LSDM sot përmes kumtesës paralajmëron rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve, duke theksuar se askush nuk do ta pengojë drejtësinë në Republikën e Maqedonisë. “Në Maqedoni do të zbatohen reforma tërësore sipas raporteve të Rajhard Pribe dhe të Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve, e jo sipas ditektivave partiake si deri më tani. Për këtë shkak të gjitha përpjekjet e krimnelëve, dhe shpresave, se mund ta evitojnë drejtësinë janë të padobishme”, qëndron në kumtesën e LSDM-së. I porosis institucionet, siç qëndron në…
Author: Rilinda
Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta në dy prej gjithsej 11 aksidenteve rrugore të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material. Dje nga ana e policisë rrugore, janë sanksionuar dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentshofer, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 12 shoferë nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë sanksionuar 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë dritës së kuqe të semaforit për këmbësorë. Janë…
Në botë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të të Konferencës së përgjithshme në vitin 1999. Në vitin 2000 më 21 shkurt është promovuar si Ditë e linguistikës dhe shumëllojshmërisë kulturore dhe multilinguizimit. Në botë sot fliten rreth gjashtë mijë gjuhë, ndërsa gjysmës u kanoset zhdukje në shumë pjesë të botës. Rreth 200 vende gjenden para sfidës që t’i ruajnë “gjuhët e vogla” dhe të kujdesen që ato të përdoren së bashku me gjuhët botërore. Sipas statistikës, në tre shekujt e fundit ka zhdukje ose ulje dramatike të numrit të gjuhëve,…
Stefan Vllahov Micov nga Manifesti maqedonas në TV Nova ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike, si çështja për formimin e qeverisë së re, PSP-në. Micov ka shtuar se marrja e vendimire pas legjitimitet të dhënë nga populli nga ana liderëve politikë, plotësisht është rënim i strukturave shtetërore të sigurisë. ‘Kryetari i shtetit nuk duhet të mashtrohet dhe të jep mandat për formimin e qeverisë së re elementeve kundër shtetërore’, shtoi ndër të tjera Micov.
Sallat e operacioneve në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Svet Naum Ohridski” së shpejti do të mbyllon, ndërkaq për momentin operohen vetëm pacientët të cilët më parë kanë caktuar termin për intervenime kirurgjike ose të cilët duhet të kenë trajtime të tjera. Kompetentët në spital sqarojnë se rikonstruimi i cili ka filluar më 13 shkurt është duke u zhvilluar në etapa për shkak të pacientëve të cilët kanë caktuar termin. “Rikonstruimi i spitalin është në rrjedhë, por po bëhet me etapa me qëllim që maksimalisht t’i respektojmë pacientët të cilët kanë caktuar termin për mjekim. Ashensori nuk punon për shkak…
Një grua e moshës rreth 60 vjeç është vrarë mbrëmë në Ohër. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski e konfirmoi informatën, pa paraqitur hollësi rreth rastit, përveç se është kryer ekspertizë kriminalistike-teknike në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për plaçkitje të kryer mbrëmë rerth orës 20:00, me ç’rast ka pësuar gruaja e cila ka rezistuar gjatë tentimit për t’u grabitur në banesën e saj në të cilën ka jetuar vetë në një ndërtesë në rrugën “Galiçica”.
Monografia “Ditët e Shën Nënës Terezë” sot do të promovohet në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup. Kjo monografi i prezanton të gjitha momentet kryesore të manifestimit “Ditët e Shën Nënës Terezë”, që u mbajt në shtator të vitit të kaluar, me rastin e kanonizimit të Shën Nënës Terezë, njoftojnë nga Kisha Katolike në Shkup.
Gjendja e së hekurudhave në Maqedoni jo nga dje, greva është rezultat i politikave të këqia menaxheriale, në vend që të sigurojnë suguri dhe rroga punonjësve. Pa rroga nuk jetohet, punonjësit jetojnë në prag të varfërisë , punohet nën masa të rrepta, në vend të zhvillimit dhe rilindje, kështu ka vlerësuar kryetari i Konfederatës së organizatave sindikaliste, Marjan Risteski. Hekurudha sipas tij duhet të jetë komunikacion arterie kryesore e cila do të ofrojë cilësi dhe transport të besueshëm. Por në vend, ai tha, bëhet fjalë për mbijetesë, dhe jo për mirëmbajtje të qëndrueshme të sistemit. “Unë pres shumë shpejt të…
Votuesit kontestues që u fshinë nga lista e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit vitin e kaluar, sërish do të jenë në listën e votimit për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në maj të këtij viti, konfirmojnë nga KSHZ për “Meta”. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kontestues ishin gjithsej 30.447 votues, të cilët përmes kontrolleve të kryqëzuara dhe të terrenit nuk mundeshin të gjenden si ekzistues. Nga KSHZ për “Meta” thonë se këto mbi 30.000 votues do të kthehen në listat e votimit sepse kështu parashohin dispozitat e Kodit zgjedhor. “Dispozitat e Kodit zgjedhor të votuara…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët mesatare perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus gjashtë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri 14 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët mesatare perëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 11 gradë. Deri në fund të javës së punës, moti do të jetë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët mesatare nga drejtimi perëndimor. Ndryshim të motit pritet gjatë fundjavës me…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi për Gazeta Express ka folur për statusin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se BDI-ja dhe Ali Ahmeti për vite të tëra ishin në pushtet në emër të UÇK-së dhe nuk ndërmorën asgjë për të zgjidhur statusin e ish-luftëtarve të UÇK-së. “Ata që kanë marrë disa herë pushtete më emër të UÇK-së, kanë përgjegjës për ta zgjidhur këtë çështje. Ne nuk e premtuar këtë, por kjo nuk nënkupton se nuk do të angazhohemi për këtë temë”, ka thënë Ibrahimi. Sa i përketë projekt ligjit të ish-ushtarëve të UÇK-së, Ibrahimi thotë se ai ende nuk…
Tabela në dy gjuhë në të gjitha institucionet shtetërore, shenja komunikacioni në dy gjuhë, drejtim i seancës parlamentare edhe në gjuhën shqipe. Këto janë vetëm një pjesë e propozimeve të draftligjit për përdorimin e gjuhës shqipe që Bashkimi Demokratik për Integrim ia dorëzoi LSDM-së. Profesori universitar Osman Kadriu i cili tha se disa herë u konsultua nga partitë rreth kushtetutshmërisë së propozimeve të caktuara, për TV21 shprehet: Kadriu thotë se kërkohet intervenim në nenin 7 të Kushtetutës, sipas të cilit, gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, por gjuhë zyrtare konsiderohet edhe gjuha të cilën e…

