Author: Rilinda

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në një kumtesë të dërguar sot thonë se është e patolerueshme që për platforma të naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevskit të bllokohet Kuvendi dhe formimi i Qeverisë si nga VMRO-DPMNE por edhe nga Gjorge Ivanov. “E patolerushme është që për platformat e naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gurveskit deri në moment të fundit deputetët e VMRO-DPMNE-së të bllokojnë Kuvendin, kurse Gjorge Ivanov të mos e jep mandatin vetëm që të mbrojë krimet në llogari të interesit shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM. Nga LSDM vlerësojnë se Gruevski…

Lexo më Shumë

Luan Kadriu, i akuzuar dhe i arrestuar në rastin e flamurit në Kumanovë, sot është liruar me kusht nga paraburgimi. Luani bashkë me 16 vjeçarin tjetër Llokman Sadikun nga Sllupçani me 31 mars të këtij viti, në sheshin e Kumanovës kanë hequr flamurin maqedonas dhe në vend të tij kanë vendosur flamurin shqiptar. Për këtë vepër të akuzuarit, sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë ndëshkimi në Gjykatën Penale kundër drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, transmeton RTVM2. PSP-ja kërkon ndëshkimin edhe të tre personave tjerë nga kjo Drejtori. Deri te ky hap i PSP-së ka ardhur pas kundërshtimit të këtyre personave që të bashkëpunojnë me PSP-në për hetimet që dalin nga afera e përgjimeve.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) fatkeqësisht nuk heq dorë ende nga politikat e minimizimt të mundësive për shkollim në gjuhën shqipe, shkruan gazeta Koha. Në vend që të rrisë ofertën për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme të kryeqytetit, me Konkursin përkatës MASH ka dhënë më pak paralele se sa janë kërkuar nga shkollat dhe komunat. Madje, numri i vendeve të lira dhe paraleleve për nxënësit shqiptarë të Shkupit në Konkursin për regjistrim në vitin 2017/2018, numri i paraleleve shqipe të lejuara nga MASH është më i vogël edhe se propozimi paraprak që ka bërë Qyteti i…

Lexo më Shumë

Bardhyl Dauti nga rradhët e PDSH-së, i ftuari i sontëm në Tv21 emisionin debativ #Click Plus thekson se nuk tolerohet premisa se ne jemi teknikisht në qeveri që të mos eskaloj situata, nuk mban kjo, kriza është poltike dhe mesazhi duhet të jetë politik dhe jo institucional edhe administrativ, përcjell Almakos. Mos te prodhojmë një Përzhino tre që do të jetë në funksion të LSDM-së. Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ne TV21 deklaroi se, deputetëve të partive shqiptare në pushtet duhet të largohen nga Paramenti i Maqedonisë dhe të bashkohen drejtë një marrëveshje të re politike, të quajtur Ohri2, e…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=UNIgIbdVcOo Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisonin Click Plus të tv21, BDI ka shqyrtuar mundësitë juridike për dalje nga qeveria teknike. “Nuk ka koalicionin BDI -VMRO, që nga 29 janari, BDI është në koalicion me LSDM dhe Aleancën për shqiptarët për krijimin e shumicës parlamantare”, theksoi Osmani. https://www.youtube.com/watch?v=vahI-M1Bci0

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin debativ ClickPlus në Tv21 debatojnë përfaqësues të partive politike shqiptare ku diskutojnë për mundësitë e debllokimit të Parlamentit. Bujar Osmani, BDI Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa Syrja Rashidi, LR PDSH Bardhyl Dauti, PDSH A dëshiron VMRO shtet të përbashkët? Bujar Osmani, thekson se VMRO ka për qëllim të vetëm të luaj lojën e sajë, panvarësisht se cilin narativ do ta bëj, nuk ka zgjidhje të njëaanshëme, cilado ofertë që ka qenë e tillë ska patur potencial për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni, përveç atyre marrëveshjeve konsenzuale siç është ajo e Pribes dhe MO-ja. “Pavarësisht se cilin narativ do…

Lexo më Shumë

Shqipëtaret e Shqipëris,që jetojn nën okupimin e IRJM-së,që nga pas Lufta e 2001-it,po bëhen 16 vite,ku për këto 14 vite,ka udhëhequr BDI-ja,në partneritet me Partit e Okupatorit. Pas të gjitha,atyre sakrificave,flijimeve si dhe një heroizmi,të pa shoq,të djemve dhe vashave,ma të mira të Kombit,me anë të Ndermjetsimit Ndërkombëtar,u arrit Marrveshja e Ohërit,e cila ndaloi Luftimet,krijoi Amnistin e Përgjithëshme,ofronte të drejtat e garantuara për shqipëtaret,e cila Marrveshje,duhej të Implementohej për tri vite,deri në vitin 2004,eventualisht 2005. Gjat zhvillimit të Luftimeve,komandanti i Përgjithshëm i UÇK-re,me një pjes të madhe të SHP të UÇK-re,qëndronin në qytetin e Prizerenit,saktësisht në një shtëpi në lagjen…

Lexo më Shumë

Petre Shilegov, nga radhët e LSDM-së, ka pasur një kërkesë drejtuar udhëheqësit të seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilën kërkesë Veljanovski edhe e ka pranuar… Sot në seancën konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë, ku debatohet rreth zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, deputeti nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov ka kërkuar nga udhëheqësi i mbledhjes Trajko Vejanovski që të mos lejojë debatë të panevojshme, debate që fillojnë me Lekën e Madh dhe mbarojnë me Nikolla Gruevskin. “Po ju lus të mos lejoni tema jashta rendit të ditës. Do të duhet të…

Lexo më Shumë

Klubi Diplomatik shpreh shqetësim për siç thonë ata përkeqësimin e pozitës ndërkombëtare të Maqedonisë me vazhdimin e krizës politike në vend dhe implikimet e partnerëve ndërkombëtarë të kontribuojnë për tejkalimin e saj të shpejtë. “Qartë shihet se përpjekjet e tyre për tejkalimin e krizës me procedura demokratike nuk pranohen nga strukturat më të larta shtetërore të Maqedonisë, me çka e rrezikon zhvillimin e marrëdhënieve me Maqedoninë dhe BE-në, të cilët janë të vendosura me Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim, statusin kandidat të Maqedonisë, liberalizimi i vizave, e deri në humbjen e rekomandimit për hyrje të Maqedonisë në BE”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi dhe Xhemali Çupi, kanë realizuar takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand, ku kanë biseduar për situatën aktuale politike të Maqedonisë, si dhe për gatishmërinë e tyre për kontribut për realizimin e reformave që burojnë nga Pribe. “Në këtë takim kryesisht është biseduar lidhur me krizën institucionale në të cilën aktualisht ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme që burojnë nga raporti i…

Lexo më Shumë

Është e qartë se në Republikën e Maqedonisë nuk funksionon asgjë tjetër përveç aparatit partiak të vendosur nga të dyshuarit në hetimet e PSP – Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij. Është e qartë se institucioni më i lartë në vend , Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është i paralizuar, thuhet në kumtesën e Qendrës për Liri, CIVIL. “Është e qartë se administrata nuk funksionon, përveçse si mish partiak për përhapje të urrejtjes dhe ndarjeve, histerisë nacionaliste dhe mbrojtjes së të dyshuarve për krime, korrupsion, dhunë dhe mashtrime zgjedhore. Ata udhëhiqen prej manipuluesve të tejdukshëm, të paguar mirë me paratë tona.…

Lexo më Shumë