Author: Rilinda

Tavani i çarë, dush kabina të dëmtuara dhe karige në vend të labavove. Kjo është fotografia në kazermën ushtarake në Shtip. Në fotografitë e siguruara nga portali A1on.mk, mund të shihen kushtet mizore në të cilën ndodhet kjo kazermë, përcjellë Aktuale.mk Nga kjo kazermë për A1on.mk kanë thënë se disa herë kanë reaguar madje as komandanti suprem. “Kemi dërguar reagime me shkrim deri te ministri i mbrojtjes dhe deri te presidenti si komandant suprem, por askush nuk është përgjigjur kërkesave tona. Bëjmë dush me ujë të ftohtë, ndërsa dush kabinat janë të thyera dhe shikohemi lakuriq derisa lahemi”, thotë një…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike, vetëm deri tani, ka zbuluar se së paku 36 milionë euro kanë mbaruar në xhepat privat, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Sipas hetimeve të PSP-së, funksionarët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë shkelur ligjet për furnizime publike, por edhe kanë fshehur tatim dhe kanë pompuar shuma milionëshe nga buxheti shtetëror. Buxheti është dëmtuar për së paku 36 milionë euro në periudhën prej 2008 deri në 2015. Kjo shumë sipas të gjitha gjasave është shumë më e lartë, pasi që PSP heton numër të madh të krimit financiar, për të cilat ende nuk janë hapur lëndët. Prokurorja speciale,…

Lexo më Shumë

Ndërkohë rreth orës 17:30, përpara kuvendit u mblodhën sërish rreth 7 mijë qytetarë të cilët protestojnë kundër platformës së Tiranës. Sipas tyre, shteti duhet të ruajë karakterin unitar, dhe LSDM-ja duhet të heq dorë nga Platforma. Turma fillimisht lëvizi drejt kuvendit, dhe pastaj edhe pranë shtabit të VMRO-së. Sipas të dhënave, protesta është zhvilluar e qetë. Autoritetet bënë të ditur se në shesh sot ka pasur rreth 5 mijë protestues. https://www.youtube.com/watch?v=5sUcWAxYQj8

Lexo më Shumë

hqyrtimi i mundësive dhe kushteve për zbatimin e terapive të reja inovative me insulinë dhe me tableta për diabetikët, mënjanimi i problemit në servisin e distribuimit të terapisë me insulinë deri te farmacitë për insulinë dhe regjistri i detajuar i personave me diabet dhe qasje transparente deri tek ai, kërkojnë nga Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë (LSDHM) të cilët sot e prezantuan programin e tyre për këtë vit. Kryetari i LSHDM, Bojan Kirov deklaroi se insulinat e reja inovative janë me veprim më afatgjatë dhe do të thonë lehtësim për diabetikët, gjegjësisht ka numër më të vogël të…

Lexo më Shumë

“Për fat të keq literatura e përdorur në librat tona është me të vërtetë e vjetër dhe zakonisht paraqet gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim ndaj këtyre grupeve. Literatura që përdoret nuk është fare adekuate dhe nuk i përket vitit 2017”, tha Dragana Drndarevska, DSHSBM, njofton TV 21. Disa nga profesorët janë të vetëdijshëm se përmbajtja e librave mësimorë më shumë përkujton në konservatorizmin e së kaluarës sesa në qëndrimet liberale të botës demokratike. Por më e keqja është se studentët nuk marrin informacione relevante të cilat më tutje do të mund t’u shërbenin në ngritjen e profesionalizmit të tyre në…

Lexo më Shumë

Shumë njerëz, profesorë, intelektualë, etj, flasin për Kushtetutën e vitit 1974 të ish-Jugosllavisë dhe të shteteve e krahinave përbërëse të saj, e cila sipas tyre ka qenë mjaft e përparuar në aspektin e barazisë së popujve që jetonin në federatën e dikurshme. Madje, Kushtetuta në fjalë ngritet aq lartë sa që konsiderohet se në Maqedoni, shqiptarët, turqit dhe maqedonasit konsideroheshin si element i barbartë në Republikës Socialiste të Maqedonisë së atëhershme. Për të vërtetuar këtë, Telegrafi Maqedoni arriti që të gjejë Gazetën Zyrtare të Republikës Socialiste të Maqedonisë Nr 7, të 25 shkurtit, 1974, ku është përfshirë Kushtetuta e vitit…

