tillë. Organizata e punëdhënësve pret që të shqyrtohet propozimi i tyre, sipas të cilit punëtorët që i plotësojnë kushtet për pension para kohe, e për të cilët punëdhënësi do të ketë para dhe interes t’i pensionoj, kompania t’ua paguaj pensionin derisa t’i mbushin 64 vjet burrat dhe 62 gratë, pas çka pensioni do të kalojë në kompetencat e Fondit Pensional, njofton Alsat-M. “Ideja është që kjo të arrihet me vendim të punëdhënësit, siç…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale njoftojnë qytetarët se në datat 17 dhe 18 Shkurt 2017 prej ores 07:00 deri në 09:30 do të realizojnë aksion për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj.). Luten qytetarët – amvisëritë që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hudhur ti vendosin në periudhën e caktuar kohore para shtëpive ose oborreve të tyre (për amvisëritë individuale), ndërsa për amvisëritë kolektive banesore (ndërtesat) – në afërsi të tyre, në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do pengojnë lëvizjen…

Lexo më Shumë

Në kuadër të fushatës ”BE-ja për ty”, euroamabsadori Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori francez, Christian Timonier, do ta vizitojnë sot komunën e Berovës. Ambasadorët do të priten nga kryetari i komunës, Dragi Naxhinski, ndërkaq për Berovën BE-ja ka paraparë një fond prej 3 milionë euro për rindërtim të rrjetit të kanalizimit. Fushata ”BE-ja për ty” ka filluar më 27 janar me Kërçovën, kurse qëllimi është të informohen qytetarët për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë./

Lexo më Shumë

Megjithë premtimet e ambasadorit Zhbogar se situata do të merr zgjidhje, vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi vazhdon të mbetet i mbyllur për shkak të grevës së bujqve grek. Tani për tani, kufiri në Mexhitli, Manastir dhe ai i Dojranit janë të hapur për komunikacion për çdo lloj automjeti motorik, edhe pse u paralajmërua dje se edhe Dojrani do të mbyllet sot. Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë të thata. Lidhja Auto-Moto porositë shoferët të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes në gryka malore, ku mund të ketë rrokullisje gurësh.…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri në një, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 10 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Për dallim nga burimet e BDI-së të cilat pohonin se nga VMRO-DPMNE kanë marrë ftesë me shkrim për negociatat për formimin e qeverisë së re, Antonio Milloshoski në emisionin “10 Minuta” tha se VMRO-DPMNE asnjëherë nuk ka dërguar garanci me shkrim deri te BDI. Milloshoski u shpreh se këto dy parti janë gjatë kohë në koalicion dhe gjithnjë është respektuar fjala e dhënë. Për këtë arsye, thotë ai, nuk ka pasur nevojë për dokumente. Ai e hodhi si të pasaktë informacionin se me BDI-në është biseduar edhe pas skadimit të mandatit për formimin e qeverisë, por nuk e përjashtoi mundësinë…

Lexo më Shumë

Arben Taravari në lidhje me deklaratat e Thaçit për “Platformën Shqiptare” që e cilësoi si platformë ruso -sllave u shpreh se Thaçi është njeriu i cili tërë jetën e vetë ska bërë asgjë duke i treguar Bekim Fazliut që PDSH-ja ska më kredibiltet për të biseduar më. “Platformën Shqiptare e mbështesin 18 deputet shqiptarë qi bie 90% ndërsa pak rëndësi ka nëse partia e Thaçit nuk e mbështet. Thaçi është lideri i parë në Europë i cili ka qëndruar më gjatë në opozitë dhe ska bërë asgjë” u shpreh Taravari. Ish deputeti i PDSH Bekim Fazliu në emisionin debativ Click…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, i ftuar sonte në “ClikcPlus” duke folur për takimin mes BDI-së dhe LR-PDSH-së mbrëmë, u shpreh se Ali Ahmeti nuk e ka problem të shkojë në çdo seli të partive politike duke mos e matur se kush është më i madh. “Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk e kanë problem të shkojnë në seli të çdo partie politike, mund të shkoje edhe te zyrat e Menduh Thaçit nëse ai e thërret për interes kombëtar” u shpreh Xhaferi. BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti nuk ka kompleks, ai ndan mendimin që partitë politike të mënjanojnë mundësinë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=Znu-Jw3_rdg Ish deputeti i PDSH Bekim Fazliu në emisionin debativ Click plus në tv 21 ka thënë se platforma e partive politike hartuar në Tiranë është platformë Jugosllave . Kështu lloj platformash ka hartuar edhe Millosheviçi dhe i ka dërguar Rugovës , kësi lloj platforme ka bërë edhe Gligorovi por shqiptarët atëher nuk e kanë pranuar sepse këto platforma nuk mbrojnë interesin shqipëtar ka deklaruar përcaqsuesi i PDSH-së në Click Plus Bekim Fazliu . https://www.youtube.com/watch?v=bQV0k9aZa4k

Lexo më Shumë

Të ftuarit e sontshëm në #Click Plus janë përfaqësues të katër koalicioneve/partive politike BDI, Rilindje me Besë, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH! Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët Kastriot Rexhepi Lëvizja Besa Talat Xhaferi – BDI Bekim Fazliu PDSH Në momentet vendimtare për formimin e qeverisë, Aleanca për Shqiptarët dhe BDI takohen pa Lëvizjen Besa për të diskutuar për pikat e Platformës së Përbashkët. Kundër platformës doli publikisht PDSH-ja, me Menduh Thaçin. A do ta përkrahin qeverinë e ardhshme Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare? A po shpërfaqen dallimet partiake të tri palëve, apo u koordinua keq takimi mes tyre? Arben…

Lexo më Shumë