Author: Rilinda

Maqedonia është në nivel më të ulët të demokracisë që nga vitit 2001 kur vendi u përball me konflikt të dhunshëm etnik. Kjo thuhet në raportin e ri të publikuar sot nga “Freedom House” të titulluar “vendet në tranzicion”. Në raport Maqedonia edhe më tej gjendet në grupin e vendeve me Qeveri tranzicionale ose me regjim hibrid. Në të njëjtin grup me Maqedoninë janë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Kosova si Ukraina dhe Romania, gjegjësisht, ka bërë përparim dhe nga vendi me regjim autoritar gjysmë të konsoliduar, hyri në kategorinë me regjim hibrid. E përbashkëta e të gjitha…

Lexo më Shumë

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” të Top Channel, ku ka deklaruar ndër të tjera se është shumë normale që partitë shqiptare të Maqedonisë, për çështje mbarëkombëtare, të konsultohen dhe komunikojnë me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare e për këtë aspak nuk duhet të kompleksohen, sipas tij mos vallë ata maqedonas që protestojnë e janë kundër kësaj, kanë pritur që dikush të shkojë në Beograd apo Sofje! https://www.youtube.com/watch?v=iFNrjSfe1cA Moderatori i njohru shqiptar, Adi Krasta i ka parashtruar një pyetje tepër direkte shkrimtarit Kim Mehmeti, lidhur me maqedonasit. “Ok, një pyetje direkte, mos duan dru?”,…

Lexo më Shumë

Muaji prill konsiderohet të jetë muaji kushtuar personave me autizëm. Që nga viti 1966 është zbuluar e ashtuquajtura terapia ABA (Applied Behavior Analysis) për zhvillim të aftësive të munguara në këto persona, por në Maqedoni nuk ka program dhe trajtim të veçantë për këtë kategori të fëmijëve edhe pse numri i tyre rritet. Më së shumti nga tërë ky mosinteresim institucional vuajnë fëmijët, pastaj prindërit dhe më pas personat të cilët pa mbështetje institucionale merren me trajtimin e tyre. Megjithatë, shpresëdhënëse në tërë këtë rreth jo-sensibilizues është dëshira për bashkëpunim dhe angazhim nga ana e prindërve. Profesori Bujar Hoxha, prindi…

Lexo më Shumë

Vazhdon debati në seancën konstituive të Kuvendit, por jo për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, por për qerim hesapesh mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov ka kujtuar kolegët se po krijojnë një praktikë të keqe parlamentare. “Po krijojmë praktikë për ta vrarë demokracinë. Askush nuk është kundër që të ketë debat. Megjithatë, është e papranueshme të lejoni replika dhe kundër replika të deputetëve nga e njëjta parti. Kudo në botë, pas zgjedhjeve pason krijimi i Kuvendi në mënyrë solemne. Krsto Mukoski, deputet i VMRO-DPMNE, në replikën e tij i tha Shilegovit se bëhet…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski ka pyetur deputetët e OBRM-PDUKM-së a janë duke kërkuar ende që qeveri të bëjnë fituesi me fituesin. ”A kërkoni ju ende që të bëni qeveri mes fituesit dhe fituesit. Por kjo do të thotë se shteti duhet të bëhet shtet binacional. Ashtu siç e keni kërkuar deri tani, është njejtë si në kohën e luftës, kur kërkonit ndarjen e Maqedonisë, prej Grupçini dhe deri në Grupçin.” tha Mançevski deri tani.

Lexo më Shumë

Një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar nga Kumanova është akuzuar për veprë penale “sulm gjinor ndaj një vajze që ka mbushur 14 vjet”, kumtoi sot MPB-ja. “I dyshuari i cili ka qenë në lidhje dashurie me vajzën dhe në dhjetor të vitit 2016 në vendin e quajtur “Spomen Kosturnica” ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën”, njoftojnë nga Ministria.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga vizita e sotme e kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk pret thënie precize për dalje nga kriza politike në të cilën ndodhet Maqedonia. “Besoj se kjo do të jetë në frymë dhe konotacion të njëjtë të asaj që e dëgjojmë nga e tërë bota demokratike tërë këtyre ditëve dhe muajve, e ajo është transferim i qetë dhe i shpejtë i pushtetit, dorëzim i pushtetit, respektim i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, respektim i shumicës së deklaruar dhe të formuar”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shtyrjes së procesit gjyqësor…

Lexo më Shumë

Ekipet e filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” në Kumanovë dhe ekipi nga Njësia territoriale e zjarrfikësve që nga mëngjesi në terren tentojnë për ta lokalizuar zjarrin në vendin midis fshatrave të Likovës, Hotël dhe Strimë. Drejtori i filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” në Kumanovë, Vait Saiti informon se ekipi i tyre prej 35 njerëzve në terren tenton ta lokalizojë zjarrin. Komandanti i NJTZ, Dejan Ilievski, megjithatë, informoi se në vendin e zjarrit kanë dërguar një automjet dhe ekip të tyre. “Me automjet do të shuajmë vende të caktuara, por megjithatë duhet të potencohet se bëhet fjalë për terren…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Euroactiv, ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, mes tjerash ka komentuar me gjatë për situatën e krijuar në Maqedoni, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare si dhe për proceset që pengojnë krijimin e Qeverisë së re në këtë vend. Ju sjellim të plotë pjesën e intervistës ku flitet për Maqedoninë. E ashtuquajtura Platforma e Tiranësë për Maqedoninë si duket paraqet problem të madh sespe shihet, së paku nga VMRO-DPMNE-ja si përzierje në punët e tyre të brendshme. Bushati: Shqipëria ishte vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë. Ne ishim ndër të…

Lexo më Shumë

Karburantet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin u bë zvogëlimi i çmimeve rafinerike dhe i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,25 gjegjësisht për 2,35 për qind. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 65, ndërsa i EUROSUPER BS – 98, 67 denarë për një litër. Çmimi i ri i EURODISEL (D-E V) do të jetë 50,5, ndërsa Vaji ekstra i lirë për amvisëritë do të shitet për 39 denarë për një litër. Me vendimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser. Në takim, siç citohet në njoftim, u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Thaçi shprehu shqetësim për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike. Ai gjithashtu konstatoi se…

Lexo më Shumë

Vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë mbeten në fuqi, thonë për Gazetën Lajm nga ambasada amerikane në Shkup, duke demantuar informacionin e paraqitur në mediumet elektronike sipas të cilit presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar vendim ekzekutiv me të cilin hiqen vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë. Ky lajm fillimisht është paraqitur në usa-televizion.com, ku thuhej se vizat hiqen për të gjithë shtetasit e Maqedonisë, me përjashtim të atyre që kanë shtetesi të dyfishtë të Maqedonisë dhe 6 vendeve afrikane dhe aziatike të njohura si cerdhe terroriste. Mirëpo gezimi nga ky informacion nuk zgjati shumë, sepse nga ambasada amerikane në…

Lexo më Shumë