Lexo më Shumë

Gjyshi im është nga Maqedonia e Egjeut, nuk do të lejojë që familja ime të bëhet emigrantë për shkak të politikave të çmendura të partisë tuaj, e cila dëshiron bandën kriminale ta lirojë nga përgjegjësia, tha Peter Shilegov i LSDM-ja duke iu përgjigjur Ilija Dimovski të VMRO-DPMNE. “Ai që i ndau qytetarët e maqedonasit dhe atyre të egjeut, siç thoni ju, ishte kandidati juaj për kryetar të Shkupit. Mos i ndani qytetarët me origjinë. Nikolla Gruevski do të përfundojë në burg se është kriminel. Turp për ju që i ndani qytetarët, maqedonasit, turp ju qoftë për të gjitha idetë fashiste.…

Lexo më Shumë

Regjimi aktual në Maqedoni nuk zgjedh forma dhe metoda për të penguar formimin e qeverisë së re nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare. Si asnjëherë më parë, organizata të afërta me pushtetin në ikje kanë involvuar edhe fëmijët në fushatë kundër gjuhës shqipe. Helmimin i gjeneratave të reja, po në një kohë kur bota e civilizuar diversitetin e sheh si pasuri. Agjencia e lajmeve INA, sjellë foto kur shihet fëmijët e vegjël duke pikturuar flamuj maqedonas, në një organizim të nismës për një Maqedoni të Bashkuar, e cila po lufton kundër Platformës shqiptare.

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi Dita e mirë shihet n’sabah DUI dhe reforma – nuk shkon Nëse me BDI-në fillon hallka e parë e reformave, atëherë – ju faleminderit – por ne nuk mund të jemi pjesë e reformave të tilla. Partia që për dhjetë vite me radhë, në vazhdimësi, ia mbante ison Nikolla Gruevskit dhe bashkërisht ishin shkaktarët e kësaj krize, që na lanë pas vetes procese të montuara politike, varfëri, shpërngulje, largim nga integrimi, “Shkupin 2014” etj., nuk mund të sjellë reforma. Nëse besojmë se ata mund të jenë reformatorët, kjo i bie që të mos besojmë në vetveten tonë….

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA e vlerëson si propozim të imponuar kandidaturën e Talat Xhaferit të BDI-së për kryetar Parlamenti të mbështetur edhe nga LSDM-ja dhe Alenca për shqiptarët. Për këtë shkak, deputeti i BESËS, Afrim Gashi, përmes një pres konference tha se Lëvizja BESA nuk do ta përkrah kandidaturën e Talat Xhaferit. “Përkitazi me propozimin e treshes LSDM-BDI (Aleanca), që sot është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që Talat Xhaferi të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të R. së Maqedonisë, Lëvizja BESA e njofton opinionin se nuk do ta mbështesë një kandidaturë të këtillë për faktin e thjeshtë se…

Lexo më Shumë

“Rëndë e ka Trajko Veljanovski ta lëshojë karrigen, i cili e mban në mënyrë të paligjshme njëjtë sikur edhe Emil Dmitrievski. Rëndë e ka edhe Nikolla Gruevski, për atë duke shkuar për në Maltë, ka kërkuar që ambasadorët ta presin nëpër aerodromet e Stambollit”, tha deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, duke reaguar ndaj replikave dhe kundër-replikave të njëpasnjëshme, të cilat i bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së mes vete. “Dhjetë vite janë mësuar që të jenë Zot dhe tani rëndë që në mënyrë xhentile ta pranojnë humbjen. Gruevski në intervistat e dhëna në “Express” dhe “Dnevnik” askund nuk e hodhi të ashtuquajturën…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e emëroi Zoran Ivanovin për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim, në vend të drejtorit të deritanishëm Naqe Çulev, mandati i të cilit skadoi, njoftoi kabineti i presidentit të Maqedonisë. Zoran Ivanov deri tani e ushtronte detyrën e shefit të zbulimit ushtarak në suaza të shërbimit për siguri ushtarake dhe zbulim. Ai është kuadro profesional i Ministrisë së Mbrojtjes dhe personel aktiv ushtarak me përvojë luftarake në kryerjen e operacioneve në vend dhe misionet ndërkombëtare të mbrojtjes jashtë vendit. Drejtori i deritanishëm Naqe Çulev, siç qëndron në kumtesë, vazhdon të jetë…

Lexo më Shumë