Besa duhej e para të dalë në rrugë, pasi u humbi dy deputet nga KSHZ-së, e pastaj edhe LSDM. Kështu e ka kujtuar Isen Saliu, drejtor informacioni në gazetën Lajm, deputetin e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, në “Top Tema”. “Gabuat me Platformën, iu bashkangjitet BDI-së dhe tani i dhatë preteks VMRO-DPMNE-së”, ishte decid Iseni. Gashi nuk u pajtua me kritikën e Saliut, duke thënë se nuk kanë kërkuar Platformën, por kanë shkuar në Tiranë për t’iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe jo Ali Ahmetit.
Author: Rilinda
Pas heqjes së flamurit shtetëror në qendër të Kumanovës dhe vendosjes së atij kombëtar shqiptar, ka reaguar edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ai këtë akt e ka quajtur akt të turpshëm dhe se kjo i shërben vetëm partisë së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Si deputet i NJZ 2 ku ben pjese edhe Kumanova, dua tu them gjithe qytetareve se kjo qe ndodhi sot ne kete qytet eshte akt i turpshem dhe ne sherbim te regjimit Gruevski dhe askujt tjeter. I beje thirrje qytetareve ne kete qytet pavarsishte perkatesise etnike te ruajn qetesin dhe gjakftohesin pasiqe paqa dhe mireqenja mes…
Llogaria bankare i është mbyllur edhe gazetarit proqeveritar dhe kontrovers, Milenko Nedelkovski , njoftoi javorja Fokus. Kjo është bërë e ditur pasi që gjykata ka urdhëruar që Nedelkovski ti paguaj dëmshpërblim gazetarit Borjan Jovanovski, për fyerje. Por mospagesa e borxhit ka bërë që ti bllokohet llogaria. Ky është gazetari i dytë që i bllokohet llogaria, pas gazetares Ivona Talevska.
Shënimi i 31 Marsit, Ditës së gjyqësorit të Maqedonisë, sot po kalon me bojkotim nga administrata gjyqësore. Nga Shoqata e administratës gjyqësore të R. së Maqedonisë thonë se janë të detyruar të mos i mbështesin aktivitetet e këtij viti për shënimin e festës dhe se qëndrojnë edhe më tej në kërkesat e tyre për rritje rroge, transmeton meta.mk. Nga Shoqata paralajmëruan masa më radikale për shkak se të gjitha ata që kanë qenë pjesë e grevës së administratës gjyqësore janë gjobitur me 40% ulje rroge dy muaj me radhë. Thonë se gjykatësit, prokurorët dhe nëpunësit e prokurorëve marrin rritje rroge…
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në publikimin e shpallur në internet faqen e saj Informacion për lëvizjet në qarkullimin pagesor në vitin 2016 thekson se në vlerën më të madhe të transaksioneve pa para të gatshme apo 99 për qind janë realizuar përmes transfertave kreditore, ndërsa pjesa tjetër me kartela pagesore. Kjo strukturë e transaksioneve pa para të gatshme, sipas BPRM-së, përkon me strukturën e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Evropës Juglindore (EQLJL) dhe në vendet e vjetra anëtare të BE-së, ku transfertat kreditore marrin pjesë me 99,2 për qind dhe me 94,2 për qind. Në kuadër të…
– Prodhimtaria industriale në dy muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është ulur për 1,9 për qind. Në shkurt të këtij vitit krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar ulja arrin 1,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Shikuar sipas sektorëve, te prodhimtaria industriale në sektorin e “minierave dhe nxjerrjes së gurit” në shkurt të këtij vitit në krahasim me muajin e njëjtë nga viti i kaluar është shënuar ulje prej 4,9 për qind, ndërsa 4,4 për qind në “industrinë e përpunimit”, Rritje prej 31,9 për qind statistika…
Sot në mesditë rreth orës 13:40 në Shkup ka ndodhur zjarr nga oxhaku i restorantit, në rrugën ‘Bitpazarska’. Policia sot ka informuar se është kapluar nga zjarri restoranti i 47-vjeçarit XH.V. nga Shkupi. Përveç oxhakut, me zjarr është kapluar edhe konstruksionet e çative të tre banesave. Nga ana e ekipës nga Brigada e Njësitit për kundërzjarr, zjarri është shuar dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Inspektimi i vendit nga zjarri do të kryhet gjatë ditës.
