Author: Rilinda

Sektori per Pune te Brendshme ne Kumanovës sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka ngritur padi penale kundër dy të rinjve nga Sllupçani i Kumanoves, të cilët të premten larguan flamurin maqedonas nga sheshi i Kumanovës dhe e vendosën flamurin shqiptar, shkruan Almakos. “Sektori i Puneve te Brendshme (SPB) Kumanovë, sot ka ngritur padi penale kundër L.K. (21) dhe një personi 17 vjeçar, të dy nga Sllupçani dhe ndaj dy personave të panjohur për vepër penale “nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës në sferën e sigurisë”. Ngjarja ka ndodhur me…

Lexo më Shumë

Lëvizja qytetare “Për Maqedoni përbashkët” sot në ora 17 do të vazhdoj protestat. Qytetarët do të ecin në rrugën e paracaktuar nga Qeveria deri në Parlament. Siç thonë organizatorët, njerëzit nuk do të lejojë një Maqedoni binacionale dhe dygjuhësore, por multietnike dhe të përbashkët. duke dërguar dhe mesazhe për Donald Tusk që është një nga njerëzit që vendosin të ardhmen e vendit, jo politikanët. Në takimin e sotëm do të përshëndet qëndrimin e përsëritur të presidentit Gjorgje Ivanov që mos të e ndryshoj qëndrimin e tij në lidhje me dhënien e mandatit për të formuar një qeveri dhe jo të…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e BE paralajmërojnë me të drejtë se hezitimi i presidentit Ivanov për të njohur zgjedhjet dhe shumicën parlamentare është lojë me zjarrin në Maqedoni. Këto ditë vendi i vogël ballkanik është kthyer përsëri në Fuçi Baruti të Ballkanit – kësaj here – jo si luftë tre frontale mes bullgarëve, serbëve dhe grekëve për ndarjen e territorit të maqedonasve. Krijimi i një republike të Maqedonisë mes federatës jugosllave ishte kthesë e procesit të vonuar të lindjes së kombit maqedonas. Prej shpërbërjes së Jugosllavisë dhe shpalljes së pavarësisë në 1991 shteti nuk ka akoma emër të vërtetë: në kuadër të presionit…

Lexo më Shumë

Me fshesa dhe pompa, punëtorët e ndërrmarjes “Pyjet e Maqedonisë” po tentojë ta shuajnë zjarrin në majën e zezë në Bellanoc, Strimë dhe Hotël. Kjo është dita e tretë që ka kapluar këto pyje dhe mbi 200 hektarë sipërfaqe janë duke u djegur. “Ekipi i TV 21 për momentin gjendet në majën e Zezë, në Bellanoc, ku zjarri i madh po vërshon këto pyje. Pikërisht këtu gjindet ekipi nga ndërrmarja Pyjet e Maqedonisë ku po tentojnë ta shuajnë zjarrin. Më shumë se 13 orë, pylltarët po përballen me flakët e zjarrit, por kanë vështirësi për shkak të erës së fortë.…

Lexo më Shumë

Pas akuzave të deputetit të LSDM-së se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka harxhuar 184 mijë denarë për roaming duke qëndruar në Maltë për takimin e partive Popullore Evropiane, ka reaguar partia e Gruevskit. Sipas VMR-DPMNE-së kryetari i tyre nuk ka telefon që paguhet nga shteti. ”Gruevski nuk ka telefon që i’a paguan shteti. As më pak ai nga Malta nuk ka pasur thirrje që bëjnë fatura të mëdha.” thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Nga gjithsej 17 banka komerciale që funksionojnë në Maqedoni, vetëm “Prokredit Bank” dhe “Halk Bank” në ueb faqen e tyre kanë informata edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa më madhe e bankave në Maqedoni diskriminojnë gjuhën shqipe dhe klientët shqiptarë, shkruan gazeta Koha. Përkundër faktit se tre bankat më të mëdha, si “Stopanska banka”, “Komercijalna banka”, “NLB banka”, edhe pse numër të konsiderueshëm të klientëve i kanë shqiptarët, në ueb faqet tyre nuk japin version të informatave edhe në gjuhën shqipe. Pothuajse të gjitha bankat në ueb faqet e tyre, informatat për shërbimet bankare i japin vetëm në maqedonisht.

