Procesi gjyqësor për rastin e “Kumanovës” pritet të përfundoj deri në fund të muajit qershor. Kështu shprehen avokatët e të akuzuarve, sipas të cilëve deri më tani kanë dëshmuar rreth 20 të akuzuar ndërsa kanë ngelur të dëshmojnë edhe 14 të tjerë. Më pas pala mbrojtëse do të dorëzoj listën e dëshmitarëve, në mesin e të cilëve edhe politikan dhe zyrtarë shtetëror. Sipas ligjit të procedurës penale gjykata është e obligueshme që deri në qershor edhe nga ka qenë e plotfuqishme akt akuza të del me shpallje të vendimit të instancës së parë – tha Mefail Arsllani, avokat. Unë pres…
Author: Rilinda
“Pas konstituimit të Kuvendit, nëse presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov nuk ia ndan mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev, atëherë më nuk duhet që të pritet, por vet Kuvendi përmes shumicës mund të formojë Qeverinë” thotë ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski. Sipas tij me këtë akt nuk shkelet Kushtetuta dhe se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca që ta vlerësoj atë. “Si pikë e rendit të ditës do të vendoset propozimi për zgjedhjen e Qeverisë, pasi që programin për atë Qeveri, Zaev e ka shpall para opinionit. Ai program do të vendoset në seancë si pikë e rendit të…
Komuna Qendër për të katërtin vit radhazi do të realizojë projektin “Gjithë Qendra në biçikletë”, i cili tre vitet e kaluara u tregua si i suksesshëm. Këtë vit komun do të subvencionojë burime për blerjen e 1111 biçikletave të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Aksioni do të realizohet nga fillimi i muajit maj, ndërsa nga buxheti i komunës për këtë projekt janë ndarë 2 milionë e 800 mijë denarë. Komuna Qendër do të subvencionojë 30% nga çmimi blerës së biçikletës së re. Çdo person i rritur i Komunës Qendër që do të blejë biçikletë të re nga dita e fillmimit të…
Në hyrje të stacionit hekurudhor në Kumanovë dje në orën 17:20 nga ana e personave të panjohur është gurrëzuar treni i udhëtarëve i cili lëviz në relacionin Shkup-Tabanovcë. Siç informojnë sot nga MPB-ja, gurrëzimi është bërë në sinjalin hyrës në stacionin hekurudhor në Kumanovë tek fshati Çerkez, me çka është dëmtuar xhami i derës së trenit, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar. Nga MPB-ja thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.
Firma e cila po udhëheq me ndërtimet në Qendrën Klinike në Shkup, është zgjedhur në kundërshtim me kushtet për tenderë. TV24 publikoi disa dokumente sipas së cilave oferta e firmave Granit, Beton dhe Inso është vlerësuar si më e mira. Nga Ministria e Shëndetësisë, u përgjigjën shkurt duke thënë se Komisioni i Tenderëve do të dorëzojë raportin tek banka kreditore. Tani hapen pyetjet se në bazë të cilëve kritere dhe përse Komisioni për vlerësim ka zgjedhur ofertën e firmave me fitim negativ, ku në dokumentet e tenderëve qëndron se firma duhet të tregojë gjendje pozitive financiare. Me kushtet e dokumenteve…
Rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Hristo Tatarçev” ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e 65-vjeçarit K.M. Si pasojë shtëpia është djegur tërësisht. Nga ana e njësitit të zjarrfikësve në shtëpi është gjetur edhe një njeri, trupi i të cilit është djegur tërësisht. Hetim do të bëhet gjatë ditës.
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin. “Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë”, ka thënë Hahan. Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare. “Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn.
Qeveria e cila do të zbaton Platformën e Tiranës e krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, nuk mund të jetë reformuese, por antishtetërore. Kështu ka thënë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Sipas tij një Qeveri e cila do të punon në bazë të programit të cilin nuk e kanë votuar qytetarët, është Qeveri pa legjitimitet. “Fakti që edhe përkundër asaj që VMRO-DPMNE i jep përkrahje Zaevit me 51 deputetët e saj vetëm të heq dorë nga platforma dhe faktin se ai po e refuzon një gjë të tillë me këmbëngulje, tregon…
Pushteti aktual po luan në kartë të rrezikshme, të shfrytëzojë konfliktin eventual ndëretnik për të mbuluar rezultatin e tyre politik gjatë këtyre viteve qeverisje. Kështu thotë juristi Naser Zyberi në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë. Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit, Zyberi tha se BDI-ja dhe lideri i saj Ahmeti nuk po munden të ndahen lehtë nga VMRO DPMNE-ja edhe pse publikisht i kanë dhënë përkrahje LSDM-së. “Mendoj se BDI dhe Ali Ahmeti vazhdimisht janë pjesë e problemit. Nuk mundën të ndahen nga struktura e cila krijon probleme dhe më tej mendoj se deklaratat e tilla vetëm krijojnë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet të mblidhet nesër për të mbajtur seancën konstituive të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Në këtë seancë, pritet që deputeti nga radhët e VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski të zgjidhet kryetar i komisionit, në bazë të marrëveshjes paraprake. Ndërkohë nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e lënë përgjysmë muaj më parë. Partitë ditë më parë bënë të ditur se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord që të propozojnë deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të ri. Xhaferi ishte shef i grupit parlamentar të BDI-së në mandatin…
“Përfaqësuesit e qytetarëve, të zgjedhur me formë demokratike në demokraci parlamentare, zgjedhje, kanë të drejtë kushtetuese që të formojë shumicën parlamentare. Institucionet e sistemit nuk kanë të drejtë të pengojë të përzgjedhurit e popullit për të kërkuar mandatin për formim të Qeverisë”, kështu bëjnë të ditur nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet kumtesës së dërguar sot, në lidhje me vazhdimin e seancës parlamentare e cila pritet të ndodhë nesër dhe në të cilën do të zgjedhet e kryetari i Kuvendit. Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se “qytetarët e Maqedonisë presin stabilitet dhe përparim”. Ata po ashtu bëjnë të ditur se…
ën moton “Dhuro ushqim dhe fito dhuratë” koalicioni “Ngjyrat e jetës” sot organizon aksion humanitar për mbledhje të ushqimit për familjet e rrezikuara sociale. Qëllimi i këtij aksioni humanitar, organizatorët thonë se, është ngritja e vetëdijes tek të gjithë qytetarët, ngritjen e humanitetit të tyre, por edhe dëshirës për të ndihmuar të tjerët që kanë më pak ose nuk kanë aspak. Në pikën “Vero Taftalixhe” qytetarët prej orës 10 deri 15 do të mund të dhurojnë ushqim, që do të dorëzohet tek familjet e rrezikuara sociale, ndërsa organizatorët do t’ju dhurojnë këmishë nga “Albatrosi”.

