Ivona Talevskas, redaktores së gazetës “Veçer”, tashmë një kohë të gjatë iu është bllokuar xhirollogaria, kupton “Fokus”. Avokati serb, i cili tentoi të paguajë borxh të Talevskas, nuk pati sukses pasi që përmbaruesit e njoftuan se xhirollogaria tashmë është bllokuar. Avokati sqaron se duhej të paguante rreth 1.500 euro për shpenzimet juridike dhe taksa gjyqësore, ngaqë Talevska ka humbur dy raste gjyqësore për shpifje dhe ofendim, ku të gjitha harxhimet duhet t’i paguajë ajo. Në këtë rast, Talevska ishte paditësja duke ngritur dy akuza. Njëra akuzë ishte kundër Branko Gerovskit, kurse akuza e dytë ishte kundër Meri Jordanovskas dhe Jadranka…
Author: Rilinda
Pas publikimit të listës për likuidim të disa politikanëve të lartë shqiptarë nga Maqedonia nga ana e organizatës “Syri i Popullit”, e që pasoi pas atentatit të pasukseshëm të Azem Vllasit, në BDI shprehen të qetë në lidhje me këto kërcënime, shkruan Fakte. Në lidhje me këtë, për të përditdhmen “Nova Makedonija” është deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, i cili ka mohuar që kjo parti të ketë marrë kërcënime të drejtpërdrejta nga “Syri i Popullit”. “Konkretisht nga organizata ‘Syri i Popullit’ nuk kemi marrë kërcënime direkte. Por, zotëriu i cii thirret në këtë organizatë deri më tani ka publikuar…
Garancitë që nga Kremlini i ka sjellë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq se ”Serbia mund të llogarisë në ndihmën politike dhe ushtarake të Rusisë në rast të turbullirave të reja në Ballkan, është mesazh i qartë për fqinjët se në rast të bartjes së krizës në territorin e Serbisë, do të kenë përgjigje adekuate dhe aleatin e fuqishëm me Serbinë”, transmeton Koha.net. Sipas asaj që shkuan portali serb “blic”, mesazhi i kryetarit rus Vladimir Putin ka ardhur në momentin kritik, në kohën e paralajmërimeve se Kosova do të formojë ushtrinë,ngjarjeve dramatike në Maqedoni dhe krizës institucionale në Bosnjë e Hercegovinë. Nga…
Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri e Republikës së Maqedonisë dhe Komanda e Përgjithshme e Hartave pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi që përfshin bashkëpunimin në fushën e kartografisë, raporton AA. Në ceremoninë e organizuar në Komandën e Përgjithshme Turke të Hartave, drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri të Maqedonisë, Sllavçe Tërpeski, shprehu kënaqësinë e të qënit në Turqi. Duke folur për marrëveshjet e tjera paraprake të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Turqisë, Tërpeski tha se “Kjo marrëveshje për ne është shumë e rëndësishme, sepse përmes bashkëpunimit me Komandën e Përgjithshme të Hartave do të këmbehen të dhëna…
Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) konsideron se shumica e re parlamentare duhet që menjëherë të sjell vendim që seanca konstituive aspak të mos ndërpritet dhe të mos ketë pauza derisa nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit. “Çdo deputet ka të drejtë të zgjedh, replikë dhe kundër-replikë, dhe të marrë rrogë për punën e vet, por njëkohësisht çdo deputet ka edhe detyrime dhe përgjegjësi që ta respektojë Kushtetutën, t’i vë në funksion institucionet e shtetit dhe ta respektojë vullnetin e qytetarëve tashmë të treguar përmes shumicës së re parlamentare. Pa e rregulluar këtë, deputetët nuk kanë të drejtë për pauzë, nuk do…
Pushteti ekzekutiv në Maqedoni është në vend të fundit në rajon sipas shkallës së transparencës, tregojnë hulumtimet e bëra në kuadër të projektit “Aktion SEE” që është implementuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, njofton Portalb. Sipas Tamara Rasavskës, koordinatore e projektit të “Metamorfozis”, analiza është bërë në bazë të ueb-faqeve të institucioneve, regullativës ligjore, akteve nënligjore dhe pyetësorëve dërguar nëpër institucione. “Maqedonia qëndron më ulët në rajon sipas transparencës së pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht ka 36% hapje sipas indikatorëve, që është e habitshme. Duhet të punohet më shumë në implementimin e detyrimeve të ndërmarra. Ligji për qasje deri te…
