Author: Rilinda

LSDM-ja ia ka kthyer BDI-së vërejtjet që ka rreth mendimeve të integristëve për projekt/ligjin për gjuhën shqipe. Burime brenda negociatave, bëjnë të ditur se gjatë takimeve intensive të një ditë më parë, grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin për gjuhën shqipe ndërsa kanë mbetur vetëm disa gjëra më të vogla pa u dakorduar, shkruan Alsat-M. Negociatorët e BDI-së nesër do të njoftojnë kreun e partisë Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave ndërsa pritet që gjatë ditës së hënë të mblidhet edhe kryesia qendrore për të shqyrtuar…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Marko Zvrlevskit për parregullsi zgjedhore ka hapur gjithsej 68 lëndë për raste ku ka pasur dyshime për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Për katër raste prokuroria ka vendosur të hidhen poshtë paditë penale, pasi dëshmitë nuk kanë treguar se është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. 62 lëndët tjera janë shpërndarë nëpër Prokuroritë themelore publike dhe prokurorët po veprojnë ndaj këtyre lëndëve, njofton Alsat-M. Prokuroria momentalisht i heton dhe analizon 62 lëndët dhe dëshmitë që i kanë siguruar. Ata do duhet të marrin vendim për rrjedhën e mëtejshme të procesit…

Lexo më Shumë

Tre objekte pa dokumente ligjore në të cilat janë luajtur lojra të fatit, kanë qenë qëllimi i aksionit kontrollues që përfaqësues të SPB në Tetovë kanë zbatuar në rrethinën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tyre është kontrolluar një objekte në Tetovë në pronësi të N.Ç (45), objekti në fshatin Sellcë në pronësi të B.E (37) dhe objekti në Jazhincë në pronësi të V.M (28) nga Piroku. Josifovski deklaroi se po punohet në atë se çfarë lojra të fatit janë lujatur në secili objekt dhe në bazë të asaj pronarët do të marrin dënimin…

Lexo më Shumë

“Në interes të qytetarëve dhe interesave kombëtare është të formohet qeveria e cila do të fillojë me ndryshimet dhe reformat”, tha dje Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. “Mbi 612.000 qytetarë të pritur për ndryshime dhe për këtë shkak Ali Ahmeti duhet të respektojë angazhimin e qytetarëve dhe pa ndonjë kushtëzim ta mbështet qeverinë e ndryshimit”, theksoi Trajanov. Trajanov thekson se duhet që sa më shpejt të jetë e mundutë zgjidhet kryeparlamentari dhe të mbahen zgjedhjet lokale siç është parashikuar në muajin maj. Kreu i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, i tha të gjitha këto gjatë hapjes së një zyre të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një komunikate të drëguar për Telegrafi Maqedoni, premton se në dy vitet e para të qeverisjes së saj do të investojnë 600 milionë euro për rrugë moderne. Nga LSDM thonë se, çdo qytetarë do të ketë qasje në rrugë të sigurta në çdo lagje. “Do të investojmë 600 milionë euro në dy vitet e para nga mandati për ndërtim të rrugëve. Në gjashtë muajt e parë do të miratojmë plan strategjik për investime në infrastrukturën rrugore në Maqedoni. Plani është që tërësisht të modernizohen rrugët me investime prej 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Rekomandimet e përgjithshme që dalin nga situatat në sferat e ndryshme mbeten në sirtarët e Kuvendit, që nuk dëshiron apo ka ardhur në situatë të mos mund të kryejë kontroll mbi pushtetin ekzekutiv, thotë Avokati i popullit Ixhet Memeti në intervistën javore për REL. “Ombudsmani në hetimet e saja gjen problemet dhe punon për Kuvendin, qytetarët. Çka shfrytëzon prej saj? Asgjë. Satisfakcion i vetëm i këtij institucioni, që tentojnë ta varrosin deri në fund është që për raste individuale, në vit të konstatuara mbi 1 mijë shkelje, arritëm të bindim organet t’i pranojnë rekomandimet tona, por ato janë individuale”, ka…

Lexo më Shumë

Nga praktika, po dalin mangësitë e ligjit për siguri në komunikacion rrugor. Rritja e temperaturave që shoqëruan ditët e fundit, për pasojë shtoi praninë motoçikletave në komunikacion, shkruan gazeta KOHA. Sikurse edhe viteve të kaluara, kjo dukuri po shndërrohen në makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Qytetarë të dëmtuar në aksidente komunikacioni të shkaktuara nga motoçikleta pas të gjitha aventurave të kaluara nëpër labirintet gjyqësore nuk ia dalin të arrijnë deri te drejtësia.

Lexo më Shumë

Zeqirija IBRAHIMI Kuptimi i fjalës PARODI është imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës, që zakonisht shoqërohet me muzikë; përngjasim qesharak që i bëhet diçkaje për ta vënë në lojë; diçka e ngjashme me një tjetër, por e pagoditur dhe e shtrembëruar. Në letërsi vepër parodie llogaritet “Don Kishoti i Mançës”, që është parodi për romanet kalorësiake të kohës së renesancës, duke i përqeshur veprat që madhëronin heronj të…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka theksuar se është sulmuar nga sigurimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Zekiri ka thënë se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Dion”, ku Zekiri kishte ardhur aty me miqtë e tij, pasi që kishte rezervuar një tavolinë. “Unë me miq kisha rezervuar një tavolinë në Dion dhe pasi që mbërritëm erdhi një person më tha se duhet ta lëshojmë lokalin menjëherë, sepse jemi të padëshiruar dhe ka një aheng privat. Unë tentova tia sqarojë se kemi bërë rezervimin e tavolinës, por ai e rrëzoi ate. Më pas filluan që duke me shtyrë…

Lexo më Shumë

Derisa nuk formohet qeveri, nuk mund të publikohen shpalljet për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar, deklaroi sot ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska. “Ekziston ndalesë ligjore, deri në formimin e Qeverisë së re të ketë punësime të reja, përveç në institucionet kur bëhet fjalë për aktivitete urgjente me ç’rast nevojitet institucioni të sigurojë vërtetim se me të vërtetë bëhet fjalë për diçka të tillë nga ana e Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit”, tha ministrja, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fjalimit të Samitit global të grave lidere të vitit 2017. Sipas saj, shpallje…

Lexo më Shumë

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i është përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët sot përmes një komunikate akuzuan Zekirin se ka dhuruar 180 mijë denarë për fushatën e LSDM-së. Zekiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se e gjithë pasuria e tij që posedon do të jetë në dispozicion të LSDM-së, për siç thotë, të zhduken kriminelët nga rradhën e OBRM-PDUKM-së dhe të fitojë drejtësia. “Kështu pra ta dini ju nga OBRM-PDUKM. Jo 180.000 denarë, por e tërë pasuria ime, gjegjësisht tërë pronën time e lë në dispozicion të LSDM-së, me qëllim që të fitojë…

Lexo më Shumë