Shifra alarmante të përdoruesve të drogës në Tetovë dhe Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme numri i të varurve nga mjetet narkotike në këto dy qytete për momentin arrin në 1300 por, besohet se shifra realë është shumë më e lartë. Dy ish përdorues të heroinës të cilët trajtohen në Qendrën për shërim me metadon në Tetovë rrëfyen për Alsat dramën që kanë përjetuar dhe pasojat që i vuajnë ende. Sipas tyre gjithçka fillon me mendimin se nuk ka asgjë të keqe po të provohet një herë. Për më shumë ndiqeni kronikën e Alsat M: https://www.youtube.com/watch?v=XNHdb3ct0EY
Author: Rilinda
Në debatin në lidhje me atë se kush si e plason dhe e përdorë temën e federalizimit të Maqedonisë, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin e mbrëmshëm në Klik Plus theksoi se nëse LSDM merr mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja dhe kështu siguron 100 deputetë, atëherë shqiptarët më nuk kanë çfarë të kërkojnë në zgjedhje dhe në Kuvend. “Propozimi i Gruevskit që LSDM të bëjë qeveri me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe kështu të kenë 100 deputetë do të nënkuptonte federalizmin e Maqedonisë qysh të nesërmen. Atëherë çfarë do të kërkonin shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe në punën e…
Shtatë vite DAP dhe Ministria e Financave kanë lejuar disa individë dhe kompani të pasurohen në llogari të buxhetit. Në këtë mënyrë, prokurorja speciale, Katica Janeva e filloi konferencën e djeshme, ku u zbuluan katër raste të reja për krim financiar. Janeva në paraqitjen hyrëse akuzoi se Institucionet nuk i kanë kryer obligimet ligjore. Alsat M iu drejtua DAP-it dhe Ministrisë së Financave. Kërkuam përgjigje pse nuk i kanë detektuar dyshimet e mundshme për evazion në lëndët “Total” dhe “Tifani”. DAP me përgjigje pa përmbajtje. Të dhënat dhe informatat, dorëzimi i të cilave mund të paraqet shkelje të besueshmërisë së…
Enti shtetëror për statistikë (ESHS) punon sipas metodologjive dhe procedurave të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe të saktësuara për prodhimin e të dhënave statistikore dhe nuk ekziston bazë për çfarë do dyshimi në cilësinë e të dhënave që i publikon. Këtë e thekson ESHS në reagimin e kumtesës së LSDM-së, e cila paralajmëron revizion të të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave dhe Entit shtetëror për statistikë. Sipas ESHS, njëri prej treguesve më të rëndësishëm për nivelin e zhvillim ekonomik janë të dhënat për bruto prodhimin vendor i cili llogaritet sipas metodologjisë evropiane ESS 2010, e cila është sjellë nga ana…
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka dekoruar Agjencinë për Kundërzbulim në 20 vjetorin e ekzistimit të këtij institucioni. ”E dekorojmë me medalje Agjencinë për kundërzbulim pasi deri tani na kanë informuar para kohe dhe na kanë paralajmëruar me vlerësime të sakta për ngjarjet dhe për rreziqet që i kanosen shtetit.” tha mes tjerash Ivanov. Ivanov gjithashtu ka treguar se kjo agjenci shtetërore ka shpëtuar shtetin nga rreziqe të shumta për 20 vite ekzistim, jubileun që sot e kanë festuar.
Ish-kandidati për president dhe ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani theksoi se në Armatë dhe MPB ka rreth 10 mijë shqiptarë me armë që mbrojnë Maqedoninë, dhe këtë e dijnë mirë Ivanov dhe Gurevski. “Në ARM dhe MPB ka rreth 10 mijë shqiptarë nën armë që e mbrojnë Maqedoninë , dhe tani çka mendojnë Ivanov dhe Gruevski, se këto njerëz do të shkojnë në shpi dhe do të rrijnë qetë, derisa këta merren për qeveri pa shqiptarët?!”, theksoi Imer Selmani për TV24.