110 deputetë nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë shfrytëzojnë “Facebook” – tregon hulumtim më i ri i bërë në periudhën 22-29 mars të këtij viti, nga specialistë për media të reja, të udhëhequr nga Bojan Kordallov. Krahasuar me vitin 2009 kur për herë të parë është bërë hulumtim i ngjashëm, përqindja e deputetëve të cilët kanë shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” ka qenë 29, ndërkaq tani është rritur në 92, gjegjësisht nga 35 deputetë në 110. Më shumë se 60 deputetë çdo ditë ose disa herë në javë publikojnë përmbajtje në profilin e tyre ose faqen e…
Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar vëmendje të veçantë situatës në Ballkan duke thënë se orientimi gjeopolitik i Ballkanit është bërë i paqartë. Gazeta jep alarmin se në këtë vend ekziston rreziku për tentativa për grusht shteti, shërbimet sekrete dhe arrestime për opozitën pro-ruse. “Procesi i integrimit të Malit të Zi në NATO është kthyer në skenar komploti mes administratës së re amerikane dhe Rusisë. Arrestimi i 16 serbëve pak përpara zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi nga qeveria e Gjukanovicit për tentativë për grusht shteti, madje dhe vrasjen e kryeministrit, nga Serbia shihet si një skenar i qeverisë…
Teatri për fëmijë dhe të rinj me rastin e Ditës botërore të teatrit sot do ta japë shfaqjen “Përralla për mbretin Naj”, nga e cila të ardhurat do të dhurohen në SOS Fshatin e fëmijëve. Me rastin e Ditës botërore të teatrit, këtyre ditëve më shumë teatro japin shfaqje, nga të cilat të ardhurat do të dedikohen për fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve.
Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se projekti Shkupi 2014 ka lindur si rezultat i bashkëpunimit mes dy grupeve të budallenjve. “U bashkuan budallenjtë e VMRO-së dhe budallenjtë e BDI-së dhe e bënë këtë projekt. Kesi projekte nuk bëjnë njerëzit e mençur”, tha Mehmeti. Ai shtoi se ky projekt përgjithmonë e ka ndarë Maqedoninë. “E vetmja pikë që e bashkonte Maqedoninë ishte Shkupi. Me këtë projekt është ndarë Shkupi dhe Maqedonia kurrë më nuk do të mund të bashkohet”, theksoi Mehmeti. Keto komente Mehmeti i bëri gjatë debatit të sotèm organizuar nga Organaizata joqeveritare Medium në bashkëpunim me Gazetën Lajm, në kuadër…
Në hapësirat e rezidencës së ambasadorit francez Kristian Timonie, Kryetares së Komunës të Tetovës njëherit Nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifit iu akordua titulli „Oficere e rendit nacional për merita”, titull ky që ndahet me dekret të presidentin të Republikës së Francës, për persona ushtarak ose civil, francez apo të huaj që kanë merita të posaçme për Republikën Franceze dhe vlerat universale që ajo promovon. Ambasadori Timonie në fjalën e tij theksoi se ky çmim i ndahet Arifit, si një frankofone e dëshmuar, si një grua e cila në të kaluarën por edhe sot, duke parakaluar të gjitha…
Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Raportin për punën e ASHMAA për vitin 2016, të përgatitur nga shërbimi profesional, ku në mënyrë objektive paraqitet puna e televizioneve nacionale gjatë vitit të kaluar. Në bazë të monitorimit të programit të televizioneve kombëtare, në raport konstatohet se në disa raste në TV Sitel dhe në emisionin e Milenko Nedellkovskit, i cili transmetohej në TV Kanal 5 është përdorur gjuhë e urrejtjes. Gjithashtu, në raport nënvizohet se ka pasur shkelje të vazhdueshme të standardeve profesionale nga ana e TV Alfa dhe TV Nova Këshilli, ka sjellë një konkluzion të…