Lexo më Shumë

Në organizim të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollovski” nga Shkupi dhe Akademisë Bullgare të Shkencave, nga dita e sotme në Ohër filloi punëtoria e shkollës së avancuar të NATO-s me temë “Lufta kundër aktiviteteve të ISIS-it për radikalizimin nëpërmjet kiber-hapësirës në rajonin e Evropës Juglindore”, ku do të marrin pjesë përfaqësues prej sektorit të sigurisë nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. Në këtë punëtori e cila do të zhvillohet gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të diskutohet mbi trendet globale lidhur me përdorimin e kiber-hapësirës dhe teknologjive nga ana e ISIS-it, si…

Lexo më Shumë

Internet portali i Brukselit “EU Observer”, sot doli me lajm të shkurtër për vizitën e djeshme të kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në Maqedoni dhe deklaratën e tij në lidhje me krizën politike. Në tekstin e titulluar “Apeli i Tuskit hasi në vesh të shurdhër në Maqedoni”, portali shkruan se presidenti Gjorge Ivnaov, i bllokon partitë shqiptare që t’i ngjiten Qeverisë koalciionuese. “Kryetar i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i tha presidentit Gjorge Ivanv në Shkup se procedurat e tij e mbajnë peng shtetin që të kthehen në rrugën euro-atlantike. Ai, gjithashtu kërkoi nga ai që të mos…

Lexo më Shumë

Komuna Qendër sot herët në mëngjes ka nisur me rrënimin e një objekti që siç thuhet është ndërtim ilegal në rrugën e “Plastikave” në Shkup. Sipas komunës Qendër, rrënimi i objektit ilegal midis rrugëve “Samoili” dhe “Nikola Karev” ka nisur në orën 3.30 me asistimin e policisë, përcjell INA. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes as sot nuk është paraqitur investitori i këtij objekti, që është i panjohur. Vendimi për rrënim ishte dhënë në fazën e parë, kur inspektorët e ndërtimit kishin konstatuar se bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm, por investitori kishte vazhduar ndërtimin. https://www.youtube.com/watch?v=81rwylYMbuU

Lexo më Shumë

Pas këmbënglujes së Kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos mandatoj Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të vendit, një nismë e quajtur ”Iniciativa Megafon” ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar dorëheqjen e Ivanovit, njofton Telegrafi. Peticioni është online dhe kërkon që kryetar Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit. Ata ia rikujtojnë Ivanovit rastin e SHBA-ve, ku Hillary Clinton fitoi 3 milionë vota më shumë se Donald Trump,…

Lexo më Shumë

Në emisionin Zig Zag në TV Art ishte i ftuar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili deklaroi se me fillimin e dialogut në Kuvend, edhe punët kanë filluar të ecin mbarë. “Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush bën Qeveri, kush e merr kryetarin e Kuvendit, etj. Praktikë në gjithë vendet evropiane është që kryetari i Kuvendit t’u takojë partisë që fiton zgjedhjet”, deklaroi Nikolla Popovski. Edhe në këtë debat, Poposki mbrojti qëndrimin se zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Sektori i punëve të brendshme në Shkup bën të ditur se në 13 aksidente të ndodhura dje në Shkup kanë vdekur dy persona, kurse janë lënduar shtatë persona. Për shkak të një numri të madh shkeljesh në komunikacion, 18 shoferë janë dënuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, një tjetër ka qenë i dehur, tre shoferë tjerë kanë kaluar në të kuqen, si edhe 16 të tjerë nuk kanë patur patent shoferi ose nuk e kanë patur automjetin e tyre të regjistruar.

Lexo më Shumë