Monitorimi i lajmeve televizive në periudhën shtator 2016- shtator 2017 ka treguar se në hapësirën mediatike ekzistojnë katër televizione komerciale që mund të thuhet se janë propaganduese- është konkluzioni i konferencës së sotme e organizuar nga Instituti për studime komunikimi (ISK) “Bëhet fjalë për televizionet “Sitel”, “Kanal 5”, “Alfa” dhe “TV Nova”, lajmet e të cilëve në tërë periudhën e vëzhguar kanë qenë më pak apo më shumë të prira ndaj partisë së VMRO DPMNE-së ndërsa shpesh me prirje negative ndaj politikave të partisë së LSDM-së”, tha Igor Micevski, duke prezantuar konkluzionet e monitorimit të zbatuar në suazat e projektit…
“Qershori nuk do të jetë më muaji më i stresuar i vitit për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, sepse Qeveria e re prej në seancën e parë qeveritare do ta heq testimin ekstern, i cili përveç presioneve ndaj nxënësve dhe dënime për profesorët, nuk ka sjellë asgjë të mirë”, thonë nga LSDM-ja. Nga LSDM-ja paralajmërojnë reforma në arsimim, të cilat duhet të sigurojnë model arsimor të modernizuar dhe të suksesshëm. “Në arsimimin fillor, në pesë vitet e para do të ketë vetëm vlerësim me shkrim. Nota do të ketë në katër vitet e ardhshme. Numri i nxënësve në paralele do ta…
Gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” (FAC), shkruan se sjellja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen e vendit. “Mbi Maqedoninë kanoset stuhi politike”, paralajmëron FAC, në tekstin “Dalje nga dalje”, ndërkaq në nëntitull pyet se “vendi a është përpara luftës qytetare?”. Sipas gazetës, mospajtimet tradicionale mes “shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare këtë herë, nuk janë ato të cilat e dërgojnë vendin drejt pasigurisë së madhe”. “Por, këtë herë po bëhet konflikt brendamaqedonas mes dy taborëve më të mëdha të cilat e tejkaluan konkurrencën e zakonshme politike dhe kërcënohen me…
Revista e njohur “The Economist” shkruan në numrin e radhës në print për Samitin e Sarajavës, ku morën pjesë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas revistës, në kushtet kur anëtarësimi në BE duket i largët, Ballkani ka gjetur një zëvendësues. “Këto vende mund të nisin një treg të tyre të përbashkët,” shkruan revista. Më 12 korrik palët do takohen sërish në Trieste dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka kërkuar që në atë kohë plani për tregun e përbashkët të jetë gati. “Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka: Në të vërtetë, liderët e këtyre vendeve thonë se ishte ideja…
urodeputeti belg, Guy Verhofstadt, dikur kryeministër i Belgjikës, anëtarë i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, ka deklaruar sot se e ardhmja e Maqedonisë është vënë në pikëpyetje. Ai ka reaguar ndaj retorikës së ashpër të politikanëve maqedonas, dhe vuri në dukje , se ata do të rrezikojnë konfliktit etnik vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. “Nacionalizmi është receta më e mirë për shkatërrimin e të ardhmes evropiane të çdo vendi. Politikanët maqedonas nuk duan të lënë pushtetin dhe kështu rrezikojnë të shkaktojnë konfrontim ndëretnik. Në vend të kësaj, ata duhet të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të marrin përgjegjësi…
Për dalje nga kriza politike e nevojshme është që interesi i përgjithshëm të vihet në plan të parë te partitë politike, atëherë mund të gjehet kompromis. Qytetarët e Maqedonisë gjithmonë kanë pasur sukses të dalin nga gjendje të tilla ekstreme edhe atë me mençuri prandaj edhe kanë aftësi për jetë të përbashkët e cila dëshmon resursin e vërtetë, kështu në një intervistë për AIM ka deklaruar ambasadori i Francës në Maqedoni, Chritian Timonier. Timonier është i bindur se ekziston kapacitet për arritjen e kompromisit dhe për zhbllokimin e proceseve demokratike në vend. ‘Maqedonia ka 25 demokraci, por gjithashtu edhe kulturë…

