Deri tani nuk ka asnjë sinjal nga kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, edhe pas thirrjeve të fundit nga eurokomisari Joanes Han që menjëherë ta rishikojë qëndrimin e tij, dhe ta ndërrojë vendimin për ndarjen e mandatit, shkruan REL. Han është politikani i huaj që ditëve të fundit ka apeluar për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Më parë këtë e kanë kërkuar edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, përfaqësues nga SHBA-ja, NATO dhe përfaqësues nga vende të tjera perëndimore. Por, Ivanov vendosi që të mos takohet me Han në Shkup, që sipas analistëve drejton në atë se jo vetëm VMRO-DPMNE-ja…
Author: Rilinda
Në orën 11 sot duhet të vazhdojë takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare për konfirmimin e propozimit për krijimin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në koordinimin akoma nuk është arritur marrëveshje për kryetarin e Komisionit. Është konfirmuar vetëm numri i anëtarëve me të cilët grupet parlamentare do të përfaqësohen në të. Në pajtim me marrëveshjen, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar. Takimi koordinues filloi pardje. Në vazhdimin e djeshëm u vendos të shtyhet për sot. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare mbeten…
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ngrohtë. Në tërë territorin e Maqedonisë temperaturat do të sillen prej 6 deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup do të kemi mot kryesisht të kthjellët me prezencë të diellit. Temperatura do të sillen prej 8 deri në 19 gradë Celsius.
Në vend të bankës shkollore, sot Egzoni 16 vjeç nga Kumanova kaloi ditën nëpër spital dhe stacion policor, njofton tv21. Gjashtë persona ende të panjohur për policinë e rrahën Egzonin duke shkaktuar lëndime në fytyrë, duar dhe shpinë. Për Egzonin ky është incidenti i parë që përjeton, edhe pse ka dy vjet që udhëton në të njëjtin relacion me autobus. “Duke zbrit te shkolla e tyre përnjëherë më kanë sulmuar 6 veta. Më kanë goditur me boksa, shkelma…Po jam i frikësuar, nuk është gjendje e mirë. Nesër do të shkoj në shkollë, me veturë me babin”, u shpreh Egzon Ajdini.…
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti potencoi se partia e tij vazhdon ta mbështesë Zaevin si kryeministër ndërsa i bëri thirje presidentit Ivanov që sa më shpejtë të bëjë formalizimin e mandatarit Zoran Zaev dhe me këtë të hapet rruga e funksionimit institucional të shtetit. “I bëjmë thirje presidentit që t’i jap mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për të zhbllokuar funksionimin e insitucioneve. Nuk duhet shumë analizë e thelluar, ky koalicion funksionon dhe ne këmbejme informacione për shumë gjëra qofshin ato politika të brendshme apo ndërkombetare”, shprehet kryteari i BDI-së, Ali Ahmeti. https://www.youtube.com/watch?v=sOF91aF0bc0
Qashif Bakium (politikolog) i ftuari i sontshëm në TV21 në emisonin #Click Plus sqaron se mbështet mënyrën ku zgjedhjet duhet të bëhen në instiucione, megjithatë nuk jam i idesë se duhet qëndruar besnik çdo procedure konkrete të VMRO-së. Në 15 vitet e fundit nuk kemi patur sakt stagnime të këtilla sa u takon komisioneve, ky kaos është artificalisht thjesht e krijuar nga kjo e fundit, dhe nje moment tjetër është guximi i LSDM-së që ti qaset më me seriozitet situatës , e të jenë bartës për ti prirë iniciativave të reja, transmeton Almakos. “VMRO e ka bërë të qartë apo…
Eurokomsari Johanes Han në intervistën e publikuar në ueb faqen e Komisionit Evropian tha se zgjidhja e krizës qëndron te respektimi i parimeve dhe standardeve demokratike që janë të shkruara në Kushtetutën e vendit, gjegjësisht, kur ka shumicë për formimin e qeverisë, ajo duhet të respektohet pavarësisht se nga cilat parti politike formohet. Në lidhje me hapin e djeshëm të Ivanovit, Han u shpreh se ai duhet të jetë në Maqedoni për të marrë vendime për tejkalimin e situatës politike. “Ai dje ishte jashtë shtetit për vizitë shtetërore. Unë e respektoj zyrën e kryetarit të një vendi demokratik dhe këtë…
https://www.youtube.com/watch?v=e62-0Jgg_pk Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus në tv21 theksoi, të dy partitë maqedonase janë pajtu që posti i kryeparlamentarit t’i takoj shqiptarëve. “Partitë pretenduese për mandat janë pajtuar që bartës i postit të kreut të Kuvendit të jetë shqiptar”, theksoi Xhaferi.
Në emisionin e sontshëm #Click Plus debatohet rreth takimeve mes Grupeve Parlamentare për ta zhbllokuar kuvendin, edhe sa takime do mbahen? Përgjigjen e japin në #TV21 mysafirët: Talat Xhaferi, BDI, Fadil Zendeli, RDK – Rilindja me Besë, Ramadan Ramadani, opinionist dhe Qashif Bakiu, politikolog. Talat Xhaferi sqaron se dje u thirr kordinim për mundësin e gjetjes së zgjedhjes për të vazhduar me senacën atje ku ka mbetë në dhejtor për zgjedhjen e komisonit “emërim dhe mandate”. Dje e kemi tejkaluar përfaqesimin e partive politike në mënyrë proporcionale, rradhitja të jetë në ralacionin 6 VMRO-së, 5 LSDM-së, dhe nga 1 BDI-së…
Pas teksteve të Cambridge, të cilat prej vitesh përdoren në arsim fillor, tani me libra të adoptuar po nga Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore të Cambridge (Cambridge International Examinations – CIE) dhe Shtëpia Botuese e Universitetit të Cambridge (Cambridge University Press – CUP), do të punohet edhe në shkollat e mesme, shkruan gazeta Koha. Më saktësisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka bërë përgatitjet që nga vitin shkollor 2017/2018 nëpër gjimnaze dhe shkollat e mesme profesionale të nis mësimi me tekste të huaja shkollore. Madje, është shpallur edhe thirrja publike për botues nga vendi dhe të huaj që të…
“Jemi të kënaqur nga takimi me eurokomesarin, Johanes Han, me të cilin në debat të hapur i pastruam disa mëdyshje”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE pas takimit të mbrëmshëm mes partisë së Nikolla Gruevskit dhe eurokomesarit bashkë me tre eurodeputetët, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se egzistojnë vetëm dy mënyra për dalje nga kriza. E para sipas tij dhe VMRO-së, është që lideri i LSDM Zoran Zaev të heqë dorë nga kërkesat e partive shqiptare dhe platformën që ata përfaqësojnë. “Opsioni i parë është që lideri i LSDM Zoran Zaev të heqë dorë…
Eurokomisioneri, Johannes Hahn, në profilin e tij në twitter ka shkruar se të gjithë liderët duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit si dhe inkurajuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të rishqyrtojë urgjentisht qëndrimin e tij. ‘Të gjithë liderët e vendit, përfshirë Presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit+të pranojnë shumicën parlamentare’ “All leaders of the country, includ. the President, must respect outcome of recent elections+acknowledge parliamentary majorities.” 1/2 — Johannes Hahn (@JHahnEU) March 21, 2017 ‘Ne inkurajojmë Presidentin të rishqyrtojë pozicionin e tij urgjentisht. Formimi i shpejtë i koalicionit të ri, është e vetmja mënyrë…

