https://www.youtube.com/watch?v=KzWP8uN62bQ Rafis Haliti i BDI-së në emisionin Click Plus në tv21, theksoi se me VMRO-DPMNE kanë pëfunduar bisedimet, ndërsa tani po zhvillojmë bisedimet me LSDM.në. “Tani, negociatat po zhvillohen me LSDM-në. E them me plotë bindje se i kemi përfunduar negociatat me VMRO-në. Është diçka tjetër çka ka bërë Ivanovi me interperetimin e kushtetutës, njëher i jepet mandat njërit e pastaj tjetrit, por këto janë lojra që janë luajtur në RM prej kohës së Gligorovit e këndej”, theksoi Aliti. https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=VHS3YaDJRtE
Author: Rilinda
Rafis Aliti i BDI-së në emisionin e sontëm në Click Plus në TV21, theksoi se për BDI-në ka qenë shumë e rëndësishme t’i vazhdohet mandati Prokurorisë speciale. “Nuk kemi gjetur mirëkuptim tek partia VMRO-DPMNE për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe kjo ka qenë arsyeja që i kemi thonë “JO” partisë së Nikolla Gruevskit”, thekson Aliti. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/954289018034636/ Ndërkaq, Alajdin Demiri në #Click Plus thekson se nuk është momenti të merremi me zhdukjen e Ali Ahmetit: https://www.youtube.com/watch?v=gHbgQ4U0NY4
“Dokumenti i LSDM-se në tryezen/tavolinën e BDI-së!?” Sonte në emisionin debativ Click Plus diskutohet lidhur me dokumentin e LSDM të dërguar BDI-së. Të ftuar në këtë debat sonte janë Rafis Aliti nga BDI përballë analistëve Alajdin Demiri, Ismet Ramadani dhe profesorit Qashif Bakiu. Ismet Ramadani mendon se nuk kemi informacione sa duhet në përmbajtjen e të gjithë materialit që është dërguar, por ato çështje duhet të diskutohen dhe s’mund ti paragjykojmë se si do ece ai kualicion eventual, me rëndësi është që këto parti politike të aktivizojnë të gjithë kapacitetin e tyre për ta realizuar Platformën në mënyrën e duhur,…
Sonte në emisionin debativ Click Plus do të diskutohet lidhur me dokumentin e LSDM të dërguar BDI-së. Të ftuar në këtë debat sonte do të jenë Rafis Aliti nga BDI përballë analistëve Alajdin Demiri, Ismet Ramadani dhe profesorit Qashif Bakiu. “Dokumenti i LSDM-se në tryezen/tavolinën e BDI-së!?” Debatojmë me: Rafis Aliti Alajdin Demiri Ismet Ramadani Qashif Bakiu #ClickPlus, sonte, e martë, 21:30! Na ndiqni. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/954232454706959/
Asnjë hoxhë nuk ka guxuar të agjitojë për asnjë parti politike në fushatën zgjedhore, dhe ky urdhër është respektuar plotësisht. Kështu u shpreh kryetari i Bashkësië Fetare Islame. Ai reagoi ndaj deklaratës së Gruevskit duke thënë se sindromi i fajtorit kujdestar u ringjall përsëri në Maqedoni në proporcion me vazhdimin e krizës politike. Megjithatë, ai potencon se ky është qëndrimi i tij personal, e jo reagim zyrtar i BFI-së. “Më duhet të them medomeos se akuza që erdhi nga ish kryeministri se hoxhallarët e paskan votuar kundërshtarin e tijë, tingëlluan së paku si jo serioze. Sepse, po them me përgjegjësi,…
Treni i ri sot për festën ‘Shën Trifun’, e cila vlerësohet si mbrojtëse e vreshtarëve, do të vozitë falas nga Shkupi për Demir Kapi. Të gjithë të interesuarit do të mund të jenë pjesë e manifestimit tradicional kushtuar rrushit dhe prodhimit të saj, e cila e organizon komuna e Demir Kapisë. Siç informoi sot Shërbime për marrëdhënie me publikun prapë drejtorisë lokale, treni në Demir Kapi do të arrijë në ora 10:00, kurse do të kthehet për në Shkup në ora 15:00. Poashtu, në ditën e manifestimit, sheshi do të ketë ushqim dhe pije falas dhe tavolinë suedeze si dhe…
Filharmonia e Maqedonisë sonte në orën 20:00 me rastin e Ditës së të dashuruarve në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të mbajë koncer simfonik të titulluar ‘Paris të dua’. Do të interpretohen këngë të njohura franceze të cilat i kanë kënduar Edit Piaf, Iv Montan, Zho Dasin, Michel Legrand… Në koncert si vokalist do të marrë pjesë vokalistja hungareze e xhazit me karrierë ndërkombëtare, Mirtill, dirigjent është Borjan Canev, orkestrimet janë të Emin Xhijan, regjia e Dejan Proshevit. Në skenë poezi nga poetin francez Zhak Prever do të lexojë aktori Vasil Zafirçev.
