Author: Rilinda

VMRO DPMNE (FYROM): Kështu partitë simotra e paralajmëruan Gruevskin në Malta Në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore (PEP) që mbahen të mërkurën dhe të enjten në Maltë, delegacioni i VMRO DPMNE-së në krye me kryetarin Nikola Gruevski është paralajmëruar si parti nga FYROM-i. Kjo qëndron në listën e partive- pjesëmarrësve në ueb faqen e kongresit vjetor të PEP-s. Në të, në listën e anëtarëve shoqëruese të PEP-së, është shkruar edhe VMRO DPMNE me pesë delegatë. E pyetëm zëdhënësin e partisë, Ivo Kotevski, nëse planifikohet Gruevski të reagoj për shkak të kushtëzimit të këtillë nga partitë simotra. “Ne jemi pjesë e…

Lexo më Shumë

Platforma është zëri i popullit shqiptar. Ju rikujtoj t’i lexoni agjendat paraprake qeveritare dhe do të shihni se shumë elemente janë aty e që i ka edhe Platforma, duke filluar nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Kështu ka deklaruar Xhevat Ademi në seancën e sotme parlamentare. Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE ka kujtuar kolegun se nga parlamenti duhet qytetarët t’i marrin përgjigjet dhe jo nga kombinatorikat paszgjedhore.

Lexo më Shumë

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, i përberë nga pesë gjykatës suprem, vendosi se privimi nga liria i kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temelko më 12 shkurt vitin e kaluar, në kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, ka qenë ligjor. Vendimi do të nënshkruhet dhe do të publikohet ditët e ardhshme, mëson Sakamdakazham. Vendimi për Temellkon është sipas Kërkesës për Mbrojtje të Ligjshmërisë të procedurës, të sjellë pikërisht nga PSP-ja, e cila nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe nga mbrojtja e të dyshuarit, ka qenë e kritikuar se ka lëshuar akuza të pabazuara ligjërisht për privimin e tij nga liria. Për…

Lexo më Shumë

Krijohen obligues të vegjël tatimorë – mirëpo me ngarkesë shumë të madhe. Nuk ndalen reagimet pas hapit për tatimimin e personave fizikë me TVSH, të cilët në bazë të punëve plotësuese kanë realizuar të ardhura më të mëdha se 16.000 еuro. Me qëndrimet e tyre u paraqitën edhe ekonomistët dhe ekspertët tatimorë. Vlerësimi është se kjo zgjidhje është e gabuar për disa aspekte, e një pjesë madje konsiderojnë se është edhe jokushtetuese. Ngarkesë e madhe – efekte të vogla financiare… Sipas informatave të “Portalb”-it, këto ditë në adresë të personave fizikë tashmë kanë ardhur vendimet për pagesën e TVSH-së në…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 2 deri më 9 gradë Celsius, derisa ajo e ditës prej 15 deri më 23 gradë Celsius. Në Shkup e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, temperature e mëngjesit do jetë 7 gradë derisa ajo e ditës do të arrij deri më 21 gradë Celsius. Nga fillimi i javës tjetër pritet të ketë rënie të temperaturave.

Lexo më Shumë

Rregullorja e re e cila zbatohet prej fillimit të këtij viti, parasheh që pronari i makinës me të cilën ka shkaktuar dëm të paguajë shtesë, derisa të mbulohet dëmi i shkaktuar. Me këtë rregullore problem më të madh kanë kompanitë të cilant nën posedim të tyre kanë më shumë se gjashtë makina. Përderisa këto kompani bëjnë aksidente dhe shkaktojnë dëme, për gjitha makinat tjera që posedon kompania ju shtrenjtohet sigurimi dhe duhet të paguajë 200% më shumë nga çmimi i zakonshëm. Për momentin në Maqedoni ka 3200 persona juridik të cilat kanë në posedim më shumë se gjashtë makina. Por…

Lexo më Shumë

Në 10 vite koalicion me VMRO-DPMNE-në, BDI ka drejtuar kryesisht ministri sikur ajo e Ekologjisë, Ekonomisë, Arsimit dhe Pushtetit lokal. Ndër të vetmet më seriozet kanë qenë dikasteret e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë. Edhe pse në fushata elektorale BDI kishte premtuar drejtimin e ministrive më serioze, asnjëherë nga partia e Ahmetit nuk u drejtuan ministritë si ajo e Brendshme, e Jashtme ose ministria e Financave. Mes luftës për poste serioze dhe mungesës së kuadrove adekuat, analistët thonë se gjithçka varet nga marrëveshja mes partnerëve. Ka njerëz që mund të marrin përgjegjësi dhe të drejtojnë dikaster të rëndësishëm. Besoj se ministria e…

Lexo më Shumë

Qindra banorë shqiptarë të Maqedonisë edhe pas 50 vjetësh qëndrim në këtë shtet nuk arrijnë të gëzojnë të drejtën e shtetësisë, nën arsyetimin se janë të rrezikshëm dhe mund ta destabilizojnë vendin. Kështu thonë disa banorë të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë të cilët shprehën të revoltuar ndaj institucioneve përkatëse që nuk ndërmarrin asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi shumë vjeçar. Nuhi Sherifi rrëfen se nëna dhe bashkëshortja e tij kishin kaluar edhe kushtin e fundit për marrjen e shtetësisë, kursin e gjuhës maqedonase, por sërish nuk kishte arritur ta fitojnë shtetësinë. Nëna ime qe 50 vjet jeton në…

Lexo më Shumë

Një sasi të madhe e materies së barit, me siguri marihuanë dhe tableta ekstazi ka zbuluar mbrëmë policia gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të L.C (33) në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, informuar zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Kontrolli, për të cilin ka pasur urdhër gjyqësor është zbatuar në periudhën prej orës 18:30 deri 19:30. Gjatë kontrollit në përdhesen e shtëpisë është gjetur qese me barishte të panjohur, por që me siguri është marihuanë sasia e të cilës do vërtetohet, ndërsa në komodinë është gjetur edhe peshore digjitale me gjurmë të gjelbër në të. Në tri…

Lexo më Shumë

Rreth 10 kilogramë materie e ngjajshme me barin dhe që supozohet se është lëndë narkotike e tipit marihuanë, janë konfiskuar në vendkalimin kufitar Tabanoc. Siç bëri të ditur MPB-ja, rreth orës 8 , gjatë kontrollit të autobusit të kompanisë “MAN” me targa të Kumanovës, nën drejtimin e D.J. (42) nga fshati Raven të Gostivarit, Drejtoria Doganore ka gjetur 10 paketime të dyshimta me peshë të përgjithshme prej rreth 10 kilogramësh. Pos shoferit, në autobus ka qenë edhe personi me iniciale J.A. (45) nga fshati Aligjersi i Preshevës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Mehmedali Fazli – Nushi nga nesër do ti vendos drynin dyqanit të tij në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, pasi që sërish i është demoluar mbrëmë nga persona të panjohur. Këtë vendim e ka marrë, sepse siç thotë nuk po mund të përballojë këto akte vandale ndaj dyqanit të tij, ku punon si berber më shumë se 30 vjet. “Në mëngjes mu lajmëruan fqinjët, hajde se ti kanë thyer xhamat, erdha çka të shohësh nuk di nuk kamë koment, jam i detyruar prej nesër të mbylli dyqanin, 8 anëtar familjes presin prej mua”, u shpreh pronari i dyqanit Mehmedali Fazli-Nushi.…

Lexo më Shumë