Bjeshkatarë të dervenit, entuziastë të Alpinizmit dhe dashamirë të sporteve malore kanë nisur iniciativën për themelimin e një shoqate malore e cila kryesisht do të ketë pikësynim promovimin e bukurive të natyrës së rrallë të Dervenit si dhe bjeshkatarinë, alpinizmin e çiklizmin malorë.
Ideja për këtë iniciativë është e kahmotshme, megjithate tani po piqen kushtet për formalizim e saj dhe ngritjen profesionale me alpinist të sprovuar në majat më të larta të vendit dhe rajonit.
“E kemi nisur këtë punë, sepse mendojmë se jemi vonuar. Saraji dhe Derveni në përgjithësi janë shtylla e turizmit të Shkupit, ndërsa deri me sot promovimin e bukurive tona na e kanë bërë të tjerët. Do ia nisim prej fillimi, ngaqë e kemi amanet tu dalim zot maleve tona vet.” – tha Isamedin Saidi, ideatorë i kësaj nisme bashkë me veprimtarë të tjerë nga Derveni i Shkupit.
Shoqata Malore do të quhet “Gryka e Dervenit”, kjo sepse Derveni është reliev grykorë, e cila përbën edhe simbolikën e kësaj ane të Shkupit.
Nismëtarët theksuan se së shpejti do të bëjnë edhe promovimin e shoqatës me një ecje të lehtë relaksuese në njërën nga pikat turistike të Devenit, në të cilën do të ftojnë shumë mysafir nga Kosova, Shqipëria dhe vendi. Deri atëherë ngelemi në pritje të lajmeve të reja nga kjo nismë.
Data 25.06.2026
Aktuale
- Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit përfitojnë më shumë nga rishikimi i buxhetit, mbi 170 milionë euro shpenzime jashtë planifikimit
- Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- Mefail Ismaili: Pse Izeti, Bilalli dhe Adnani e lanë në baltë Daut Beqirin në 25 vjetorin e Betejës së Haraçinës?!
- QMK: Janë shuar shtatë zjarre, një është aktiv
- VIDEO/ “Ju erdhi fundi!”- Protesta për largimin e kryeministrit, qytetarët përfundojnë marshimin poshtë zyrës së Ramës: Jep dorëheqjen! F*ck you!
- Velkovski: Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të jenë dyfish më të larta se paga e kryeministrit
- Investigimi/ Hetimi për trafikun e drogës përfshin edhe tokat e resortit që shkaktoi “Revolucionin e Flamingove”!
- Sopranoja në protestë: Edi Rama kemi qenë bashkë në Akademi, ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

