Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Tetovë ka takuar Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, z. Ramon Abaroa Carranza. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Carranza shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në vend si dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ahmeti elaboroi mbi ecurinë politike gjer në zgjedhjet e vitit të kaluar të cilët prodhuan rezultate që kanë prodhuar debat brendapartiak mbi pesë opcionet të mundshme të BDIsë. Por, BDI nuk do të shpejtojë në drejtim të marrjes së një vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt që ai vendim është i…
Author: Rilinda
Gjashtë muaj pas formimit të dy shoqatave me emrin “Plenumi studentor”, anëtarët e tyre dhe kryetari ende nuk kanë dal në publik të prezantojnë idetë për të cilat angazhohen dhe për aktivitetet të cilat planifikojnë të realizojnë në të ardhmen. Nuk ka njoftime, as ndonjë thirrje për konferencë për shtyp. Ata edhe pas disa muaj nga themelimi i tyre ngelin enigma për publikun. Radio MOF në dhejtor i vizitoi të dy selitë e shoqatave të regjistruara në shtëpitë e themelueses Cvetanka Vasileva në Shkup dhe të kryetarit Dejan Minoski në Drugovë të Kërçovës. Por, deri më sot asnjëri prej tyre…
Në Maqedoni nuk duhet të arrihet marrëveshje administrative, por politike mes faktorit shqiptar dhe maqedonas që do të ketë mandat, për koalicionin e ardhshëm qeveritar që të zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, tha dje ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Arena” në kanalin televiziv “Ora News”. Ai porositi shqiptarët e Maqedonisë që të jenë faktor pro- perëndimor si dhe disa politikanë maqedonas se qëndrojnë në pushtet duke keqpërdorur kontestin e emrin me Greqinë. Moderatori Dritan Hila tha se, sipas tij, Kosova ka ndikim më të madh në politikën maqedonase sesa Tirana zyrtare,…
“Këta 12 nxënës të fshatit Banjicë të komunës Çashkë të Velesit asnjëherë nuk kanë fatin që të mësojnë 36 shkronjat të alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo për shkak se e drejta e tyre për t’u arsimuar në gjuhën amtare u është mohuar. Ata janë të detyruar të udhëtojnë deri në shkollën qendrore në Çashkë dhe mësimin ta vazhdojnë në gjuhën maqedonase”. Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Alsat M: https://m.youtube.com/watch?v=1v3ZhXhL7iI
Në korniza botërore nën varfërinë energjetike nënkuptohet konsumi i energjisë elektrike nën dy dollarë amerikanë në ditë për një anëtar të familjes, ndërsa më të goditura prej saj janë gratë, pasi që duhet t’i lajnë enët në dorë dhe të lajnë rrobat që të kursejnë energji. Prandaj shoqëria jonë duhet të definojë se cili është pragu i varfërisë energjetike tek ne dhe të ndërmarrë masa për zvogëlimin e saj. Këto janë konstatimet e tryezës së sotme të rrumbullakët me temë “Çfarë paraqet varfëria energjetike – definicioni dhe rekomandimet për uljen e saj” që u mbajt sot në Shkup si pjesë…
Trembëdhjetë ditë ka udhëtuar vendimi i gjyqtares Aleksandra Pop Stefania deri në Prokurorinë Speciale. Me të janë vlerësuar si të paligjshme bastisjet te ish-shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujevski. Ajo këtë vendim e ka marrë më 1 shkurt. Joligjore ka qenë fakti që Specialja ka hyrë në shtëpinë e Grujevskit, derisa ai ka qenë në paraburgim. Ekipi i Katica Janevës tashmë e ka ankimuar këtë vendim të gjyqtares. Në 30 mars të vitit të kaluar shefi i drejtorisë së pestë u paraburgos 30 ditë, si i dyshuar i parë në rastin “Fortesa”. Gjykata atëherë e pranoi kërkesën për paraburgim…
