Author: Rilinda

Seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit” është anuluar sërish në Gjykatën penale të Shkupit. Gjykata nuk ka dhënë arsyetim për shkaqet e anulimit të kësaj seance, njofton TV21. Seanca e radhës është caktuar më 28 prill. Rasti i “Sopotit” është që nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi të Sopotit humbën jetën dy ushtarë polak dhe një civil. Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë.

Lexo më Shumë

Zyrtarë policor të SPB Shtipit kanë paraqitur padi penale “parandalim të personit zyrtar për kryerjen e detyrës zyrtare”, të bërë nga ana e një minoreni 15 vjeçar. “Rreth orës 03:30 minuta bashkë me një zyrtar policor I.A. janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare dhe për një moment kanë hetuar se personi i paraqitur bashkë edhe me një person tjetër kanë tentuar ta kryejnë veprën penale. Kur i janë afruar, minoreni e ka shtyrë zyrtarin policor, i cili ka e ka humbur baraspeshën, ka rënë dhe e ka goditur kokën për mbrojtësen metalike. Në atë moment të dy personat kanë arritur që…

Lexo më Shumë

Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pas MPM-së, ka hyrë edhe në TV Kanal 5, njofton NOVATV. PSP nuk zbulon se çfarë po heton në televizion dhe se çfarë dokumenti kanë kërkuar, pasi që procedura është e fshehtë. Një pjesë e mediave thonë se PSP e heton punën financiare të shtëpisë mediale. Të premten, PSP ka hyrë në MPM, ku i “qethi” dokumentet e kësaj shtëpie mediale.

Lexo më Shumë

Në mënyrën më qesharake të mundëshme, thesari i Tetovës ka ngrirë ushtrimin e veprimtarisë së tijë për shkaqe banale, ku i punësuari i vetëm në këtë institucion ka marrë pushim shëndetësorë dhe institucionit si i tillë pamundësohet funksionimi i tijë. Nga data 20 Shkurt pa asnjë paralajmërim ky institucion do të mbyllet, deri kur do të zgjasë kjo gjendje e cila dëmton punën e cila nënkupoton shpenzime shtesë për shfrytëzuesit buxhetor nuk dihet. Ndryshe, Thesari është institucion në varësi të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë. Institucion që udhëhiqet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së. A është kjo edhe një goditje…

Lexo më Shumë

Pas 12 viteve violinistja Sihana Badivuku vjen përsëri në Filarmoninë e Maqedonisë. Këtë radhë si soliste në koncertin e titulluar si “Violinë bravura”, me të cilin ajo e vazhdon serinë e bashkëpunimeve me debutimin e saj prej vitit 1992, shkruan REL. Është e lindur më 1976, Sihana Badivuku Hoxha konsiderohet si artistja më e njohur muzikore nga e ashtuquajtura gjenerata e mesme. Rruga e saj në botën e artit është tipike nga të gjithë ata që rrjedhin nga familjet muzikante. Pas shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë dhe puna me profesorët Pavel Vernikov, dhe Bllagoja Dimçevski, arsimimin e vazhdoi…

Lexo më Shumë

Gjykata penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim Sead Rahiqit, vëllait të Esad Rahiqit i cili ka qenë deputet i LSDM-së. U arrestua këtë fundjavë në një aksion policor së bashku me katër persona të tjerë nën dyshimin se ka organizuar grup kriminelësh që kanë shitur kokainë në Shkup. Nga gjykata penale vërtetuan se edhe personave të tjerë u kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Sipas informatave të MPB-së, Sead.R (51), Z.M (29), M.D (26), M.M (36), dhe Z.S (34) u arrestuan në kuadër të aksionit “Rrjeti” kundër tregtisë me drogë. Ashtu siç deklaruan dje nga MPB-ja, gjatë këtij viti…

Lexo më Shumë

Në Bashkimin Evropian numri i ditëve të lejuara me ajër të ndotur, gjegjësisht me grimca PM10 mbi të lejuarën është 35 ditë për 1 vit. Më 20 shkurt, Shkupi tanimë e arriti këtë numër, kumtojnë eko-aktivistët e “Shkup Smog Alarm”, njofton Portalb. Shkupi i tejkaloi standartet vjetore të Evropës për ajër të ndotur që në shkurt, që është katastrofë ekologjike dhe shëndetësore, të cilën e jetojnë qytetarët e Shkupit, shtojnë nga Shkup Smog Alarm”. “Rikujtojmë se Banka Botërore vlerëson se në Maqedoni nga ajri i ndotur humbin jetën 1.350 qytetarë, që do të thotë se çdo vit neve na ndodhë…

Lexo më Shumë

EPSH Klinika universitare për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’, ish-Spitali i qytetit, informon se në objektin e saj po kryhet rikonstruksion i plotë i brendshëm dhe se pranohen vetëm rastet urgjente. ‘Për këtë arsye pranohen vetëm pacientët që janë me urgjencë, ndërsa të tjerët riudhëzohen në Klinikat kirurgjike dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ Shkup, kumtoi Klinika, duke reaguar ndaj disa mediumeve të cilat dje kumtuan se ashensori i spitalit nuk punon, njofton AIM. Klinika thekson se rikonstruksioni ka filluar në shtator të vitit të kaluar.

Lexo më Shumë

Universiteti për arte audiovizuale, akademia evropiane filmike, teatrore dhe e kërcimit sot dhe nesër në Kinotekën e Maqedonisë organizon simpozium ndërkombëtar “Hamleti dhe Evropa – Të jesh apo të mos jesh!”. Simpoziumin sot në mesditë do ta hapë kryetari i Akademisë evropiane të shkencave, arteve dhe letërsisë, Zhan-Patrik Konrad, profesor nga Rojal kolexh nga Londra, ndërsa fjalime do të kenë edhe regjisori dhe aktori i njohur rumun, Jon Karamitru, i cili është drejtor i Teatrit nacional të Bukureshtit, dhe rektori i Universitetit për arte audiovizuale, Jordan Plevnesh. Siç kumtoi Universiteti ESRA, fjalë përshëndetëse do të ketë edhe profesori Meto Jovanovski,…

Lexo më Shumë

Qendra kulturore e fëmijëve “Karposh” -Shkup prej sot deri më 25 shkurt në Kodrën e Diellit do të organizojë manifestimin tradicional për fëmijë “Qyteti prej dëbore”. Prej 25 shkurtit do të organizohet edhe “Karvani -Kodra e Diellit 2017″ – ekskursion njëfitor deri në Qytetin prej dëbore. Ndërtuesit e Qytetit prej dëbore janë nxënësit e shkollave fillore nga Shkupi, Gjevgjelia, Vinica dhe Tetova. Ata do të akomodohen në hotelin “Slavija” ELEM, me të cilin QKF “Karposh” bashkëpunon në organizimin e manifestimit. Qyteti prej dëbore do të hapet për vizitorët më 25 shkurt në orën 11 , ku do të paraqiten ndërtuesit…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në Mavrovë, kumtoi LAMM. Për shkak të mjegullës, vende-vende është ulur dukshmëria në drejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë prej 30-50 metra, Mavrovë 50, Vinicë-Berovë 50 dhe Pletvar prej 50-70 metra. Në grykat malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – M. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. NP Rrugët e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare me drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej ­2 deri në tre gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me temperaturë nga zero deri në tetë gradë Celsius. Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht me drejtim perëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative, më të ulëta…

Lexo më Shumë