Shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar do ta vizitojë Vallandovën në kuadër të fushatës “BE për ju”. Zhbogar do të ketë takim me kryetarin e Vallandovës, Nikollçe Çurlinovski për realizimin e projektit për jetesë cilësore si parakusht për avancimin dhe zhvillimin afatgjatë në rajonin kufitar, njofton AIM. Projekti, me vlerë prej 800 mijë eurosh, është financuar nga programi për bashkëpunimin ndërkufitar në BE. Qëllimi i fushatës, është ngritja e ndërgjegjjes dhe të informojë opinionin për ndihmën e BE-së në vend.
Author: Rilinda
Instituti për të Drejtat e Njeriut sot do ta promovojë raportin e parë tremujor nga monitorimi mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë dhe do ta prezantojë projektin ‘Mbikëqyrje e rritur publike mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë’. Qëllimi i projektit është që ta njohë opinionin më të gjër me punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë dhe ta rrisë llogaridhënien dhe transparencën e tij. Projekti është i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Maqedoni, kurse do të realizohet nga 1 shtatori i vitit 2017 deri më 31 mars 2018, njofton AIM. Në promovimin e raportit do të bëhet fjalë…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov po qëndron për vizitë pune në Baku, Republika e Azerbejxhanit, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin global Baku 5, në organizim të qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”. Siç kumtoi kabineti i presidentit, ai do të mbajë fjalim në sesionin presidencial të forumit me temë “Ardhmëria e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqi dhe interesa”. Gjatë vizitës së punës, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim bilateral me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev, si dhe shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në forum. Në forumin global do të marrin pjesë mbi 100 ish-presidentë dhe aktualë, kryeministra dhe ministra,…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë në Vjenë, ku do të mbajë fjalim në seancën e Këshillit aktual të Organizatës së Sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë. Siç njoftoi MPJ-ja, gjatë vizitës u parashikua që ministri Poposki të realizojë takim bilateral me kolegun e tij austriak, ministrin e Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc.
urokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të martën përsëri vjen në Maqedoni, për t’u përpjekur që ta përshpejtojë procesin e daljes nga kriza politike, pasi presidenti Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Një pjesë e mediave brifojnë se ardhja e Johanes Hanit në kohën kur pritet të kthehet Ivanov nga vizita zyrtare në Azerbejxhan, ka për qëllim që ta përforcojë trysninë ndaj tij, përpara se presidenti të udhëtojë në një tjetër udhëtim zyrtar në Australi. Një pjesë tjetër thonë se ka gjasa që të mbahet seanca konstituive përpara…
Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me reshje lokale të shiut në vendet më të ulëta, ndërkaq në ato më të lartat me reshje të borës. Gjatë paradites do të fryjë erë mestarë, ndërkaq gjatë ditës pritet që niveli i mjegullave të ulet. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 15 gradë celsius. Moti i ngjashëm na pret edhe në Shkup, me reshje të shiut gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës pritet që mjegullat të jenë në nivel më të ulët. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më…
Deputeti shqiptarë nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për situatën akuale politike në vend dhe atë se kur do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, është hapur tema edhe për “bombat” e LSDM-së, të cilat nuk u publikuan të gjitha. Unë në LSDM jam nga shtatori i vitit të kaluar, kur filluan të publikohen bombat kam qenë gazetarë, ka thënë deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili shton më tej se ka “bombë” edhe për Monstrën. “Atëher kur duheshte të publikohet bomba për Monstrën ndodhi Kumanova”, tha Zekiri. https://www.youtube.com/watch?v=a_4JaqIjeoo…
https://www.youtube.com/watch?v=Xqcvr9D0J8Q Po të mos ishte deklarata, Ivanovi do të gjente ndonjë pretekst tjetër. Kështu deklaroi sonte në Tv 21, Izet Mexhini nga BDI. Mexhiti tha më tej se e kemi për detyrë ti zbërthejmë do gjëra, dhe siç tha, deklarata e përbashkët ka qenë që kur BDI ka negociuar për qeverinë e re që më VMRO-DPMNE-në. “Uniforma, monedhat nuk janë çështje që dalin sot nga deklarata, kanë qenë edhe më herë”, tha Mexhiti. Mexhiti më tej tha se këto gjëra i ka pranuar edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja. Ai mes tjerash ka thënë se kërkesat në Deklaratën e përbashkët duhet të…
Sekretari gjeneral i LR-PDSH-së, Arben Taravari në emisionin Click Plus në tv21 theksoi se parlamenti duhet të konstitohet më së shumti brenda 5 ditëve. “Parlamenti duhet të konstituohet më së shumti brenda 5 ditëve, pasi çdo ditë që vonohet ju jepet mundësi kriminelëve të organizohen:, theksoi Taravari. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/974440416019496/
Sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21, zhvillohet debat në mes Izet Mexhtit, Muhamed Zekirit dhe Arben Tarabari. Muhamed Zekiri nga LSDM deklaron që s’ka kurfar pengese të bëhet kryeparlamentari shqiptar. Qeveria është teknike, afati për zgjedhje lokale ka skaduar ndaj është prioritare ta vëmë në funskion parlamentin dhe në këtë drejtim jemi duke biseduar dhe me partitë. Kaloi koha kur shqipatërt vetëm fotografoheshin, ne kemi qenë dhe jemi pjesë e gjithë asaj që është përgaditë si program i LSDM-së. Pse nuk jemi prezantuar dhe në shqip, do ishte një humbje kohe gjatë përkthimit të programit partiak. “Jemi në…
Shkolla “Ismail Qemali” në Fushë Topane, vazhdon të përballet me problemin e hapësirës për 1300 nxënësit që ndjekin mësimin në këtë shkollë. Autoritetet qeverisëse shumë herë kanë premtuar zgjerimin e shkollës, mirëpo në realitet nuk ka pasur ndonjë zgjidhje. Drejtoria e kësaj shkolle, e gjendur në rrethana të tilla, kishte vendosur që filloristët të ndjekin mësimet në hapësirat e çerdhes përballë. Edhe pse në gjendje të mirë, çerdhja nuk ka kushte të mjaftueshme për fëmijët. Projekti për zgjerimin e Sh.F “Ismail Qemali” në Fushë Tophane së fundi është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet parlamentare të…
Ka mbaruar seanca publike në Gjykatën e Apelin në të cilën është diskutuar për ankesën pas vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për paraburgim të Sead Koçanit. Ende nuk dihet se kur do të sillet vendim për konfirmim ose shfuqizim të vendimit për paraburgim të Koçanit. PSP tha se ajo që disa ditë nuk dihet se ku ndodhet Koçan, është dëshmi për dyshime për arratisje të mundshme. Avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski, më parë për mediat deklaroi se nevoja e vetme që të dërgohet në paraburgim, është që “Koçan të burgoset, ndërkaq media e tij të heshtet”.…