Vendosja e tabelës në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Ohër ka ngjallur reagime të tmerrshme fyese kundër drejtorit shqiptar Samet Rizvani. Tabela pasi që ishte vendosur para disa muajve, ajo disa netë më parë është thyer dhe vandalizuar, sidomos në pjesën ku është shkruar në shqip. Por e përditshmja “Dnevnik”, shkruan se nuk janë vandal ata që e kanë thyer tabelën, por ata që e kanë vendosur. Kjo sipas kësaj gazete bazohet në ate se gjuhëa shqipe nuk është zyrtare në Ohër dhe se nuk guxon të përdoret gjuha shqipe. Mediat maqedonase…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama flet për dialogplus mbi trazimet politike në Ballkan dhe rrezikun e ndryshimit të kufijve, mbi rritjen e ndikimit rus, marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë si dhe mungesën e vizionit strategjik të BE-së në rajon. Rama thotë se nisma për krijimin e ushtrisë së Kosovës ngrit temperaturën politike në Ballkan. Në prag të vizitës së tij në Zvicër kryeministri Rama gëzohet që do të qëndrojë në një vend, siç e quan, «monoton», dhe paralajmëron se nuk është e largët dita kur do të ketë një linjë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë…
Kompania amerikane e inteligjencës Stratfor (Strategic Forecast) ka paralajmëruar se Rusia ka kthyer fokusin në Ballkan dhe se dëshiron të rrisë ndikimin në rajon duke shfrytëzuar tensionet në shtetet e Ballkanit, vend i cili, sipas Stratfor, paraqet një përzierje etnishë, religjionesh dhe lëvizjesh politike, transmeton AA. Stratfor në faqen e saj të internetit ka publikuar një analizë me titullin “Rusia ngacmon folenë e grerëzave”, në të cilën ka parashikuar se Rusia do të vazhdojë të përpiqet t’i shfrytëzojë përçarjet në Ballkanin Perëndimor, i cili, sipas analizës, ka qenë tradicionalisht teatër i matjes së forcave për shumë fuqi botërore, dhe se…
Prej të hënën dy reparte të Spitalit Shtetëror “8 Shtatori” do të mbyllen për shkak mungesës së 180 infermiereve, këtë gjë e vërtetoi për “Fokus” drejtori i spitalit Sasho Stojçev. Sipas tij, mbyllja është zgjidhja e vetme për momentin sepse nuk mund ta arrijnë ritmin e punës që e kanë. Bëhet fjalë për repartin e Pulmologjisë me Endokrinologji të Përgjithshme dhe Urgjente, kurse tashmë një periudhë të caktuar është bashkuar edhe reparti i lëkurës me infektiven. Edhe pse deri tani, udhëheqësia e spitalit disa herë ka apeluar te Ministria e Shëndetësisë për problemin me të cilin përballen, megjithatë ata gjatë…
Mbrëmjen e kaluar, dyqind e njëzet punëtorë nga fabrika LEAR në zonën e industriale në Tetovë janë pranuar në spitalet në Tetovë dhe Gostivar pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Sipas informatave paraprake nga policia, rasti është raportuar nga stafi mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës rreth 04:40 pas mesnate pasi më herët, rreth orës 01:00 kanë konsumuar darkët ata që ishin turni të tretë në punë. Pas dy orëve, nga gjithsej 264 punëtorë që kanë qenë aktualisht në punë, tek 220 prej tyre u shfaqën simptomat e para të helmimit me ushqim, të vjella, dhimbje barku, si dhe…

