Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, siç njofton Aktuale nga Ballkanweb, gjatë takimit të realizuar me përfaqësues në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, ka ripërsëritur qëndrimin se Deklarata e partive shqiptare ështëpërputhje me Marrëveshjen e Ohrit. Shqipëria sipas Rekës, as nuk ka ndërhyrë e as nuk do të ndërhyjë në punët e vendeve fqinj. ‘Shqipëria nuk vë në dyshim integritetin dhe identitetin e Maqedonisë’, është shprehur Reka.
Author: Rilinda
Bjeshkatarë të dervenit, entuziastë të Alpinizmit dhe dashamirë të sporteve malore kanë nisur iniciativën për themelimin e një shoqate malore e cila kryesisht do të ketë pikësynim promovimin e bukurive të natyrës së rrallë të Dervenit si dhe bjeshkatarinë, alpinizmin e çiklizmin malorë. Ideja për këtë iniciativë është e kahmotshme, megjithate tani po piqen kushtet për formalizim e saj dhe ngritjen profesionale me alpinist të sprovuar në majat më të larta të vendit dhe rajonit. “E kemi nisur këtë punë, sepse mendojmë se jemi vonuar. Saraji dhe Derveni në përgjithësi janë shtylla e turizmit të Shkupit, ndërsa deri me sot…
Kriza politike në Maqedoni mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e zgjedhjes së institucioneve të reja. Përveç bllokimit të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të Qeverisë së re, tani është bllokuar edhe pushteti lokal nga pamundësia e shpalljes së zgjedhjeve të parapara për në muajin maj, shkruan REL. Njohësit e çështjeve politike theksojnë nevojën e një presioni më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre, mund të ketë rol vendimtar në momentin nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Analisti Mitko Gaxhovski thotë se…
Lidhja Demokratike kumtoi se vlerëson se duhet që të funksionojë fronti popullor demokratik, i cili do të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe do të “përballet me të pasuruarit, narko-bosët dhe oligarkët, të cilët e kanë shembur shtetin dhe shpresën e gjeneratave të reja”. Nga partia e ish deputetit, Pavle Trajanov, thonë se niveli i lartë i krimit i ka djegur institucionet të cilët “u bënë të varura nga strukturat kriminele në kreun partiako-shtetëror’, për shkak të cilëve shteti edhe më tej thellon në krizë dhe pasiguri më të thellë. “Krimi u bë kategori vlerësuese, dhe jo e keqe…
Një i mitur mbrëmë është plaçkitur në qendër të Shkupit nga tre persona të cilët e kanë kërcënuar me thikë. Siç informon MPB në buletinin e sotëm, incidentin mbrëmë në orën 22:40 e ka paraqitur nëna e tij B.K. (47) nga Shkupi, ndërsa ka ndodhur rreth orës 21:30 në Shkup, në rr. “11 Tetori”. Tre personat e panjohur, duke u kërcënuar me thikë, kanë kryer vjedhje ndaj djalit të saj 17-vjeçar, me ç’rast i kanë marrë 900 denarë, informojnë nga MPB.
Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki fajin për krizën e rëndë në vend ia faturoi Brukselit. Poposki tha se nëse vendi do të kishte perspektivë të qartë evropiane atëherë situata politike nuk do të përkeqësohej. Ai madje tha se edhe kapërcimi i krizës politike varet nga BE-ja respektivisht fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane. “Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të kredibilitetit dhe fillimin e bisedimeve për…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se raporti i “Freedom House” për përparimin e demokracisë në botë gjatë vitit 2017, ku Maqedonia trajtohet si vend në zhvillim me një regjim hibrid, është objektiv. Sipas tyre, vlerësimi më i keq në raportin e “Freedom House” është pikërisht për pavarësinë e mediave dhe kjo Maqedoninë e rangon në grupin e regjimeve autoritare, ku shteti ka kontroll mbi pjesën më të madhe të mediave. “Freedom House” ka vërejtur se Maqedonia është vend ku gazetarët burgosen për shkak të teksteve që i kanë shkruar, siç është rasti me gazetarin Zoran Bozhinovski. “Freedom House” i…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 20-të ekonomik euroaziatik, që do të mbahet në Stamboll. Presidenti Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Samitit të 20-të ekonomik euroaziatik, që këtë vit mbahet me temën “Njerëzimi në udhëkryq”, ndërsa do mbajë fjalim edhe në sesion presidencial të samitit. Kjo është pjesëmarrja e shtatë e presidentit Ivanov në Forumin ekonomik euroaziatik, që nga vitit 1998 organizohet çdo vit. Këtë vit është paralajmëruar prezencë e…
https://www.youtube.com/watch?v=cMwBAyLZQRs
Rroga ose pensioni,për gati 78% të popullsisë, janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve, të afërmve ose ndihmës sociale. Të dhënave e Institutit “Finance Think” thonë se çdo i treti qytetar në Maqedoni ka një jetë të varfër. 42% e qytetarëve arrijnë që me rrogë mujore të mbulojnë nevojat për ushqim dhe pagesa, kurse 28.4%, nuk e arrijnë këtë, ndërkaq 20%, mundin të realizojnë gjithçka. Dëshpëruese janë të dhënat edhe në sferën e mundësisë për plotësimin e nevojave shoqërore apo sociale. Mbi 70% e popullsisë nuk ka para për të shkuar në restorant, të paktën…
“Në Maqedoni ka të regjistruar gjithësej 37 aeroplanë civil”, shkruan në regjistrin e aeroplanë të regjistruar të Agjencisë për Aviacion Civil, të cilët së fundmi janë evidentuar më 13 mars të këtij viti. Dje Prokuroria Speciale Publike (PSP) kumtoi se kontrollon pronësi të funksionarëve dhe ndërmarrjeve, pasi që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në “Facebook” publikoi dokument të PSP-së të cilën e ka dërguar deri te Agjencia për Aviacion Civil, me të cilën kërkonte informata të detajuara nëse Milloshoski posedon aeroplanë. Në regjistrin ku evidentohet aeroplanë , nuk është emri i Milloshoskit. Nga ajo që mund…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Strasburg do të marrë pjesë në takimin e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e përzier parlamentar Maqedonia – Bashkimi Evropian. Në takim, me të cilin do të kryesojë eurodeputeti slloven Aljoz Peterle, në prani të raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll dhe përfaqësuesin e Komisionit Evropian, pritet të këmbehen mendime për situatën politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për çështje aktuale lidhur me procesin integrues evropian. Është planifikuar Poposki të realizojë takime me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, si dhe me disa…

