Në rrugën Kërçovë-Ohër më saktë në pjesën Preskë – Vërbjan, sot prej orës 11 deri në orën 12 dhe prej orës 13 deri në orën 15 komunikacioni do të jetë në ndërprerje. Ndërprerja, siç kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë” është për shkak të kryerjes së aktiviteteve në rrugë. Në rrugët e tjera të vendit, komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Author: Rilinda
Fejzi HAJDARI Mos reagimi respektivisht mos renia e qytyetareve shqiptare dhe maqedonas në kurthin e pergatitur nga pushteti (VMRO-BDI), per realizimin eventual “LAGJJA E TRIMAVE nr.2”, ishte leksioni te cilin kumanovaret ia dhanë pushtetarëve. Të cilët të mësuar nga eksperienca e deritanishme e hidhur, saherë që kishin probleme të mëdha pothuajse të pazgjidhshme, për spostuar (defokusuar) vëmendjen e opinionit nga problemet reale, përpiqeshin të inskenonin raste të tipit LAGJJA E TRIMAVE (9-19 maj 2015) dhe tani se fundmi LAGJJA E TRIMAVRE nr.2. Shyqyr Zotit edhe në rastin e parë edhe në të dytin, qytetarët shqiptarë dhe maqedonas, dyshuan tek dora…
Mbi situatën e fundit gjeopolitike mbi Ballkanin ka shkruar edhe media e djathtë austriake Die Presse, duke theksuar se zbehtësinë e ndikimit të Brukselit në rajon mundohet të shfrytëzohet nga Ankaraja dhe Moska. “Udhëheqësit shtetërorë në Ballkan ndjekin modelin e presidentit Rexhep Taip Erdogan – udhëheqje autoritare, argumente nacionaliste dhe ekonomi neoliberale. Demokracia për ata është objektivi, jo qëllimi,” thekson eksperti i Europës juglindore Vedran Dzihic. Pafuqia e BE në Maqedoni vërehet te pamundësia për të bindur presidentin Gjorge Ivanov t’ia jap mandatin liderit opozitar Zoran Zaev, në Kosovë nuk mund të zhbllokojë për automjetet urën në qytetin e ndarë…
Ne Shengjin eshte organizuar nje forum ekonomik i prodhuesve te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Ne takim moren pjese edhe ministrat e ekonomise dhe tregtise se tre vendeve. Keta te fundit u premtuan prodhueseve se do t’u krijojne lehtesira dhe do te kene mbeshtetjen e tyre per te konkuruar ne tregun rajonal e global. Prodhuesit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia u mblodhen ne nje forum ekonomik te sipermarrjes shqiptare ne Shengjin. Te gjithe palet rane dakort me ministrat e fushes per bashkepunim 0 qe prodhuesit e tre vendeve te jene te mbrojtur dhe te mos hasin pengesa. Kryetari i Dhomes së…
Parku i rikonstruuar “i gruas”, njëri nga hapësirat e rralla për pushim dhe rekreacion në Tetovë, ka filluar që të s shkatërrohet, njofton TV Telma. Për vetëm disa javë nga rikonstruimi i tij, janë shkatërruar rekuizitat më sportive dhe për fëmijë, ndërkaq mbeturina ka gjithandej. Gjendje e njëjtë është edhe në vendet tjera për shëtitje dhe ushtrime. Qytetarët thonë se në qytet, nuk ekziston vetëdije për ruajtjen e hapësirave publike, për të cilat autoritetet dueht të kenë kujdes më të madh. Nga Instituti për Zhvillim të Komuniteteve, thonë se për t’u parandaluar kjo dukuri, është e nevojshme që të ketë…
Në një analizë për situatën në maqedoni, portal qeveritar rus Sputnik shkruan se “Shqiptarët ndodhen në zgrip të një revolte të re të armatosur”. Me një presion të qartë duke përdorur dezinformacionin apo siç quhet tashmë rëndom fake news, “Sputnik“ bën të ditur se “nëse nuk do të realizohet skenari i mandatimit të Zoran Zaevit si kryeministër, shqiptarët do të nisin revoltën”. Dhe për këtë i referohen “analistëve politikë” në Maqedoni, por që “rastësisht” janë të lineuar pro Nikolla Gruevskit. Ja ç’thotë Sputnik ndër të tjera: “Analistët në Shkup nuk e përjashtojnë mundësinë e përsëritjes së skenarit të Kumanovës nëse…