Për të parën herë, qeveria greke po thyen akullin dhe po hap rrugën për ndërtimin e një xhamie në Athinë, një projekt shumë i polemizuar ky që është pritur me kundërshti nga shumë grupe, përfshirë edhe partnerë të koalicionit qeveritar. Komuniteti mysliman në Greqi, prej rreth 500 mijë pjesëtarësh, ka lobuar për vite të tëra, duke thënë se vendi i shenjtë i tyre nevojitet edhe për gjeneratat e ardhshme. Aktualisht, myslimanët në Greqi, falen në xhami të improvizuara, shumë prej të cilave në bodrume të errëta dhe të ftohta. Qyteti nuk ka pasur një xhami që prej daljes nga pushtimi…
Me rastin e festës së “Shën Trifunit” dhe ditës së dashuruarve “Shën Valentini”, Komuna e Karposhit organizon takim me persona të vetmuar, në restorantin “14” në ora 11.
Rritja ekonomike është në robëri të krizës politike, vlerësojnë nga Komisioni Evropian me parashikimin më të ri ekonomik për Maqedoninë, njofton Portalb. “Në mes të krizës politike, kompanitë private përmbahet nga investimet, rritja e kredive ishte thuajse e sheshtë, ndërkaq Qeveria ka mbretëruar në harxhimet kapitale”, thonë nga Komisioni Evropian, Sipas vlerësimeve, Maqedonia këtë vit duhet të ketë rritje të Bruto-Prodhimit Vendor prej 3.2 për qind, ndërkaq deri në vitin e ardhshëm deri në 3.6 për qind. Megjithatë, përforcimi i pritur në vend është nën rrezik, për shkak të pasigurisë së skenës politike. Bruksel paralajmëron se investimet do të zvogëlohen,…
Edhe përkundër rënies se shkëmbimit tregtar katër vitet e fundit me Kosovën, Maqedonia deri në fund të vitit 2016 ka shënuar suficit sa i përket eksportit të mallrave kundrejt importit të mallrave nga Kosova, shkruan gazeta KOHA. Në tregun kosovar, kompanitë nga Maqedonia brenda vitit të kaluar kanë eksportuar mallra në vlerë prej mbi 188 milionë euro, dhe krahasuar me vitin 2015, importi është rritur për 20 milionë euro, gjegjësisht në vitin 2015 Maqedonia drejt tregut kosovar kishte eksportuar rreth 168 milionë euro. Nga na tjetër, kompanitë kosovare në vitin 2016 në Maqedoni kanë eksportuar mallra me vlerë tepër të…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell. Në pjesët jugore paradite do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët. Në vendet më të larta dhe në pjesët malore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në minus një gradë Celsius, ndërsa e ditës prej katër deri nëntë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus pesë…

