Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë Transport, kanë hyrë në grevë për shkak të mos pagimit të pagave. Ata kërkojnë nga Qeveria dhe menaxhmenti t’ua sigurojnë pagat për gjysmën e dhjetorit dhe për janarin. Ata shprehen se nuk do të punojnë përderisa nuk i marrin paratë. Pas hyrjes në grevë në mëngjes nuk janë kontrolluar lokomotivat e trenave me çka është cenuar drejtpërdrejt siguria e udhëtarëve. Ne jemi ndërmarrje pronar i së cilës është Qeveria dhe ajo e shkel Ligjin. Ajo nuk na paguan paga dhe nuk e respekton Ligjin, ndërsa kërkon prej nesh t’i respektojmë ligjet. Ky ekip i…
Author: Rilinda
Ish pjesëtari i UÇK-së, Hazbi Nuredini ka komentuar homazhet e realizuara nga udhëheqësia e BDI-së me rastin e 16 shkurtit. Nuredini tha se BDI ka shkelë mbi gjakun e dëshmorëve për pasurim individual. “Sot BDI festuan fillimin e luftës 2001-shit duke na kujtuar se Shqiptarët i “fituan” të gjitha të drejtat me gjak! Faktet flasin se djemtë e UÇK-së bashkë me Shqiptarët dhanë gjakun, gjymtyrët dhe djersën për tu bë Shqiptarët të barabartë në këtë shtet, por nuk i gëzuan këta të drejta sepse BDI shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e invalidëve dhe mundin e veteranëve duke shkel mbi:…
Nismat për hartimin e një platforme maqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës së partive politike shqiptare shihet si e rrezikshme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit, shkruan REL. Përmbajtja e platformës së tillë ende nuk është publikuar por, nismëtari i saj, Partia Socialiste që është në aleancë me VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit ka bërë të ditur se ajo mund të përfshijë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm, sigurinë, funksionimin e institucioneve, gjuhën, kulturën, historinë, ekonominë dhe politikën e jashtme. Platforma siç thuhet është si “rezultat i kulminacionit të ngjarjeve të fundit dhe platformës së…
Zgjedhjet e reja në Maqedoni nuk janë në interes të qytetarëve dhe për këtë arsye duhet të shmangen, theksoi Rafiz Aliti nga BDI-ja, shkruan TV Nova. Ai për TV 21 ka folur për koalicionet mundshme, duke theksuar se në interes të vendit është që sa më shpejtë të formohet Qeveria. Aliti më parë për TV Telmën ka thënë se BDI-ja ka marrë dokument me shkrim edhe nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu siç ka marrë nga LSDM-ja gjatë kohës së procesit të bisedimeve dhe i njëjti ka qenë i lexuar para kryesisë qendrore të partisë. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja është pajtuar me të gjitha…
Pas valës së kontrolleve nga inspektorate të ndryshme shtetërore në Komunën e Tetovës, sikurse ai i punës dhe ai për urbanizëm, sot me urdhër të Prokurorisë së Tetovës, nisi kontrolli i një numri të madh lokalesh hotelerie, lidhur me lejet e dhëna nga komuna e Tetovës për shfrytëzimin e hapësirave publike, kryesisht tarracave, njofton Alsat-M. Zyrtarisht nga Prokuroria nuk deshën të prononcoheshin, por sipas Alsat, mësohet se urdhri ka ardhur nga lartë, nga prokuroria shtetërore. Nga ana tjetër, as nga komuna e Tetovës nuk kanë dashur të komentojnë aksionin. Ditë më parë, në komunën e Tetovës u filmuan dy kontrolle…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu së bashku me përfaqësues nga ministria, vizituan shkollën fillore në fshatin Kllukovec të komunës së Velesit. Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë Lutfiu tha se do të ndërmerr hapa më konkrete në bazë të inspektimeve që do të bëhen nga përfaqësuesit e ministrisë në bashkëpunim me autoritetet lokale që fëmijëve të këtij rrethi t’u sigurohen kushte më normale për mësim. “Shkolla në të cilën momentalisht mësojnë nxënësit e fshatit Kllukovec është objekt mjaftë e vjetër dhe në bazë të analizave dhe konsultimeve të mëtutjeshme do të jep angazhim maksimal për ndërtimin e një…
