re vetë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 18.30 në rrugën rajonale Strugë-Dibër në afërsi të “Shoqatës së Vozitësve”. Për shkak të plagëve të marra, në spitalin “Shën. Erazmo” në Ohër janë transferuar personat B.I. (34) nga Struga, si dhe B.S. (38) e N.S. (36) që të dy nga fshati Labunishtë i Strugës. të cilët pas trajtimit mjeksoj janë mbajtur për kurim të mëtejmë në spital. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete me targa të Strugës “Mercedes”, i drejtuar nga B.I. dhe “Audi”, i drejtuar nga B.S. në të cilën ka…
Author: Rilinda
Ekonomia në këtë moment është në makineri për reanimacion dhe vështirë se do të mund të zgjat shumë, përveç nëse nuk gjendet zgjidhje e përbashkët ose mënyrë për funksionimin e institucioneve, tha sot kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike (LOE) Danela Arsovska. Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të panel-diskutimeve në suaza të Samitit global të grave lidere në vitin 2017, Arsovska përmendi se ekonomia do të jetë peng derisa të zgjasë kriza politike. Sipas saj, nuk mund të flitet për politikë pa ekonomi dhe anasjelltas, të dy sferat janë drejtpërdrejtë shumë të lidhura. Qëndrimi i Arsovskës është…
Kongresmeni republikan amerikan nga Alabama, Robert Adrholt deklaroi se ende nuk ka marrë përgjigje të letrës që së bashku edhe me pesë kongresmenë tjerë e dërguan deri te Ambasada Amerikane në Shkup para një muaji dhe në të cilën kërkuan raport për financimin e organizatave të lidhura majtiste dhe partiake me para të obliguesve tatimor amerikan. “Ambasadori ndoshta punon në disa përgjigje. Unë kam nënshkruar letër me kolegët e mi dhe dëshironim të informohemi kur dëgjuam informata brengosëse të dërguara drejt nesh, si kongresmenë të cilët e kemi vizituar Maqedoninë, të cilët kemi udhëtuar dhe punuar atje me liderë të…
B.A (63) pronari i shtëpisë në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, mbrëmë ka paraqitur se në shtëpinë e tij është kryer vjedhje e rëndë në periudhën prej orës 8 deri 11. Pas hetimit është vërtetuar se persona të panjohur, me dhunë e kanë hapur derën e hyrjes, kanë konrtolluar shtëpinë dhe në njërën nga dhomat kanë gjetur një kuti me unaza, hallka, para prej ari dhe gjësende tjera me vlerë prej mbi 30 mijë euro. Vjedhësit kanë shkaktuar edhe dëm shtesë duke e dëmtuar derën e hyrjes, e cila vlerësohet rreth 150 mijë denarë.
Një rrahje brutale mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Tregtare City Mall në Shkup. Sipas TV24, incidenti ka ndodhur në tarracën në katin e dytë të kësaj qendre tregtare, kur ka ardhur deri tek rrahja e dy grupeve të të rinjve. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar autorët. Ndërsa mësohet se disa prej tyre kanë përfunduar në spital, për shkak të plagëve. Megjitha qendra tregtare ka funksionuar pa probleme.
Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se gjatë ditës së djeshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht me departamentin për krim të organizuar ka realizuar një aksion anti-drogë. “Duke punuar në kontinuitet për zbulimin dhe ndjekjen e krimit të organizuar Prokuroria Publike udhëheqë me një procedurë parahetimore për zbulimin e një grupi të organizuar që kryen vepra penale me tregti të paligjshme të drogës. Aksioni është zbatuar kundër grupit kriminel në shumë lokacione dhe në shumë vendbanime, gjatë së cilës janë zbuluar narkotikë dhe janë privuar nga liria më shumë se tre…
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, i cili është udhëheqës i Komitetit për Evropë dhe Euroazi, ka kërkuar falje për deklaratën e tij se Maqedonia duhet të ndahet. Ai në një deklaratë zyrtare tha se Maqedonia është shtet legjitim me të drejtë të vetëvendosjes dhe respektim të kufijve. “Komenti im aludoi ndoshta gabim, në shqetësimin tim ndaj sfidave në sundimin e brendshëm me të cilin Maqedonia përballet në lidhje me pakicat etnike. Unë në asnjë rast nuk kam dashur të them që dikush tjetër, perveç maqedonasve duhet ta konfirmojnë sovranitetin ose kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia u kuptuan në mënyrë…
LSDM-ja përmes një komunikate të lëshuar për media, paralajmëron se do të krijojë policinë e lagjes, si mbrojtës për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në lagje të ndryshme. “Qytetarët do të ndjehen të sigurtë në lagjet ku jetojnë. Do të kenë shokun e vetë mbrojtës, ai do të jetë polici i lagjes. Asnjëri nuk do të ndjehet i vetëm kur do t’i duhet ndihma. Prania e policëve në lagje bëhet për shkak të ndalimi të dhunës, vjedhjeve në shtëpi, prishjen e rendit dhe paqes publike, si dhe devijimeve tjera në shoqëri”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. LSDM-ja gjithashtu paralajmëron…
Shqiptarët nuk janë as 5 për qind të punësuar në kompanitë e njohur publike, por edhe në sektorin bankar, informon INA. Kjo përqindje është skandaloze dhe se bëhet e ditur sipas një hulumtimi të bërë në bazë të dhënave jozyrtare të siguruara nga këto kompani. Përqindja më e keqe është në T-Mobile dhe One-Vip ku përqindja nuk mbërrinë as 3 për qind, ndërsa përqindje më e lartë është në EVN Maqedoni. Po ashtu niveli i ulët është edhe në sistemin bankar, gjegjësisht në të gjitha bankat e vendit. Disa prej bankave si UniBank, Komercijalna, Ohridska Banka dhe Sparkasse bank kanë…
Të hënën do të bëhet i njohur vendimi për gjykimin e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, pas padisë private të Viktor Cvetkovskit, Sekretar Gjeneral i partisë “GROM”, për përgjimet në mënyrë të paligjshme dhe të publikimit të tyre, të njohura për opinionin si “Bombat e Zaevit”, në pres konferencën e tij në Kumanovë. Në seancën e sotme në gjykatën e Kumanovës, në të cilën nuk mori pjesë Zoran Zaevi.Pas fjalës së fundit mbrojtja kërkoi nga gjykatë që të sjell një vendim të drejtë, e jo të motivuar politikish.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi ka thënë se presin reflektim korrekt nga LSDM-ja dhe vlerëson se në përgjithësi, ka vullnet të përbashkët për t’u arritur një marrëveshje, sa i takon bisdedimeve mes dyja partive. “Normalisht që çështja e përdorimit të gjuhës por edhe e platformës së partive politike shqiptare është shumë e rëndësishme jo vetëm për BDI-në por për të gjitha partitë shqiptare dhe shpresojmë që të ketë reflektim të drejtë duke pasur parasysh faktin që integrimi euro-atlantik i vendit varet shumë nga ajo se si do të ecë formimi i Qeverisë së ardhshme. Unë këtë atmosferë të bisedimeve e…
Mandati i Prokurorisë Speciale nuk do të vazhdohet dhe nuk mund të jetë objekt i negociatave, deklaroi Ilija Dimovski në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus”. Ai shtoi se partia e tij nuk ka arritur të vendosë komunikim me votuesit shqiptarë, por siç tha, ende për çdo ditë komunikojnë me BDI-në. Dimovski porositi se partia e tij akoma nuk ka hequr dorë nga ideja për formimin e qeverisë. “Nuk do të thotë se ne kemi hequr dorë nga ideja për formimin e qeverisë. Do të doja të potencoja se, për atë se kush duhet të formojë qeveri, vendosin qytetarët e vendit.…

