Bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar”, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi, koalicioni ka siguruar dy mandate për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet në garë për fitimin e mandatit të tretë. Sipas të dhënave të publikuara nga Kamberi, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë gjithsej 27.230 vota. Pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind, që sipas tij lidhet me lehtësitë zgjedhore për pakicat kombëtare, kjo shifër arrin në 36.761 vota të llogaritura. Kamberi e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të bashkimit politik dhe të besimit të qytetarëve shqiptarë, duke…
Author: Mumin almakos
Karateistja e klubit “Shogun”, Kenza Fetai, ka përmbyllur me sukses paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të karatesë, të zhvilluar në Poloni, duke regjistruar dy fitore dhe duke dëshmuar potencialin e saj në arenën ndërkombëtare. Fetai që ishte pjesë e përfaqësues U21 të Maqedonisë së Veriut tregoi formë të shkëlqyer dhe karakter të fortë, duke arritur dy fitore të rëndësishme me pikë të mira në një prej skenave më të mëdha të karatesë botërore në kategorinë deri në 61kg. Përtej rezultateve, kjo pjesëmarrje përbën një përvojë të vlefshme dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së…
Aco Velkovski, koordinator i LSDM-së në Njësinë e Tretë Zgjedhore, ka publikuar një mesazh të hapur drejtuar kryetarit të partisë, Venko Filipçe, anëtarëve dhe simpatizantëve, duke kërkuar përgjegjësi, bashkim dhe konsolidim të partisë pas zhgënjimeve dhe humbjeve të njëpasnjëshme. Velkovski vlerëson se LSDM-ja duhet të përballet hapur me problemet e brendshme, të rikthejë besimin e anëtarësisë dhe të ofrojë një vizion të qartë për qytetarët. “LSDM-ja nuk është pronë private e askujt. Ajo është ide, histori, vlera dhe shtëpi e mijëra njerëzve që kanë besuar se kjo parti mund të sjellë një të ardhme më të mirë për Maqedoninë”, shkruan…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke i bërë thirrje klasës politike të tejkalojë interesat partiake dhe të tregojë maturi e përgjegjësi. Ahmeti theksoi se vendi ka nevojë për dialog dhe zgjidhje që i shërbejnë interesit të përbashkët, ndërsa u kërkoi protestuesve të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë dinjitoze dhe institucioneve të veprojnë me përgjegjësi, në respekt të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. “Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër…
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata, personi M.I ka bërë denoncimin se një person përderisa ka qenë një makinën e tij, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. “Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në një makinë të tipit “Touran”, një person kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë nga SPB Shkup, të cilët…
Profesori universitar Artion Rama ka vlerësuar pozitivisht frymën dhe pjesëmarrjen qytetare në protestat e mbajtura në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si një reagim të munguar e të sinqertë kombëtar. Profesori universitar Artion Rama ka vlerësuar pozitivisht frymën dhe pjesëmarrjen qytetare në protestat e mbajtura në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si një reagim të munguar e të sinqertë kombëtar. Duke folur në emisionin “Zoom”, prof. Rama tregoi për përvojën e tij si pjesëmarrës në protestë, duke nëvizuar se aty u bënë bashkë të gjitha moshat dhe sferat intelektuale e shoqërore…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka takuar Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë, me të cilin ka diskutuar për rolin e grave në jetën publike dhe kontributin e tyre në zhvillimin e komunës. Në takim ishin të pranishme edhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, deputetet Merita Koxhaxhiku, Imerlije Saliu dhe Saranda Imeri Stafai, si dhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi. “Gratë janë forcë, zë dhe kontribut i pazëvendësueshëm në zhvillimin e Bërvenicës. Angazhimi i tyre në jetën publike dhe në vendimmarrje është i rëndësishëm për të ndërtuar një komunë…
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që shënon një hap të ri në realizimin e Korridorit 8. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e lidhjeve rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. “Ky segment pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe investimet e reja”, ka thënë Mexhiti. Sipas tij, Korridori 8 përbën një arterie strategjike për Maqedoninë e Veriut,…
Konsensusi i arritur midis Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE) mbi tregtinë e automjeteve hibride dhe elektrike, ka ndihmuar në parandalimin e një përshkallëzimi të fërkimeve tregtare, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës. Zëdhënësi i bëri komentet në përgjigje të spekulimeve nga disa media të huaja mbi detajet e marrëveshjeve tregtare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me automjetet hibride, pas takimit të fundit të mekanizmit të konsultimit për tregtinë dhe investimet Kinë-BE në Pekin. Sipas zëdhënësit, Kina dhe BE ishin angazhuar në dialog të vazhdueshëm sipas mekanizmit dhe kishin arritur konsensus mbi një numër rezultatesh,…
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit. Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë. “Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Në Lindjen e Mesme, rreziku më i madh nuk është vetëm shpërthimi i një lufte të re, por mundësia që konfliktet ekzistuese të bashkohen në një përballje të pakontrollueshme. Sulmi i raportuar më 10 tetor ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, me 12 viktima dhe 309 të plagosur sipas autoriteteve saudite, e rikthen këtë rrezik në qendër të vëmendjes. Për Arabinë Saudite, kujdestare e Mekës dhe Medinës, sfida është mbrojtja e sovranitetit dhe qytetarëve të saj, pa lejuar që përshkallëzimi ushtarak të përcaktojë të ardhmen e rajonit. Përmasat e kësaj sfide bëhen më të qarta në kontekstin e tronditjeve…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në 48,499 denarë, me një rritje nominale vjetore prej 7.1 përqind.