Zllate Mehmedovi, anëtarë i Komisionit për shëndetësi në radhët e LSDM-së, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se me rritjen e pagave kanë për qëllim të ndalojnë ikjen e mjekëve nga Maqedonia. Ai theksoi se me bllokimin e Kuvendit, OBRM-PDUKM-ja e rrënojnë shëndetin e pacientëve. “Me bblokimin e Kuvendit, deputetët e OBRM-PDUKM-së e rrënojnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për reforma urgjente dhe qeveri reformuese e cila do t’i shpërojë nga sistemi i dëmshëm shëndetësor dhe biznes interesat e vendosura nga Nikolla Todorov dhe Nikolla Gruevski”, deklaroi Mehmedoviq. Ai gjithashtu tha se nuk do të mbyllen departamente në…
“Shqiptarët e Maqedonisë na bëjnë krenarë për faktin se janë mbështetësit kryesorë të integrimit euroatlantik të Maqedonisë “ shprehet Nazif Cungu kryetar i Forcës së re Demokratike në Mal të Zi dhe kryetar i Uqinit, në një intervistë ekskluzive për portalin “TetovaSot”. Sipas tij sjellja e partive maqedonase ndaj shqiptarëve kujton retorikën shoviniste të viteve të errëta të shekullit të kaluar. Një qëndrim kaq flagrant e të egër anti shqiptar nuk e kanë as serbët e Malit të Zi. Si e komentoni “Deklaratën Shqiptare” të nënshkruar nga liderët shqiptarë , ku tani kemi një parti si VMRO e Gruevskit që…
Në Komunën e Gostivarit vijon projekti për gjelbërimin dhe mbjelljen e druve dekorativ në brendinë e qytetit. Aksioni i radhës, njofton Komuna e Gostivarit ka përfshirë sipërfaqen përgjatë rrugës “Sedek Kostovski”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha që ndër prioritetet e Komunës mbetet mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mbjellja e druve në mjediset publike. “Në të njëjtin vend para dy vite mbollëm dru dekorativ që i kishim donacion nga Shqipëria, por që për shkak të kushteve klimatike u thanë dhe nuk i rezistuan klimës që kemi në vendin tonë. Si komunë…
VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate thekson se luajtja dhe tregtia me interesat shtetërore ka ngritur apetitet e strukturave të ndryshme që nuk e duan të mirën e Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka vazhduar me poshtërimin e popullit maqedonas duke i quajtur sllavo-maqedonas dhe sipas tyre, në mënyrë indirekte ka porositru se nëse Maqedonia nuk e ndryshon emrin dhe nuk lufton për hyrje në BE, atëherë do to ngjallen idetë për ndryshimin e kufijve. “Opinioni ishte dëshmitarë se LSDM-ja është pajtuar për dygjuhësinë, ndryshimin e parave dhe uniformave. Opinioni e dëgjoi Zaevin si është i gatshëm…
Rreth 20 gjyqtarë kanë kundërshtuar risistemimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev, thonë pjesë e gjyqtarëve për televizionin Telma. Nga Gjykata Supreme thonë që kur të skadojë afati do të dalin me informacion zyrtarë se a është kundërshtuar ky vendim, sa e kanë kundërshtuar dhe kur do të shqyrtohen ankesat dhe kundërshtimet. Nëse vlerësohet sipas numrit të ndryshimeve por edhe atë të kundërshtimeve, ky risistemim ka shkaktuar më shumë reagime sesa ai për kryetaren Mihajlova. Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski thotë se kryetari i gjykatës nuk duhet që pa pajtimin e gjyqtarëve ti transferojë ata nga…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Muzliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill. Ai i tha agjencisë Beta se këtë thirrje e ka bërë për shkak se asnjëri prej kandidatëve presidencialë në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi. Zoti Musliu, që është edhe lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë “treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, që është edhe shkak i ftesës së tij, që votuesit shqiptarë të…

