Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i është përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët sot përmes një komunikate akuzuan Zekirin se ka dhuruar 180 mijë denarë për fushatën e LSDM-së. Zekiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se e gjithë pasuria e tij që posedon do të jetë në dispozicion të LSDM-së, për siç thotë, të zhduken kriminelët nga rradhën e OBRM-PDUKM-së dhe të fitojë drejtësia.
“Kështu pra ta dini ju nga OBRM-PDUKM. Jo 180.000 denarë, por e tërë pasuria ime, gjegjësisht tërë pronën time e lë në dispozicion të LSDM-së, me qëllim që të fitojë drejtësia dhe kriminelët sikur ju, të japin përgjegjësi! Asgjë nuk do t’u shpëtojë nga përgjegjësia për keqbërjet e juaja ndaj qytetarëve të Maqedonisë gjatë qeverisjes suaj”, shkruan Zekiri.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Shtrenjtohen derivatet: Dizeli nga mesnata arrin 101,5 denarë për litër
- Studentët do të marrin nga 140 denarë për cdo ushqim
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht UHT i pasigurt i importuar nga Kosova
- Çmimet e ushqimeve pritet të rriten sërish në Maqedoni: Dy valë shtrenjtimesh deri në maj 2027
- Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!
- 16-vjeçarja futet papritur në fushë dhe rrëzon lojtarin – më pas tregon pse e bëri
- Forcat speciale të Maqedonisë dhe SHBA-së zhvillojnë trajnim të përbashkët
- Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, mbrojtja kërkon kohë për provat



