Author: Rilinda

Me disa aktivitete sot në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e ujërave, 22 Marsi. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) organizon konferencë me temë “Ujërat dhe ujërat ndotëse”, Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) parasheh zhytje atraktive në ujërat e liqenit të Matkës nga ana e anëtarëve të Shoqatës “Vrello” dhe matje hidrometrike të lumit Treska, ndërsa Instituti për Shëndet Publike të RM-së paralajmëron Panair të ujit para Shtëpisë të ARM-së. Në konferencën “Uji dhe ujërat e zeza” fjalim do ta kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit, Hapësinor Bashkim Ameti, kreu i Departamentit për Punë Operative në…

Lexo më Shumë

OJQ Ekosvest dhe Ambasada gjermane sot në Shkup do ta promovojnë projektin për klimën dhe mbrojtjen e ndryshimeve klimatike “City tree” dhe do t’ia dorëzojnë qytetit tabllot e gjelbërta – pastrues të ajrit. “City Tree” është strukturë vertikale prej llojit specifik të myshkut me bimë vaskulare, të cilat “ushqehen” me pluhur të imtë, okside azoti dhe ozon, dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit. Në ngjarje është paraparë fjalim i ambasadores gjermane Krisitne Altahauzer, i kryetarit të qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe Ana Çoloviq nga OJQ Ekosvest. Ky projekt u mundësua me ndihmën e mjeteve…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=6MSjSJXuEa0 Duhet ta kemi të qartë se skrtukturave të Gruevskit karshi po i ri Zaevi, soi i vetë, dhe këtë nuk mund ta mohojmë. Flas për një LSDM të reformuar, ai ka hapë front të rëndë dhe të rrezikshëm me Gruevskin. Tash punën tonë nuk mund t’ja lëmë atij, por duhet dhe ne të verpojmë, thekson Ismet Ramadani në Rtv21 emisonin debativ #Click Plus.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot së bashku me liderin Ali Ahmeti, Talat Xhaferin dhe Teuta Arifin kanë zhvilluar takim me komisarin Johanes Hahn në Shkup. Grubi në rrjetin e tij social ka shpërndarë edhe fotografinë nga takimi me Johanes Hahn. “Rrugë e gjatë, por ne kemi zgjedhur që atë rrugë ta bëjmë bashkë me Evropën dhe Amerikën”, shkruan Grubi.

Lexo më Shumë

Akuzat ndaj George Soros në Maqedoni vazhdojnë të intensifikohen edhe më shumë, ku Soros akuzohet se është një njeri që i pëlqen përzierja në sovranitetin e shteteve për të zbatuar politikat e tij. Sipas Gazeta Telegraf, mbrëmjen e së hënës marshuan me parulla të shumta anëtarët e nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Në duar protestuesit mbanin parulla “Trump është një hero” – “Soros dil jashtë nga Maqedonia” – “Rama = Soros Platform” – “Soros financon rrëzimin e Maqedonisë” etj. Kësisoj, përveç parullave kundër Soros, kishte edhe parulla kundër kryeministrit Rama duke e akuzuar për lidhje me Soros dhe si…

Lexo më Shumë

Një pjesë e mediave serbe kanë lartësuar presidentin Gjorgje Ivanov pas refuzimit të tij për të takuar eurokomisarin për zgjerim Johanes Han. Ato kanë shkruar se menjëherë pas mbërritjes së zyrtarit të lartë të BE-së, nga kabineti i Ivanov u bë me dije se ai nuk do të takojë ate, por se kohën e caktuar do tia lë Hanit të takojë përfaqësuesit e protestuesve maqedonas.

