Për 24 orë janë arrestuar katër shqiptarë nga policia e Maqedonisë. Bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me dokumente falso, ose të cilët janë kërkuar për vepra të ndryshe, tre prej të cilëve janë arrestuar në aeroportin e Shkupit. Të shtunën rreth orës 4 të mëngjesit, në aeroportin e Shkupit është arrestuar shtetasi shqiptar me iniciale N.N. i moshës 38 vjeçare. Ai është kërkuar nga policia e Maqedonisë për shkak të veprës së kryer “plaçkitje e rëndë”. Pas arrestimit në Aeroport, N.N. është dorëzuar në stacionin policor “Gazi Babë” në Shkup. Sipas policisë, një…
Author: Rilinda
Gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsejt 27 aksidente ku me lëndime të lehta kanë kauar njëzet persona. Nga 13 aksidentet, sa janë evidentuara ditën e premte, në shtatë prej tyre janë lënduar tetë persona më lehtë, ndërsa gjashtë fatkeqësitë tjera kanë kaluar vetëm me dëme materiale Të shtunën kanë ndodhur tetë aksidente trafiku, me ç’rast në pesë prej tyre janë lënduar pesë persona. Tre aksidente kanë kaluar vetëm me pasoja të dëmit material. Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjashtë aksidente, dy me dëme materiale, ndërsa katër me pasoja të lëndimeve trupore, me…
Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot në Ohër do të marr pjesë dhe do të mbajë fjalim në hapjen e shkollës së avancuar të NATO-s me temë “Luftë kundër aktiviteteve të SHI-së për radikalizim përmes kiber-hapësirës në rajonin e Evropës Juglindore”. Punëtoria, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, realizohet në bashkëorganizim të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostollovski” dhe Akademisë bullgare të Shkencave, ndërsa do të mbahet më 7 prill. Pjesëmarrës janë mbi 45 përfaqësues prej sektorit të sigurisë nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. Në punëtori do të bisedohet për trendet globale lidhur…
Neglizhenca nga ana e shoferëve apo kriza ekonomike, ka ndikuar që një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion të shmangin regjistrimin e automjeteve të tyre, shkruan gazeta Koha. Anomali në komunikacion paraqitet edhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve që ndodhen pas timonit pa patentë shoferi. Sipas statistikave të policisë, trefishë është rritur numri i vozitësve pa leje dhe automjeteve të paregjistruara në rajonin e Pollogut. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, vënë në dukje që edhe përskaj kontrolleve të shpeshta policore dhe gjobave të larta, vozitësit e Pollogut vështirë ndërgjegjësohen. “Vitin e kaluar në Pollog…
Niveli i investimeve të jashtm të drejtpërdrejta në Maqedoni ka rënë. Në fillim të këtij viti këto investime arritën në 33.59 milionë euro, që është minusi më i madh në katër vitet e fundit. Nga cili vend dhe në cilën sferë ka minus investimesh do të dihet në muajin maj, kur Banka Popullore t’i publikojë raportet e çerekut të parë. Analistët ekonomik thonë se situata e tanishme politike kontribuon në uljen e investimeve, ose kompanitë e interesuar bëjnë analiza plotësuese për të qenë të kujdesshëm. Në lidhje me investimet e jashtme, rrjeti BIRN ka kryer një analizë të tyre, ku…
Ambasada e SHBA në Maqedoni, në bashkëpunim me EducationUSA Maqedoni, do të jetë nikoqir i turneut të EducationUSA na Evropën Juglindore. Ngjarja do të mbahet më 4 prill 2017, në shkollën ndërkombëtare NOVA në Shkup, prej orës 17:00 deri në 20:00. Dhjetë përfaqësues të universiteteve nga SHBA do të jenë në dispozicion për t’ju përgjigjur pyetjeve rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tyre. Kjo ngjarje është pa pagesë dhe e hapur për publikun, andaj ftojmë studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë. Këshilltarët e EducationUSA do të ofrojnë më tepër informacione rreth procesit…
Në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) përsëri ka rritje të frekuencës së personave, këtë herë lidhur me rastin “Titanik”, për të cilin prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencën për shtyp të 28 shkurtit, deklaroi se hetimi është zgjeruar për edhe 17 persona të dyshuar, njofton SDK. Ashtu siç tha Janeva, pesë persona prej tyre kanë vepruar si krijues të grupit, të cilët janë funksionarë të pushtetit, ndërkaq të tjerët janë anëtarë të grupit, të cilët janë të punësuar si persona zyrtar të cilët janë të punësuar në organe shtetërore. Për shkak të fshehjes së procedurës parahetimore, PSP nuk zbulon detaje se…
ot jemi në vitin 2017 dhe jo në 1903. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e përbërë prej kriminelëve të cilët shpëtim për vetveten. Kështu kanë thënë nga LSDM nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë shtuar se i ashtuquajturi “Manifesti i VMRO-DPMNE-së” nuk është asgjë tjetër përpos tentim i pasuksesshëm për kthim në jetën politike të Gruevskit, i cili më tani është defaktorizuar. “Kemi porositur qartë, nuk ka biseda për amnisti. Në Maqedoni do të ketë drejtësi. Të gjithë që kanë bërë krime dhe vepra të këqija mbi qytetarët do të përgjigjen”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA. Sipas…
21 vjeçarja studente nga Velesi, në dhjetor vitin e kaluar ndërroi jetë për shkak procedurave të gjata në sistemin shëndetësor, reagim jo në kohë nga mjekët dhe pritje të gjatë të rezultateve nga biopsija, akuzojnë familjarët e saj. Për Nova TV ata thonë se kanë humbur kohë të gjatë, në të cilën sëmundja ka përparuar. Gjithçka ka filluar me një rezultat të vogël në anën e pasme, ndërsa përfundoi me kancer që është përhapur në të gjitha organet në trup që çoi në pasoja fatale. Sipas familjarëve të studentes, rezultatet nga biopsija në vend që të merren për 10 ditë,…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojnë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Për pikën e parë për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar. Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi ndërsa nga Lëvizja BESA Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe…
VMRO-DPMNE pret që LSDM dhe të gjithë faktorët e tjerë politikë ta pranojnë “Manifestin” për, siç thonë ata, Republikë unitare të Maqedonisë si mundësi për ndërtim të një shteti të prosperuar dhe të fuqishëm. “Me pranimin e Manifestit, Republika e Maqedonisë do të tregojë se është vend i cili nuk përulet dhe është mbrojtës i të gjithë qytetarëve të vet. Vetëm të bashkuar do të kontribuojmë që Republika e Maqedonisë ta ndërtojë të ardhmen e vet për të mirën e të gjithë qytetarëve të vet”, porosisin nga VMRO-DPMEN në kumtesën për mediumet. Ata thonë se në një pjesë e parimeve…
Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të Librit i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit e që solemnisht do të hapet sonte. Panairi i Librit do të jetë i hapur për vizitorët deri më 10 prill nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë. Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm…