Në Maqedoni sot filloi Samiti global i grave lidere në të cilin marrin pjesë mbi 300 gra nga pesë kontinente dhe rreth 40 panelistë të cilët do t’i ndajnë përvojat e tyre si të bëhesh grua lidere. Sipas bashkëshortes së presidentit të Republikës së Maqedonisë Maja Ivanova, e cila është mbështetëse e ngjarjes, vetëm me dashuri, përkushtim, angazhim dhe rezistencë mund të jesh i suksesshëm dhe të arrihen planet dhe qëllimet e projektuara. Gruaja, konsideron Ivanova, është simbol i të gjitha vlerave familjare dhe themel i bashkësisë, e cila në mënyrë joegoiste e ndan dashurinë e saj, punën e saj…
Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit janë parashtruar kundër tre të punësuarve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë – zyrat në Gjevgjeli dhe Vallandovë. Bëhet fjalë për Gj.I. (59) nga Vallandova, M.T. (51) nga Gjevgjelia dhe Gj.P. (45) nga Vallandova, të cilët, siç kumtoi policia, kanë shkaktuar dëm material prej gjithsej 154.816 denarë. Dy të parët ngarkohen për 16, ndërsa i treti për 15 vepra penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. I pari dhe i dyti i denoncuar në periudhën prej 1 dhjetorit të vitit 2014 deri 6 shtator 2016 kanë kryer…
“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi vetëm që të formojë koalicion qeveritar, pasi që në të kundërtën do të përfundojë në burg 9 vjet, për shkak të marrje ryshfet dhe për shkak të dhunës ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, porositi Dragan Donev nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp. “Është e qartë se pse Zaev është i gatshëm për çfarëdolloj lëshimi dhe çfarëdolloj tregtie. Zaev e di se nuk e ka mbështetjen e popullit. E di se i humbi zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se populli e kundërshtoi mundësinë që kriminelët e aboluar…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë paralajmëroi se do t’i lirojë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga ngarkesa e lëndëve mësimore, sepse siç thonë, tani nxënësit janë shumë të ngarkuar me lëndë në orët mësimore. “Nxënësit nuk do të rijnë në shkollë ka shtatë ose tetë orë siç ka qenë deri tani, dhe përsëri të mos i marrin dijet e nevojshme kualitative për shkak programeve mësimore të ngarkuara. Do ta zvogëlojmë numrin e nxënësve në paralele, nga mesatarja e tanishme 34, në numër mesatar 25, me qëllim që të sigurojmë arsimim kualitativ. Kualitetin e arsimit do ta sigurojmë me…
Një ditë pas aksionit të inspektorëve nëpër bizneset e Tetovës, kryetarja e kësaj komunë Teuta Arifi ka theksuar se kontrollet janë bërë me qëllim jo të mirë, njofton Alsat M. Arifi ka porositur prokurorinë dhe inspektorët e policisë së Tetovës, që të merren me zbardhjen e krimeve që ende kanë mbetur pa u ndriçuar në Tetovë dhe fenomeneve të tjera që shkatërrojnë qytetin dhe qytetarët. Një ditë më parë mbi 70 biznese në Tetovë ishin në shënjestër të inspektorëve, lidhur me lejet e Komunës së Tetovës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Urdhri për kontroll ishte i Prokurorisë Shtetërore. Pronarët e…
Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe kryetarja e Asamblesë së Gruas së LR-PDSH-së Arta Toçi, me ftesë të ambasadorit të Italisë Carlo Romeo, dje zhvilluan takim në Ambasadën e Italisë. “Temë diskutimi ishte situata aktuale politike, ku Sela e informoi Ambasadorin Romeo per zhvillimet e fundit politike për krijimin e Qeverisë së re të RM. Gjithashtu ai e informoi edhe për deklaratën e përbashkët politike te subjekteve politike shqiptare qe e nënshkruan atë, për rolin e kësaj deklarate si dhe pranimin në tërësi te kësaj deklarate si parakusht për ti dhënë mbështetjen mandatarit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.…