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së BDI-së Rafis Aliti ka theksuar se nuk bëhet fjalë për platformë që është bërë në Tiranë apo Prishtinë. Të njëjtat bisedimet sipas tij janë bërë edhe me LSDM-në, ka pasur grup që ka negociuar me VMRO-DPMNE-në dhe grup që ka negociuar me LSDM-në. “Jorastësisht është zgjedhur rruga dhe bëhet obstrukcion aty ku bartës i funksioneve është ish kryetari i Kuvendit që të mos vjen tek bartja e dialogut apo debatit në Kuvend… Nuk e shoh fajin tek ndërkombëtarët, LSDM ka kërkuar nënshkrimet e faktorit shqiptar dhe duhet t’i prijë këtij procesi, nëse kanë hamendje se nuk…

Lexo më Shumë

Sonte në ClickPlus në TV21 në emisionin debativ të rradhës diskutojnë: Rafiz Aliti, ish-nënkryetar i kuvendit (BDI); Ismet Ramadani, ish-deputet; Arben Ratkoceri, gazetar; Visar Ademi, opinionist Përse është aq me rëndësi kryeparlamentari që sot mos të arrihet të zgjidhet ky ngërc i parë, Rafiz Haliti thekson se ky komision është shumë i rëndësishëm meqë të gjitha komisionet kalojnë përmes këtij posti, e dyta VMRO kërkon të ketë kryetar të komisionit, që dmth se nëse fituesi do të kishte kryetarin për mandat dhe emrime, atëher del që opozita do ti kontrollon kryetarët e komisonit brenda. Ndaj, nëse nuk kemi marrëveshje duhet…

Lexo më Shumë

“Sa më shpejtë të jepet mandati që të formohet Qeveria dhe të vazhdojmë në rrugën e vetme të tonë drejt NATO-s dhe BE-së”, kështu deklaroi lideri i LR-PDSH-së dhe anëtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me eurokomesarin, Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël, transmeton Portalb.mk. Në lidhje me mosdhënien e mandatit nga presidenti, ai tha se presidenti mund të ketë qindra qëndrime, por si kryetar i shtetit, në lidhje me mandatin nuk ka të drejtë në qëndrin personal, por duhet që t’ia japë mandatin atij që siguron shumicën. “Çdoherë…

Lexo më Shumë

Sonte në ClickPlus në ora 21.30 në TV21 do të mund të ndiqni emisionin debativ me temë: A po shndërrohet kriza politike në krizë institucionale? Çka u arrit me takimin e grupeve parlamentare? Cilat janë porositë që bartin protestat anti-Hahn sot në Shkup? Sa do ta respekton blloku me 67 deputetë marrëveshjen që lidhën? Kujt i konvenon situata e tensionuar? Përgjigjen e japin në #TV21 mysafirët: Rafiz Aliti, ish-nënkryetar i kuvendit (BDI) Ismet Ramadani, ish-deputet Arben Ratkoceri, gazetar Visar Ademi, opinionist https://www.youtube.com/watch?v=UJUz7TV3XWQ

Lexo më Shumë

Shoqata me parashtesën SH.P.M. (Shoqata Patriotike Maqedonase), masovikisht kanë filluar të paraqiten nëpër Maqedoni pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes të cilës paralajmëroi desorosoizim dhe formim të organizatave joqeveritare që financohen nga buxheti. Kjo do të thotë se protestat që organizojnë “patriotët maqedonas” kundër gjuhës shqipe, në fakt sponsorizohen edhe nga para të shqiptarëve që derdhen në buxhet. BDI është e njoftuar për këtë, por nuk ka fuqi të ndikojë, ose ndoshta i konvenon që protestat kundër Platformës Shqiptare të jenë sa më masovike, kanë thënë disa burime qeveritare. Përfaqësuesit e kësaj partie nuk preferojnë të prononcohen…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë në takimin e sotëm koordinues arritën marrëveshje për përbërjen e re të Komisonit për emërime dhe cështjen e zgjedhjeve, si parakusht për përcaktimin e vazhdimit të seancës konstituive. Sipas kësaj marrëveshje, 6 përfaqësues të këtij komisioni do ti takojnë VMRO-së, 5 LSDM-së, dhe nga një BDI dhe Lëvizjes BESA. Për momentin përfaqësuesit e grupeve parlamentare janë duke u konsultuar për emrat e anëtarëve si dhe kryetarin e këtij komisioni.

Lexo më Shumë