Në kohë kur qytetarët kanë aq mosbesim mbi drejtësinë në Maqedoni dhe institucionet ndërkombtare kanë dhënë rekomandime të qarta mbi reformimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të së drejtës, është absurde të vazhdohet me aksione siç i quajnë pronarët e lokaleve afariste tërësisht politike ndërmjet lobingjeve partiake. Lufta politike ka bërë që biznesi shqiptarë të pësojë sërisht. Duke pasur parasyshë faktin e shtimit të kontrolleve të shumta të të gijtheve organeve Inspektuese dhe Financiare në Institucionin e Komunës së Tetovës, sot ky kontroll ka vazhduar jashta dyerve të Komunës së Tetovës. Dëm kolateral i gjithë kësaj drame të inskenuar,…
Me urdhëresë dhe iniciativë të Prokurorisë Themelore të Tetovës dhe me asistencë të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, gjatë ditëve të kaluara dhe sot ka pasur kontrolle të shtuara për sa u përket hapësirave publike që përdoren nga lokalet afariste. Mbeten ende të kuptohen shumë paqartësi për mënyrën se si VMRO po realizon këtë agjendë “hakmarrëse”, duke marrë parasysh faktin se nga 5 prokurorët në Tetovë, 3 prej tyre janë shqiptarë. Gjithashtu Sektori për punë të Brendshme në Tetovë është institucion i cili udhëhiqet nga kuadro shqiptare të partisë në pushtet. Sipas të dhënave jo zyrtare nga tereni,…
Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov është shprehur se presin sinjale nga BDI për dhënien e nënshkrimeve. “Presim sinjalet e BDI-së të jenë në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. në këtë fazë flasim për nënshkrime për mandat, e jo për përmbajtjen dhe formën e qeverisë. Atë që presim të marrim është mandat për formimin e qeverisë së re”, është shprehur shilegov. Ndërkaq në pyetjen se a rrezikohet vendi nga incidente në rast se VMRO-DPMNE kalon në opozitë, Shilegov është shprehur se nga zgjedhjet e deri më sot kemi degjuar lloj lloj budallallëqesh nga…
Gjorgji Spsaov ish funksionari i LSDM-së dhe i afërti i Zoran Zaevit sot ka kërkuar falje liderit të BDI-së ALi Ahmetit duke thënë se askush nuk guon të tallet me Komandatin, Spasov ditë më pari tregoi një përallë me nuse duke ofenduar rëndë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin, njofton TetovaSot. Ai sot në një status të tij në Facebook ka kërkuar falje duke thënë se ai ditë më parë nuk e ka pasur për qëllim të keq, por vetëm ka treguar një përallë nga një libër ku personazhin “Todor Zhivkov” e ka ndërruar me emrin Ali Ahmeti.…
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tetovë. Sipas policisë, N.I (46) ka denoncuar se personi me të cilin ka bashkëjetuar, B.I (35) nga fshati Lubin i Shkupi, në disa raste, ka përdhunuar, dy vajzat e saj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare. Vajzat janë të martesës së saj të mëparshme. B.I është arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Fotografitë me automjete të shtrenjta dhe luksoze nga të cilat dalin zyrtarë të veshur bukur ndoshta deri më tani qytetarët i kanë imagjinuar si një skenë nga ndonjë film, por kohët e fundit ajo është bërë një realitet edhe në këtë rajon. Po të mos ndodhte episodi me xhipin e njohur zyrtar me të cilin ish-Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov “u bë i famshëm” në mënyrë jo të mirë në mediat se ka marrë pjesë në dy aksidente të trafikut, kushedi se kur do të hapej në opinion çështja se çfarë automjetesh kanë ministritë dhe institucionet publike…

